E premte, 29.03.2024, 01:39 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Kosovës i mungon formësimi dhe unifikimi të lirohet nga dyshimet dhe paragjykimet!

E diele, 28.07.2019, 04:55 PM


Kosovës i mungon formësimi dhe unifikimi të lirohet nga dyshimet dhe paragjykimet!

Nga Dedë Preqi

Politika e cila servohet në Kosovë dhe ndaj Kosovës, është treguar tërësisht e gabuar dhe jo efektive, ajo dështoi në tërësinë e vet dhe asgjë nuk mund të pritej nga ajo garniture politike, meqë është mbrapsht e definuar, pa analiza të shkaqeve dhe pasojave, përveq kësaj po I shtohet edhe një qasje anti Luftës çlirimtare të Kosovës, e dorëzuar para shantazheve e presioneve të Serbisë dhe e destinuar të shkelë plotësisht mbi sovranitetin e popullatës shqiptare të Kosovës.

Ekziston një pikpamje shumë e mjegulluar dhe e përhapur në Kosovë, se këtë vend e çliruan të tjerët, por jo edhe vet, mirëpo kyçja masive e djemve dhe e vashave tona në formacionin e UçK-së, tregon vetë fakti se pa angazhimin e tyre, nuk do të ishin ardhë në ndihmë as forcat e NATO-s, për ta dëbuar ushtrinë fashiste të Serbisë nga Kosova.

Dhe kjo nuk është e tëra, përmbajtja e prekshme e jetës qytetare dhe shtetit të Kosovës, po thëllohet gjithnjë e më shumë në kahe të krizës, më këtë duam të thëmi se, besimi në organet e pushtetit po e humbin ndikimin e vet në gjendjen e përgjithshme, dhe ajo që është më elementare , po humbet vlera e ekzistencës njerëzore, nëse në një vend të lirë dhe sovran proceset që mund të kapen dhe që janë më të nevojshme e racionale i mungojnë qytetarit të vendit.

Kush është fajtori kryesor i kësaj krize dhe a shihet në sipërfaqe, apo nën ombrellën e saj, ky lloj mostrumi që po e pengon të ardhmën e Kosovës dhe populates së këtij vendi?

Përgjigja e zakonshme do të ishte kur njeriu ka mundësi të reja të fillimit dhe organizimit të vet dhe për të shpalosur punën e duarve të veta dhe mendjes së vet njerëzore, duke iu kushtuar gjërave më madhore, sikur që është organizimi dhe strukturimi i pushtetit dhe vetë shtetit, që padyshim do të ishte edhe një fitore e madhe për këtë vend, si edhe tensionet shoqërore çfarëdo qofshin mund të nxirren në pah dhe të shmangen më lehtësisht…

Gabimin më të madh Kosova e ka bërë atëherë kur me formimin e qeverisë së vendit të vet, në rend të pare i ka instaluar njerëzit e luftës, apo komandantët e UçK-së, në vendet udhëheqëse të shtetit të Kosovës, pa marrë parasysh përvojat e tyre dhe njohurinë në bazë të përgaditjeve shkollore, dhe ajo që ishte më kryesore, se ata ishin njerëz me duar të pastra dhe në të kundërtën e saj që do të kishin edhe doza të krimit, mbase i gjithë ky proces rrezulltoi të jetë me pasoja, të cilat i bartë më vete kjo shoqëri e jona edhe në ditët e sotme.

Edhe kjo liri që e ka sot Kosova, përcaktohet nga mundësia dhe përspektiva që i afrohet qytetarit të vendit, që varet nga mendësia e njeriut në udhëheqjen e pushtetit, i cili në ç’mënyrë e përjeton ai përgjegjësinë e vet ndaj popullit dhe shtetit. Kjo përgjegjësi dhe ky përkushtim mungon në ekzekutivin dhe organet udhëheqësi të shtetit të Kosovës, pothuaj në mënyrë absolute.

Organet që e udhëheqin jetën publike dhe politike që prej pasluftës e këtej nuk lënë përshtypjen se për çfarë bëhët fjalë dhe si duhet rregulluar veprimtarinë e tyre në udhëheqjen e pushtetit dhe shtetit.

Kosova dhe populli i  saj që pas luftës, të cilën e ka pasë barrë të rëndë, ka mundur të ishte më i avansuar dhe më i ngritur në çdo aspekt, por jo edhe të ballafaqohet me të ndryshmet e jetës dhe mirëqenjen e vet, ku përveq tjerash, do të ishte shqetësuese kur njerëzit e këtij vendi u bënë kurban për lirinë e popullit të vet dhe çlirimin e këtij vendi, ata sot ballafaqohen me akuza dhe paragjykime të lloj-llojshme kriminale, që ndër pohimet e tilla, okupatore e Serbisë do të kishte qenë Kosova, dhe jo anasjelltas.

Pse Kosovës po i vjen kjo rrethanë e pa kuptimtë në kohën e vet të paqës, ku shkatërrimet e saj të jetëve njerëzore dhe të mirave materiale si dhe të trashëgimisë kulturore iu shkatërruan deri në masë nga fashizmi serbo-sllav, duket se e tejkalojnë çdo vlerë njerëzore, dhe nga kjo tragjedi rrënohet shumëçka që ka të bëjë me pasojat e rendit shpirtëror dhe moral të këtij populli, dhe në fund të fundit e gjithë kjo padrejtësi, shumë pak do mirret parasysh nga shoqëria bashkëkohore dhe BE-ja, jo që Kosova kërkon mëshirë dhe respekt për njeriun e saj, por pse po ngatërrohen kriteret e së mirës dhe të keqes, kur ajo që është e shenjtë nuk përceptohet dhe nuk ndihet nevoja e saj, por duke vazhduar në të kundërtën, e cila po i kushton shumë këtij populli dhe vendi.

Në sëcilën piknisje Kosova mbas luftës e ka pasë shumë vështirë të reflektojë me fuqinë e saj dhe kaçikun e vet, por edhe atë që ka pasë në dispozicion dhe në asistencën e vet për të udhëhequr vetëvetën, shumë pak e lë përshtypjen e përmbushjeve të detyrave të veta qeveritare dhe shtetërore, përballë domëthënjës vetëqeverisje, këtë na thojnë edhe ndërkombëtarët.

Nuk është e tepërt të flasim vetëm për postet e larta në krye të shtetit, poashtu edhe të tjerët dhe ata që kanë zënë poste kyqe në qeverisjen e Kosovës, në politikën e brendshme dhe të jashtme të saj, duke vequar edhe drejtimin ekonomik të vendit, të cilin e kanë sakatuar me format dhe konceptet e një politike jo të shëndoshë dhe jo efektive, dhe si shkakëtare e gjithë kësaj papërgjegjësie, shumica e të rinjëve nga mungesa e punës dhe përspektivës, detyrohen të marrin rrugët e ndryshme, qoftë të perëndimit, apo edhe të lindjes.

Kosova kohën e fundit po përballet me vetëvetën dhe format e një aktiviteti të vetëdijshëm, apo të pa vetëdijshëm të UçK-së,  të cilat ndoshta flasin për një qëllim të caktuar dhe mbështetën në fakte të rreme dhe në forma propagande, ku përvijimi i historisë shqiptare dhe njerëzve të saj më eminent që e shënojnë këtë histori, do të shikohen nga këndvështrimet dhe përshtypjet e pa vlera, duke mos respektuar të vërtetën e tyre, apo që kanë synime të tjera, për t’ua humbur gjurmët dhe ekzistencën si qenje njerëzore.

Dhe Kosova e ka shumë vështirë të del nga kjo kurthë e përgaditur nga Serbia, por edhe përkrahësit e saj, që nuk janë të paktë në krye me Rusinë, për ta penguar këtë vend të zhvillohet dhe të stabilizohet një ditë. Madje nga një këndvështrim tjetër, për të gjitha dobësitë dhe cilësitë politike, për të gjitha dështimet dhe zhvillimet ekonomike, si edhe mungesa e një uniteti organizativ e shoqëror, qeverinë e Kosovës dhe udhëheqjen e saj e bëjnë vetë përgjegjëse, duke e vënë në dyshim edhe burimin intelektual e njerëzor të gjithë kësaj shoqërie, e cila do të tregohet e pa aftë të qeverisë me vetëvetën, apo shtetin e vet.

Ndërsa, situata e fundit, që do ta lironte UçK, nga dyshimi dhe përgjegjësia morale e saj në kohën e  luftës dhe mbas luftës, kinse do të kontrollohet dhe gjykohet nga një Gjykatë Speciale në Hagë, ky lloj i trajtimit nga Bashkësia Ndërkombëtare, sikur anon në anën e keqbërësit dhe jo në anën e viktimës, për faktin se asnjë ushtar i UçK-së,  nuk mbeti pa u akuzuar dhe dënuar deri më sot, ndërsa shteti i krimit Serbia, kriminelat e vet që shkakëtuan edhe gjenocid ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, përveq se janë të lirë, ata i ka shpallur heronjë të gjallë dhe Serbia i ka angazhuar edhe në vende udhëheqëse të shtetit të vet.

Dhe sa i përketë akuzave dhe paragjykimeve të disa njerëzve të UçK-së, asgjë nuk e bënë ma problematike çështjen se veprimet e atyre, të cilët janë të ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe paraqitën si krenar dhe me mburrje, apo edhe si “heronj “, duke ditur se, të gjithë ata që i drejtohen kësaj gjykate nuk llogariten edhe pa mëkate dhe nuk i dihet a do kthehen me faqe të bardhë, apo diçka tjetër, dhe çdo çmim të këtij procesi të montuar, apo të çmontuar, përveq atyre  po e paguan shumë shtrenjtë edhe popullata e këtij vendi.

Prandaj, Kosovës i mungon formësimi i shtetit ligjor dhe unifikimi i krijimit të një shoqërie respektive dhe të një politike refleksive, e cila kishte me ndërmarrë vendime serioze në ndërtimin e shtetit produktiv dhe të dobisë së përgjithshme dhe mbi bazën e ruajtjes të stabilitetit të këtij vendi, duke u liruar nga dyshimet dhe paragjykimet e mundshme ndaj këtij vendi, i cili ishte viktimë e kriminalitetit dhe gjenocidit serb.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora