E premte, 20.09.2019, 11:46 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Serbët janë shpifje ruso-greke!

E merkure, 24.07.2019, 08:40 PM


Serbët janë pa histori ! Serbët janë shpifje ruso-greke!

shkruan  Fahri Xharra

Populli pa histori dhe pa certifikatë të lindjes, serbët, e kanë të vështirë në këtë botë të civilizuar të balafaqohen me kombet e ndryshme të cilat për ditë e më shumë e kërkojnë identitetin e tyre kombëtar duke u thirrë në lashtësinë e tyre. Kjo  për serbët nuk shkon, pasi që nuk kanë se ku të kapen, e vërteta historike nuk iu pranon gënjeshtrat e tyre.  “ E vërteta greke “ ka nisë të shembët, kurse e “ vërteta serbe” qëndron në kullat prej letre të cilën edhe fryma më e vogël e rrëzon.

Duhet parë për të madhe që ortodoksia shqiptare nuk flet asgjë për të kaluarën e saj të bujshme, por i lejon “ gllabërimet” serbe, greke ( të sotme ) që të stolisin të kaluaren e tyre , kryesisht të pa penguar nga ne. Ne heshtim !

Askush nuk na ka treguar që Manastiri i “Shën Katarinës” në Sinaj është ndertuar nga Justiniani I, i cili e udhëhoqi Kishen Lindore  (527–565 ), vend i cili supozohet që Mojsiu i dha të “Dhjetë Urdhëresat” (("Saint Catherine Area". Weitzmann, Kurt, in: Galey, John; Sinai and the Monastery of St. Catherine, , Doubleday, New York (1980)) .

Por, askush nuk na njoftuar as për Qasr Ibn Wardanin( Siri). ku është një kompleks palllatesh dhe kishash Bizantine të ndërtuara nga Justiniani  I ( 564 )  (Qasr Ibn Wardan (قصر ابن وردان) is a fascinating Byzantine church and palace complex located at the edge of the desert to the northeast of Hama(حماة). Built during the reign of Justinian and completed in 564, the site supplemented other Byzantine fortifications such as Halabiyeh (حلبية)and al-Rasafeh (الرصافة) in defense of the Persians to the east. https://syriaphotoguide.com/qasr-ibn-wardan-قصر-ابن-وردان/ )

Qëllimi i sotëm nuk është që të futem në historinë e Bizantit të udhequr nga dardanët, por të iu dal për ballë spekulimeve serbe të cilët me çdo kusht mundohen ta “ gjejnë”  vetë edhe në  fillimet e e përhapjes së krishterimit.  Mos harroni që krishterimi është legalizuar në Konstantini , perandori Romak i Dardanisë https://kurbini.info/2017/05/04/kostandini-i-madh-dhe-edikti-i-milanos/ në Ediktin e Milanos, viti 313 .

Serbët kurrssesi nuk duan të binden që shkrim leximi i tyre është shumë vonshëm 1847, dhe që cirilica e tyre është një kopje e “glagolicës’ dhe që nuk ka asgjë të përbashkët me Cirilin dhe Metodin http://www.radiandradi.com/alfabeti-i-kirilit-dhe-metodit-nuk-ishte-per-serbet-nga-fahri-xharra/ Faktikisht deri me paraqitjen e Vuk Karaxhiqit , populli serb ka qenë analfabet.

Ku ishim te kisha e Justinianit  në Siri, serbët e “ gjetën”  në gurëgdhendjet e saj shkrimin cirilik?????? Pra si thonë ata cirilica “shkruhet” edhe 300 vjet para Cirilit . Marrëzi dhe paturpsi historike. !!!!!!!

Serbët : “ Cirilica 3 shekuj para  Kirilit”

Serbët  e harrojnë që edhe fqinjët e tyre dinë shkrim-lexim, dhe se “llafet” e tyre nuk ecin më.

(Ћирилица 3 века пре Ћирила и Методија  22. јула 2018. Србија . Ћирилични натпис „СЕПТЕМВРИ,(Септембар,месец)“ на цркви у Сирији(Qasr Ibn Wardan)коју је подиго Ромејски цар Јустинијан(Управда) у 6-ом веку. Иначе цар Јустинијан-Управда је Србин рођен у Призрену.)

Sipas tyre, ata e nxjerrin Justinianin, serb të lindur në Prizren.

Fahri Xharra,24.07.19

Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT