E premte, 29.03.2024, 02:49 PM (GMT)

Mendime

Skender Korça: UNMIK & EULEX, mbarimi dhe fillimi

E enjte, 02.10.2008, 06:04 PM


Skender Korça
UNMIK & EULEX, mbarimi dhe fillimi

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Kosova një studim më se i thellë. Rast shumë i lehtë për nga natyra, por për nga përvoja praktike shumë i vështirë si në analizë, model, specifika ndërkombëtare. Është herë në fazën përfundimtare të një misioni e herë në fazën fillestare të një misioni të ri. Kosova mbeti Kosovë dhe në meskohën e saj bëri vetëm nje hap përpara. Deklarohet e pavarur. Ky deklarim me këto misione është nje dëshirë për të qenë i pavarur, kurse praktika e jetës poltike dhe zhvillimit të saj janë më se varësi, më se përbirje e rregullave edhe kur nuk ka kushte, më se model botror sepse kështu mundet të zgjidhen edhe kriza të tjera në botë, por prapë se prapë Kosovën e paraqesin si “rast specifik ndërkombëtar”. Kjo e fundit nuk është aspak e vërtetë sepse Kosova është shumë e thjeshtë në zgjidhjen e saj(të zgjidhur tash më) edhe si problem politik edhe si “sfidë”për ndërkombëtarët.
Në parim duhet të eksistojnë rrëmuja të përfolura, për të arsyetuar misionet në Kosovë. Nëse na vje sikur tashmë që ka ardhë një mision ndërkombëtar më karakter europian edhe pas një misioni të stërzgjatur si ky UNMIK-ut, detyrë e jona është të analizojmë se çfarë paska bërë ky mision në Kosovë? Besohet se asgjë nuk paska bërë sepse në trashëgim të tij për të “bërë”  diçka po instalohet një mision i ri EULEX. Dmth në Kosovën e ndërkombëtarëve lavdëratat e UNMIK-ut dhe fjalamanitë boshe të krerëve politik paskan qenë një”presion” ëpr të thënë ashtu sepse nuk paska qenë dashur të thuhet asnjë fjalë miradijë për misionin e parë.
Na kujtohet mirë e mirë kur kontestet e mëdha në Kosovë i zgjidhte UNMIK-u sikurse edhe në gjykata dhe komuna ishin gjygjëtarë dhe zyrtarët e drejtësisë nga kjo përbërje ndërkombëtare, të mendohet se për çfarë drejtësie është bërë fjalë në Kosovë.
Jo herët por shumë vonë, thuaja ditëve të fundit për të mbizotruar “drejtësia në Kosovë” , kthehen me vendime UNMIK-u ca drejtorë në vendet e tyre të punës në poste dhe detyra kryesore sikur të mos ketë pasur asnjë gjykatës apo e drejtë në Kosovë. Kjo ishte bërë dhe mbeti shprehi në Kosovë. Kur pala mendonte se nuk ka drejtësi shkonte me ankesë në derën UNMIK-ut dhe aty kërkonte (pa)drejtësi. Një mentalitet si ky në Kosovë nuk ishte dhe është as më pak e as më shumë se sa një jetëzgjatje e misionit.
Sa e sa vendime ne Kuvendin e Kosovës mbetën vetëm fjalë boshe dhe asgje më shumë. Sa herë janë prekur ndenjat dhe emocionet e pensionistëve atyre që janë gjallë sot, sa herë njejtë ështe vepruar me familjet e dëshmorëve , ata që dhanë jetën për një Kosovë tjetër ndryshe, nuk ka të numruar. Në Kosovë është edhe një vepër GINISI, punimet e bëra në muret e Kuvendit të Kosovës, kurrë nuk u shpalosen sikur të dihet se në këtë Kuvend njeriu vetëm që turpërohet sikurse që ju vje “turp “ atyre punimeve murale nga drejtësia e urdhëruar e UNMIK-ut.
Mirë, po i harrojmë këto gjera... Po analizojmë një punë tjëtër të UNMIK-ut. Janë doganat që mbesin pa zot shtëpie në veri. Është për të dyshuar edhe më shumë në mbetjen e UNMIK-ut në veri të Kosovës ëpr të cilën EULEX-i ende nuk është shtrirë dhe nuk do shtrihet atje. Pse të mbetet UNMIK-u atje, një mision më se i përfundaur që sispas një rezolute 1244 ky mision në Kosovë do duhej të përfundonte jo më pak e me shumë se tre vite në Kosovë, por ky mision mbetet si i përenduar edhe më, madje në pjesën më të ndieshme të Kosovës, pjesë që nuk kontrollohet aspak nga qeveria e Republikës së Kosovës.
Nëse misionet në Kosovë sikur ky i UNMIK-ut kanë qenë me suksese, pse janë shfaqur shumë padrejtësi që kanë vetëm një adresë ate të UNMIK-ut?
Me iniciativën e fundit në OKB të shtetit që gjeneroi me shekuj vetëm gjenocid- Serbisë, për të penguar edhe njohjen e shtetit të Kosovës , iniciativë kjo që fuqishëm po zhvillohet në OKB-në dhe në shtetet antare të saj, sa ka ngritur zërin ky lloj misioni UNMIK-u kur deri para shpalljes së pavarsisë së Kosovës, rolin e përfaqësuesit të jashtëm të Kosovës e ka luajtur PSSP- ja i saj. UNMIK-u është ende në Kosovë. Ku do rradhiten misionet në botë si ky në Kosovë, nëse në esencë kanë dështuar. Dështim për një mision ndërkombëtar është kur të thyhen kufinjët dhe të digjen pikat e kontrollit në dogana.  Dështim është kur të digjend he të demolohen gjykatat. Këto ishin akte edhe më marramendëse se sa ato të marsit të pasluftës në Kosovë. Por rrëfimi në Kosovë behët në përmasa etnike. Po të kishin bërë këtë gjë shqiptarët e Kosovës do ishte diskutuar edhe me vite sikur se po diskutohen gjërat kundër shqiptarëve të Kosovës. Është momenti i fundit që të tolerohet me këtë lloj “toleranance” sepse misioni i ri i EULEX-it do duhej së pari të vendoset në veri të Kosovës ku as për së afërmi nuk duket se ka drejtësi, por ka një sistem më se vandal të instalura nga Serbia dhe të mos penguar nga UNMIK-u. Kjo do ishte më se e nevojshme për të aluduar se në Kosovë do ketë rend dhe funksionim të ligjit.  EULEX-i do donim të ishte një ndryshim në kuadër të ndodhisë së quajtur UNMIK-u, jo i një anshëm, jo i dy apo tre karakterësh për njërën palë urdhëruesi e për palën tjetër serbe ai që lutej dhe bënti lutje, kurse një karakter e kishte për qasjen ndërkombëtare dhe para syve të tyre....
Nëse në Kosovë thonë se ka korrupcion dhe rrjet të zhilluar të saj, sa e paska qenë i aftë të instalojë pushtet të drejtësisë ky misioni UNMIK-ut? Nëse në Kosovë ka copëtim të cepave të Kosovës në kohën e misionit si ky i UNMIK-ut, sa do ketë mundësi që besueshmëria të jetë e arysyeshme në veri të Kosovës, në pjesën që ende nuk dihet ëpr fatin e saj kur një president  serb propozon ndarjen e Kosovës?

Andaj ka shumë e shumë dilema, ka shumë pyetje që vertëtë janë më se shqetësuese, por ka edhe më shumë se probleme që do lindin me përfundimin dhe me fillimin e misionit të ri.

Kosova ka më se nevojë për ligje dhe për rend të njejtë për të gjithë qytetarët e saj, nuk ka nevojë për misione të lutjes si ky i UNMIK-ut për palën serbe, sepse ligji është dhe do jetë i njejtë për të gjithë. Nëse edhe fillimi i misionit EULEX-i do jetë ai që do përkëdhelë një palë apo tjetrën të kuptohet se kjo do shëndrrohet në vrer për të t’u ngritur në këmbë dhe për të mbrojtur ate që nuk e ka bërë UNMIK-u ose ate që na ka dëmtuar me praninë e tij,sepse Kosova ka nevojë për të eksistuar si kjo tërsi me të gjithë territorin e saj e jo tërsi dhe nëntërsi etnike.
Një mbarim i mirë dhe një shkuarje me e shpejtë e UNMK-ut do jetë një shancë për të filluar nga sundimi i ligjit dhe i rendit në Kosovë. Çdo zvarritje e tij do jetë një shancë për mos koordinim ndërkombëtar të Kosovës dhe raporteve të saja më shtetet që kanë për ta njohur në të ardhmën,sepse vetë prezenca e UNMIK-ut flet për keto shtete për një gjendje që do thonë  vet këto shtete se është herët të njihet Kosova. Andaj UNMIK-u duhet ecur bashkë me të bëmat e saj..... për të mos qëndruar as ne veri e as ne jug e në asnje cep të Kosovës kurrë më, sepse edhe ashtu është vonuar në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora