Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Ka rënë apo nuk ka rënë qeveria!?

| E enjte, 25.07.2019, 05:44 PM |


Ka rënë apo nuk ka rënë qeveria!?

Shkruan: Florim Zeqa

Mosmbledhja e Kuvendit të Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, paraqet shqetësim dhe ngre dilema për abuzime të reja kushtetuese.

Ish kryeministri Haradinaj pas dorëheqjes së parevokueshme, menjëherë duhet të zavendësohet me njërin nga 5 zv. kryeministrat deri pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, gjegjësisht deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri nga legjislatura e ardhshme e Kuvendit.

Çdo tendencë e Haradinajt për të manipuluar me postin e kryeministrit është antikushtetuese dhe antilogjore, për shkak se aktiviteti i tij politik si kryeministër i vendit ka pushuar në momentin e paraqitjes së dorëheqjes së parevokueshme me 19 korrik 2019 në kabinetin qeveritar dhe pak çaste më pas edhe para mediave.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, të nesërmen është dashur të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme për emërimin e një ushtruesi të detyrës së kryeministrit, qoftë njërin nga 5 zv. kryeministrat apo një kandidat tjetër deri pas konstituimit të legjislatures së re të kuvendit.

Nuk është e largët dita kur Haradinaj e kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje, me ç'rast e kishte thënë këtë fjali:

“Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar”, tha ai.

Mirëpo deklarimet e Haradinajt tre ditë më pas, bien në kundërshtim të plotë me aktin e dorëheqjes së tij:

“Konfirmoj se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të kryej detyrën time Kushtetuese si Kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje”, shkruan Haradinaj.

Me këtë shihet qartë se Ramush Haradinaj nuk ka qenë i sinqertë para qytetarëve kur tha se po jep dorëheqje të parevokueshme sepse nuk dëshiron të shkojë në Hagë si kryeministër, për intervistim nga Gjykata Speciale.

Pra, në fakt Haradinaj do të shkojë në Hagë si kryeministër në dorëheqje e jo si individ siq kishte paralajmëruar.

Kjo lojë e pasinqertë dhe dualizmi i vperimeve të Haradinajt, e bën akoma më të paqartë situatën politike në vend.

E din apo nuk din Haradinaj çka paraqt dorëhqja e parevokueshme?

E din apo nuk e din këshilltarët e tij çfarë duhet të ndodhë pas dorëheqjes së parevokueshme?

E din apo nuk e din fare partnerët e koalicionit PAN për obligimet që dalin nga dorëheqja e parevokueshme e kreyministrit.

I din apo nuk i din opozita, hapat që duhet të ndërmarrin pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit të vendit, apo janë fokusuar vetëm në caktimin e datës së zgjedhjeve!

Haradinaj nuk i kishte paraqit dorëheqje asnjë institucioni shtetërorë me 19 korrik 2019, por ishte tërhequr përmes aktit të dorëheqjes së parevokueshme, që nënkupton aktin e kryer e të pakthyeshëm të largimit nga posti shtetëror.

E drejtë apo e padrejtë, e parakohshme apo e vonuar, e dobishme apo e dëmshme për vendin, dorëheqja e Haradinajt duhet trajtuar ashtu siq është, e pakthyeshme.

Bazuar në përvojën e deritanishme të krijimit të qeverive, nëse zgjedhjet mbahen në fillim të shtatorit, formimi i instititucioneve të reja mund të zgjasë deri në fund të vitit shkaku i pazareve politike.

Prandaj për rastin e dorëhqjes së Haradinajt duhet të ndërhyjë Gjykata Kushtetuese për të sqaruar ligjshmërinë dhe kompetencat e "Qeverisë në dorëheqje" siq po e quan Haradinaj qeverinë më të madhe të pas Pavarësisë së Kosovës me 21 ministri dhe mbi 80 zëvendësministra, me qindra këshilltarë dhe mijëra të punësuar në objektin e qeverisë së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese duhet ta përcaktojë qartë situatën, nëse duhet apo jo të vazhdojë punën një qeveri kaq megalomane në dorëhqje edhe për 4-5 muajt e ardhshëm apo të caktohet një qeveri teknike me 7-8 ministri kyqe deri në zgjedhjen e institucioneve të reja të shtetit.

Edhe pse Kushtetuta, përkatësisht Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]5 e përcakton qartë se "Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë", ende nuk ka ndodhë asnjë veprim i presidentit të vendit.

Megjithatë, bazuar në vullnetin e partive politike, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Prandaj Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë qartë situatën, se a duhet të shkojë vendi në zgjedhje apo t'ua lë të lira duart matrapzëve politkë për manipulim me qytetarët në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi.