E enjte, 25.04.2024, 04:29 PM (GMT+1)

Editorial

Amir Imeri: Fitorja e Gruevskit, si e Pirros

E enjte, 02.10.2008, 08:10 PM


Amir Imeri
Fitorja e Gruevskit, si e Pirros

 

Nga Amir Imeri

amir.imeri@hotmail.com

 

Nuk është ndonjë risi që Maqedonia sot po udhëhiqet nga një politikë nacionaliste.

Jemi më se të vetëdijshëm se, Maqedonia po ballafaqohet me probleme serioze në lidhje me trajtimin e shqiptarëve në aspektin juridik, por edhe atë politik. Mirëpo, Maqedonia, probleme të kësaj natyre ka pasur edhe më herët, ndersa si rezultat i këtyre padrejtësive dhe diskriminimeve ndaj popullatës shqiptare që jeton në Maqedoni, pasoi kryengritja e shqiptarëve në v.2001.

Tani të gjithë po e dijmë se, fitorja e Gruevskit po i sjell humbje të mëdha politikës shqiptare në Maqedoni. Si duket, që nga fillimi u kuptua se ky ishte qëllimi kryesor i tij. Kjo fitore e Gruevskit, erdhi si rezultat i nacionalizmit të hapur dhe publik, që ai e shprehte në intervistat dhe mitingjet partiake. Udhëheqja e një politike nacionaliste në Maqedoni, ska ndryshe se si të kuptohet përpos si fitore ndaj   shqiptarëve, sepse shqiptarët ende nga maqedonasit perceptohen si armiq kryesorë të këtij shteti. Kjo politikë e udhëhequr nga Gruevski, partitë politike shqiptare i gjeti të papërgaditura dhe thellësisht të përcara. Suksesi i  kryeministrit, arriti ta dobëson forcën politike shqiptare dhe të tallet me gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Ky sukses, u arrit edhe si rezultat i pasivitetit tone: politik, intelektual dhe mbarë shoqëror. Vetëdijësimi politik, intelektual dhe gjithë popullorë, përballë kësaj politike, është një kërkesë imediate e shoqërisë tonë. Sot, shqiptarët ndjehen të diskriminuar dhe të pa barabartë me maqedonasit, si: në arsim, në përdorimin e gjuhës, në përdorimin e flamurit, në administratën shtetërore, në dëmshpërblimin e dëshmorëve të luftës, invalidëve, etj. Pra, nëse lufta jonë e v.2001, ishte si shkas për avansimin e të drejtave tona, sot është dështimi i partive politike shqiptare, ajo që investon në reduktimin e këtyre të drejtave.

Por, shqiptarët, sikurse dhe mbahet mend, çdoherë në kompromise kanë dështuar dhe guximin në tavolinë e kanë humbur. Më poshtë do të mundohem që në mënyrë kronologjike t’i paraqes të arriturat e Gruevskit ndaj shqiptarëve.

Shfuqizimi i nenit 5 të ligjit për përdorimin e flamurit nga Gjykata Kushtetuese, si duket ishte hapi i pare i përcaktuar nga njëqind hapat e Gruevskit. Neni 5-së i këti ligji, parashihte që “në njësitë e veteqeverisjeve lokale, ku pjesëtarët e një nacionaliteti janë shumicë, mund ta përdorin flamurin e tyre para objekteve komunale. Ky nen, që nga fillimi në vete ngërthente diskriminimin e shiqiptarëve dhe, në vend se të avansohet përdorimi i flamurit edhe në ata komuna ku janë nën 50% e shqiptarëve, ndodhi e kundërta. Maqedonasve nuk i mjaftoi  ky diskriminim dhe, me abrogimin e nenit 5, shqiptarëve iu ndalua përdorimi i flamurit edhe në ata komuna ku janë të mbipopulluara  me mbi 50% shqiptarë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që pamundëson përdorimin e flamurit shqiptar, ngjalli irritim të madh të shqiptarëve të RM-së, ku dhe dy gjykatës, njëri kryetar po i kësaj gjykate, dhanë dorëheqje të pa revokueshme. Në vazhdimësi, nga një vendim shabllon, i pa pritur dhe i pa logjikshem, u ndalua edhe qarkullimi i lirë i shtetasve të Shqipërisë. Pra, në vend se të bëhet liberalizimi i qarkullimit të lirë ndaj shtetit fqinj, që njëherit është dhe kusht për integrimin evropian, ndodh e kunderta.Më irrituese ishte fakti se, po këta dy shtete hartuan plan për antarsimin e tyre në NATO,dhe nesër po ky planë I fqinjësis së mirë, do të duhet hartuar për antarsim në EU. Edhe ky vendim, sikur se vendimi i lartë përmendur, shkaktoi një krizë qeveritare dhe ndikoi në dobësimin e koalicionit me ish-partnerin shqiptar. Pas pak, u nënshkrua vendimi për heqje të tërësishme të vizave, ku të gjithë shqiptarët u gëzuam se, nuk do të privohemi nga lëvizja vëllazërore, familjare e nacionale. Pikërisht, kur të gjithë shqiptarët u gëzuam, vendimi për heqje të tërësishme të vizave, pësoi me një vendim që e vështirësoi edhe më tëpër qarkullimin e lirë dhe pa kushte. Nga ky vendim, doli se, të gjithë shtetasit e huaj, duhet të kenë siguracion personal. Ky vendim, pas pak ngelet në fuqi vetëm se për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Si duket, me këtë vendim, kjo qeveri matrapazësh, përpos që arriti t’a pengonte lëvizjen e qytetarëve të Shqipërisë, arriti t’a pengonte edhe lëvizjen e shqiptarëve nga Kosova dhe gjithë shqiptarëve që e rrethojnë Maqedoninë, duke mos e marrë parasysh familjarizimin e shqiptarëve. Sinqerisht të ju them, ky vendim ma përkujtonte kohën e socializmit, ku ne si shqiptarë, ishim të kufizuar në lëvizje. Në një shtet komunist, e gjitha do t’a kishte kuptimin e vet autoritar, por në një shtet së paku që pretendon të jetë demokratik, ky vendim është i pa precedan dhe i pa kuptimtë.

Në hapin e rradhës së 100-hapave të Gruevskit, jemi dëshmitarë se si u diskriminuan shqiptarët edhe në ndryshimin e rregullores së parlamentit. Me këtë ndryshim, shqiptarëve u hiqet e drejta e shprehjes në gjuhën amtare në kuvend, pos në komisione.

Në vazhdimsi, në vend se të zyrtarizohet gjuha shqipe në gjitha institucionet shtetërore, ky ultrananacionalist, prap sfidon politikën shqiptare, në sjelljen e ligjit të gjuhës shqipe. Sjellja e ligjit për përdorimin e gjuhëve në mënyrë të cunguar, e pamundëson përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha organet shtetërore, me cka dhe gjuha shqipe, nuk mund të jetë zyrtare. Diskriminimet ndaj shqiptarëve nuk kanë fund, pasi që shqiptarët u diskriminuan edhe në sjelljen e ligjit për dëmshpërblimin e luftëtarëve dhe sigurimin pensional të plagosurve të UCK-së.

Kjo don të thotë se, shqiptarët ende duhet të organizohen në mënyrë kaçake dhe lypsare, për t’i ndihmuar invalidët e luftës dhe familjarët e dëshmorëve të rënë gjatë v.2001.

Gjithashtu ky sehirxhi, në mënyrën më perfekte, sjell ligj për financimin e atyre familjeve në ata komuna ku nataliteti me mortalitetin është në raport 2.1, e që nënkupton financimin vetëm të komunave maqedonase dhe favorizimin e natalitetit maqedonas, përshkak se, një raport i tillë, ekziston vetëm në Maqedoninë jug-lindore dhe jug-perendimore. Nga ky vendim, shqiptarët do të jenë participientë të pjesërishëm në shtimin e natalitetit maqedonas!. Një pasqyrim dhe më i thjeshtë i nacionalizmit  politik të Gruevskit, është edhe prolongimi i pavarësisë së Kosovës, duke e ndihmuar Serbinë në realizimin e pengimit të njohjes së pavarsisë nga shtetet që ende nuk e kanë njohur.Qeveria e ilozionistëve, nuk dëshiron ta kupton realitetin se, njohja e Kosovës i ndihmon dhe vet stabilitetit të Maqedonisë. Projektet anti-shqiptare të Pirros së ri, nuk mbarojnë me kaq. Paradoksi më i madh, më i freskët dhe më shqetësues  për opinionin tonë, është kthimi i katër lëndëve nga Gjykata e Hagës për procedim në gjyqin e Maqedonisë! Si duket, gjitha këta raste që u cekën, janë fillimi i hapave të parë nga 100 hapat e planifikuara kunder shqiptarëve. Se çka na pret më tutje, nuk i dihet. Nga e tëra kjo që u tha, shihet qartë se, vullneti i  maqedonasve për të bashkëjetuar me shqiptarët, nuk ekziston. Shumë shpejt shqiptarëve do t’u imponohet gjetja e një alternative të re në administrimin e shtetit të Maqedonisë, sepse maqedonasit më shumë janë të interesuar për armiqëësi me shqiptarët, se sa për një miqësi të mirë dhe një shtet multietnik.Vet politika e Gruevskit e inspiron dhe e ushqen irredentizmin shqiptar.

Mirëpo, elita-politike shqiptare duhet t’a kupton dhe t’ia bën me dije se, edhe paqa e ka një kuptim. Kuptimi i paqes nuk ndërtohet mbi vullnetin e njërës pale duke e shtypur palën tjeter. Partitë shqiptare, duhet përcaktuar dhe harmonizuar qëndrimet e tyre, që për interesa kombëtare të veprojnë të bashkuar. Shqiptarët, vetëm si të bashkuar mund t’ia bëjnë më dije se, çdo politikë e udhëhequr nga nacionalizmi, e destabilizon Maqedoninë, përshkak se, Maqedonia është një shtet multi-etnik, multi-kulturor dhe multi-konfesional. Pra, ekzistimi i Maqedonisë, nuk është vullnet vetëm i maqedonasve, por edhe i shqiptarëve si pakicë e avansuar. Mirëpo, edhe kjo politik e udhëhequr nga prizmi nacionalo-maqedonas, e ka një çmim.Pikë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora