Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: U bëra ujëvarë

| E enjte, 25.07.2019, 06:45 PM |


Zymer Mehani

S' MJAFTON.....

Nuk mjafton i zemrës zjarr

Për të shkrirë të ngrirat vargje

As shiu i vjeshtës nuk mjafton

Për të larë lotët në faqe

Nuk mjaftojnë barna e hapa

Për t'shëruar plagë dhe varrë

Nuk mjaftojnë behar as lule

Për t'stolisur timin varr

U BËRA UJËVARË

Më mori dallga

U bëra shkumë

Më mori vala

U bëra lumë

Më mori qielli

U bëra ylber

Më mori ngurtësia

U bëra mermer

Më mori fusha

U bëra lulëkuqe

Më mori kopshti

U bëra burbuqe

Më mori pranvera

U bëra lastar

Më mori etja

U bëra ujëvarë