E enjte, 25.04.2024, 11:28 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Flet instrumentisti Besnik Caushi

E diele, 28.07.2019, 11:01 AM


Flet instrumentisti Besnik Caushi; Panairi “Dasma shkodrane” një aktivitet i rrallë, i pari në llojin e vet

Ju tregoj sekretet e Bujar Qamili, Shkëlzen Jetishi, Altin Shira, Shkurte Fejza, Valbona Mema, Shkëlzen Jetishi, Enkelejda Alushi, Alushi, Hysni Alushi, etj.

Nga Albert Z. ZHOLI

Ai njihet kudo në Shkodër, në Shqipëri por edhe tek shumë shoqata emigrantësh me emrin artistik “DJ Besi”. Ky emër ka ardhur ose i është vendosur nga vetë këngëtarët, instrumentistët, kritikët e artit për vetë performancën e shkëlqyer që ka përcjellë në muzikë për afërsisht 15 vjet. Jo vetëm në Shkodër, apo rrethinat e saj por edhe në gjithë vendin, Greqi, Mali Zi, Itali, Gjermani fama e tij është e madhe falë profesionalizmit dhe bashkëpunimit me këngëtarët më të mirë të vendit. Arti i tij virtuoz ka bërë që të jetë i pëlqyer dhe shumë i dashur.

-           Kur e keni filluar profesionin e DJ dhe kush ishte shtysa për këtë profesion kaq të lakmuar sot?

-Profesionin si Deejay (DJ) e kam filluar ne vitin 2004 kur isha fare i ri ndoshta akoma pa i bërë 16 vjeç, ishte një pasion për muzikën që më dha shtysë të filloj këtë zanat që akoma sot të them me sinqeritet e bëj si ditën e parë që kam filluar edhe çdo ditë e më tepër më shtohet pasioni....

-Kush është aktiviteti I parë, mbrëmja, apo koncerti që është realizuar nën drejtimin tuaj?

-Të them të drejtën e kujtoj si sot me nostalgji ka qenë mbrëmje me klasën time kur isha në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe mund të them që ka qen dita më e bukur e jetës time sepse arrita të finalizoj një ëndërr timen dhe asnjëherë nuk do ta harroj, pasi ishin emocione të papërshkrueshme...

-Cilët janë këngëtarët që keni bashkëpunuar më shumë?

-Në fakt këngëtarët që kam bashkëpunuar janë të shumtë tash 15 vite karrierë nga e gjithë Shqipëria pothuajse nga të gjitha trevat shqipfolëse por më tepër bashkëpunimet janë me këngëtarët shkodrane duke pasur parasysh që unë 99% të eventeve e dasmave i bëj në Shkodër, këtu dua të përmend disa kolosë që kam pas nderin të bashkëpunoj me ta siç janë Bujar Qamili, Shkëlzen Jetishi, Indrit Mlika, Altin Shira, Shkurte Fejza, Valbona Mema, Eli Malaj, Soni Malaj, Nimet Salabegu, Shkëlzen Jetishi, Hajredin Gjeta, Vjollca Luka, Nimet Leka, Enkelejda Alushi, Alushi, Hysni Alushi,  etj. Po ashtu kam pas bashkëpunime të tjera siç janë vjolinistët e Top Channel Albana dhe Ines, me violonçelistin e talentuar Iljard Shaba me violinistin e talentuar Ervin Gonxhi me klarinetistët  Vis Shkodranin dhe Hil Dajani dhe Gëzim Kadria e plot e plot të tjerë.

- Ku jeni më i kërkuar brenda apo jashtë Shqipërisë?

-Të them të drejtën kërkesat janë të shumta si në Shkodër jashtë Shkodrës por edhe jashtë Shqipërisë kudo ku ka shkodran e shqiptar kam qenë në dasma ku dua të përmend një dasmë në Monferrato në Itali dhe një dasmë në Santorini në Greqi. Ndihem sinqerisht i lumtur që njerëzit kudo vlerësojnë punën time me plot pasion.

- Cilat janë këngët më të preferuara që pëlqejnë në dasma apo në koncerte, këngët popullore apo të muzikës së lehtë?

-Unë në fakt mundohem që të ruaj tradicionalitetin e dasmës duke përdor këngën tradicionale që përshtatet me atë ambient ku unë shkoj por them këtë tjetrën që unë mundohem që në dasmë të krijoj larmi duke përdor edhe hitet e reja që sot pëlqehen shumë dhe në dasmë krijojnë një atmosferë shumë të veçantë.

-Një nga aktivitete më të rëndësishme  ka qenë dasma Shkodrane. Kush e organizoi dhe kush mori pjesë dhe çfarë të veçantash kishte ky aktivitet?

-Panairi “Dasma shkodrane” është organizuar në dt. 22 dhe 23 dhjetor 2018 në hollin e bashkisë Shkodër ka qenë një eveniment shumë i rrallë për Shkodrën që besoj i ka dhënë vlerë dhe ka qenë risi duke pas parasysh suksesin ku kanë marrë pjesë 22 biznese të fushës së dasmës në Shkodër dhe ka pas një numër shumë të madh vizitorësh. Ka qenë komplet ide dhe organizim i imi dhe me mbështetjen e bashkisë Shkodër dhe në veçanti të kryetares së bashkisë znj.Voltana Ademi që më ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme, gjithashtu ka qenë dhe ndihmesa e sponsorëve që i falënderoj pa masë. Besoj kam organizuar diçka që ka me mbetur për Shkodrën si një vlerë e shtuar.

-Po me shqiptarët këngëtarë të Malit të Zi a bashkëpunon dhe cili është mendimi për ta?

-Kam një respekt maksimal për ta me ka qëlluar të bashkëpunoj në Sofra shkodrane 2011 me këngëtaren Gjyste Vulaj dhe ruaj respekt të jashtëzakonshëm për ta.

-DJ cilin instrument ka për bazë?

-Të them të drejtën gjëja kryesore për një DJështë të përpunoj në harmoni me ambientin muzikën dhe ritmi që ritmi të rritet gradualisht dhe te dasmoret të krijosh atmosferë dhe muzika të jetë e zgjedhur.

-Jeni bërë me emër cila ka qenë arsyeja dhe çelësi suksesit?

-Besoj janë disa që unë kam arritur këtu ku jam sot në radhë të parë është vullneti dhe pasioni që me karakterizon gjatë gjithë kohës duke e harmonizuar me korrektesën në punë dhe një falënderim është për familjen time që më ka ndihmuar në çdo moment, gjithashtu në fund jo për nga rëndësia falënderoj gjithë ato çifte që gjatë 15 viteve më kanë besuar dasmat dhe eventet e tyre.

-Këngëtarët që bashkëpunon a janë me huqe dhe si i ishmangesh debateve?

-Unë kam kënaqësi kur bashkëpunoj me cilin do këngëtarë  dhe mund të them që asnjëherë nuk krijojmë debate përkundrazi puna shkon shumë mirë dhe plot harmoni sepse jemi për të njëjtin qëllim që eventi që ne marrim pjesë të dalë perfekt.

-Po në aktivitete misesh apo modelesh a ke marrë pjesë  dhe si je ndjerë?

-Kam marr pjesë vetëm një herë ka qenë viti 2005 tek “Miss Shkodra 2005”, jam ndjerë shumë mirë dhe i vlerësuar sepse ishte eveniment shumë i rëndësishëm dhe ishte vlerë për mua të isha i ftuar si Deejay.

-Cilat janë synimet në të ardhmen, bashkëpunimi dhe aktivitete e mëdha?

-Për momentin jam i fokusuar tek sezoni i dasmave ku falë zotit janë të shumta pastaj shohim çfarë do na sjellë vjeshta. Më mirë surprizë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora