| E enjte, 25.07.2019, 06:45 PM |
Zymer Mehani
S' MJAFTON.....
Nuk
mjafton i zemrës zjarr
Për
të shkrirë të ngrirat vargje
As
shiu i vjeshtës nuk mjafton
Për
të larë lotët në faqe
Nuk
mjaftojnë barna e hapa
Për
t'shëruar plagë dhe varrë
Nuk
mjaftojnë behar as lule
Për
t'stolisur timin varr
U BËRA UJËVARË
Më
mori dallga
U
bëra shkumë
Më
mori vala
U
bëra lumë
Më
mori qielli
U
bëra ylber
Më
mori ngurtësia
U
bëra mermer
Më
mori fusha
U
bëra lulëkuqe
Më
mori kopshti
U
bëra burbuqe
Më
mori pranvera
U
bëra lastar
Më
mori etja
U
bëra ujëvarë