Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Frashëri: Lamtumirë miku im Agim Musta!

| E enjte, 25.07.2019, 07:16 PM |


LAMTUMIRË MIKU IM AGIM MUSTA!

Nga Kastriot Frashëri

Dje është ndare nga jeta në moshën 89 vjeçare ish-i dënuari politik, nje nga social-demokratet e pare te Shqiperise, studiuesi dhe miku im z. Agim Musta.

Prej mese 25 vjetesh miqesie me zotin Agim Musta kemi qene pjese e disa projekteve mbi memorien historike dhe botimin e qendreses antikomuniste dhe burgjeve te saj. Zoti Musta ishte i pari autor qe pergatiti harten e burgjeve ne Shqiperine komuniste mbushur me te perndjekurit politike nga sistemi dhe me punimet e tij ka sensibilizuar shume institucione nderkombetare per te drejtat e njeriur dhe torturen. Te gjitha keto i kemi ndare bashke permes diskutimeve pa fund dhe takimet me studiues te huaj.

Agim Musta, u dënua me 13 vite burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranës për veprimtari antikomuniste. Pas 1990 e deri me sot u angazhua fuqishem jo vetem per integrimin e ish-te perndjekurve dhe te burgosurve politike por edhe per evidentimin e tyre duke na lene pas nje memorie te gjalle te qendreses se tyre antikomuniste kunder regjimit.

Eshtë autor I shumë botimeve, “Mandelët e Shqipërisë”, “Dosjet e Gjalla”, “Kush ishte Enver Hoxha”, “Mjerim pa fund”, “Gjëmat e komunizmit në Shqipëri” etj.

Sot shoqeria shqiptare humbi nje njeri te urte, te mençur, nje studies te perkushtuar, e perkrahes se idealeve socialdemokrate ndersa miqte e tij humben nje enciklopedi ku mesonin me urtesine e tij apo orientoheshin per gjithshka u interesonte me fakte dhe deshmi te gjalla e te pakundershtueshme.

Do tè më mungosh shume Gim,

Lamtumire mik i mire!