Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sabina Darova: Haiku dhe delja kureshtare

| E shtune, 27.07.2019, 09:39 AM |


Sabina DAROVA

Haiku dhe delja kureshtare

Qershia e zgjedhur

mbi tortë

fsheh një krimb...

Aroma e blirit

m'a shëroi gripin

e dimrit që do të vijë.

Palosje radhë  karrigesh

lakime brinjësh

për mendimet.

Rrezja vizaton krahë

larvave në agim.

Retë mbajnë peng qiellin.

Delja kureshtare

e la tufën.

Se hëngri ujku.

- Kam ndërruar lëkurë,

besomë!

Perpiqej t’a bindte

I varur në tel për t'u tharë

Një ujk

Lëkurën e dhelprës

për krah...

Por,  a i besonin fjalët

bishtat që tundeshin në erë ?!