E enjte, 21.11.2019, 06:36 AM (GMT)

Komente

Astrit Lulushi: Heronj e mite

E diele, 28.07.2019, 04:57 PM


Heronj e mite

Nga Astrit Lulushi

Duke lexuar mitologjinë, atë klasike, njeriu njihet me karaktere a tipa të çuditshëm, si dhe me atë që në shikim të parë mund të duket konceptim i papërgjegjshëm, i gabuar i njeriut dhe fenomeneve.

Mite janë krijuar me “gjigantë” të tmerrshëm që hedhin gurë, përçmojnë e shembin male dhe shkaktojnë dallgë e tërmete që gllabërojnë anije e ushtri të tëra; që megjithatë, mund të llogariten si dridhje të tmerrshme të natyrës që ishin në veprim, si sot, edhe atëhere, në ato kohë të lashta historike.

Përsëri, fenomenet e përhershme të përditshme, rezultate të disa ligjeve të natyrës, janë aq të njohura sa nxisin vërejtje; por atëhere ishin çështje spekulimesh të shkaktuara nga frika dhe alarmimi.

Për shembull, kur dëgjonin zhurmën e tmerrshme të bubullimës dhe shihnin rrufe të ndezura, të shoqëruara me re të zeza dhe rrëke shiu, njerëzit besonin se Perëndia ishte zemëruar dhe ata terrorizoheshin nga zemërimi i tij. Nëse deti i qetë bëhej befas me dallgë të larta që përplaseshin fuqishëm ndaj shkëmbinjve, ata drejtonin fytyrat drejt qiellit të nxirë nga retë e shiu dhe pranonin çdo gabim që u shkonte në mendje se mund të kishin bërë. Kur herët shihnin qiellin me ngjyra të ndezura të ditës, mendonin se Perëndia e agimit, me gishtat e kuq, po tërhiqte velin e errët të natës, për të lejuar vëllanë, Perëndinë e diellit, të fillonte karierën e tij të shkëlqyer...

Kështu duke personifikiar të gjitha fuqitë e natyrës, njerëzit me shumë imagjinatë dhe shumë dell poetik, shihnin një Hyjni në çdo pemë që rritej, në çdo rrymë që derdhej, apo në rrezet si trarë të ndritshëm të diellit dhe në rrezet e bardha të ftohta të hënës së argjendtë; për ‘ta i gjithë universi jetonte dhe zgjerohej, populluar nga mijëra forma hiri dhe bukurie.

Më e rëndësishmja mund të ketë qenë se këto Hyjni ndoshta ishin më shumë sesa krijime të thjeshta të një imagjinate aktive; mund të kenë qenë qenie njerëzore që u dalluan në jetën e tyre me përparësinë e tyre mbi të afërmit e tyre; kur vdiqën ata u ndanë nga njerëzit në mesin e të cilëve kishin jetuar dhe poetët prekën si me shkop magjik detajet e jetës, të cilat, herë prozaike, u regjistruan thjesht si bëma të shquara.

Është shumë e mundshme që punët dhe emri i mirë i tyre u përkujtuan nga rapsodë, të cilët, duke udhëtuar nga një vend në tjetrin, me këngë e tregime, përhapën lavdinë e tyre; prandaj është jashtëzakonisht e vështirë, madje pothuajse e pamundur, të ndash faktet nga ekzagjerimet që kurrë nuk dështojnë të shoqërojnë traditat gojore rreth tyre.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT