E marte, 23.04.2024, 03:08 PM (GMT+1)

Mendime

Gafurr Adili: Risitë dhe vjetërsitë e gjeopolitikës bë Ballkan..!

E enjte, 02.10.2008, 06:52 PM


Gafurr Adili
RISITË DHE VJETËRSITË E GJEOPOLITIKËS NË BALLKAN..!

Nga Gafurr ADILI

Nga Pak histori.

Historikisht Ballkani ka qenë, dhe për fatin tonë (të shqiptarëve) të keq, edhe në Shek. XXI, vazhdon të mbetet një nyje nevralgjike, apo një urë lidhëse dhe kalimi midis Lindjes e Perëndimit, si dhe anasjelltas (të Perëndimit drejt Lindjes dhe të pushtimit të saj), ku për pasojë sa herë që fuqizohej Lindja (Perandoria Bizantine dhe Perandoria Otomane) dhe synonte shtrirjen (pushtimin) e saj drejt Perëndimit, këtë e bënte vetëm përmes Ballkanit, dhe anasjelltas, sa herë që fuqizohej Perëndimi (Perandoria Romake) dhe synonte shtrirjen (pushtimin) e saj drejt Lindjes, gjithashtu këtë e bënte përmes Ballkanit, përmes këtij Ballkani, pjesë e të cilit historikisht (që kur Zoti e krijoi Botën) ishin shqiptarët dhe Shqipëria.

Për këtë po japim vetëm një shembull konkret:

Heroi (ynë) Kombëtar, Gjergj Kastrioti- SKENDERBEU, për 25 vjetë me rradhë, krahas mbrojtjes së Atëdheut nga invadimi dhe pushtimi kolonial Otoman, u bë edhe mburojë e Perëndimit dhe e mbrojti ate (krishterimin evropian) nga invadimi dhe pushtimi Otoman.

Por, Evropa Plakë, në vend që këtë kontribut të shqiptarëve (me në krye Kryetrimin e tyre- Skenderbeun) ta njihte dhe atyre t'ua shpërblente në forma të ndryshme, ndër të cilat do të duhej të ishte edhe mbrojtja nga invadimet dhe pushtimi e kolonizimi sllavo-grek, Evropa Plakë veproi krejt ndryshe. Ajo (Evropa Plakë, jo vetëm që u tregua mosmirënjohëse ndaj kontributit të shqiptarëve, por edhe ato (shqiptarët) i ndëshkoi shumë rëndë, ku njohu dhe legjitimoi (përmes konferencave të shumta, ndër të cilat është ajo e fundit, e ashtuquajtura Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, e vitit 1913), aneksimin ushtarak dhe pushtimin e kolonizimin e katër vilajete shqiptare të Shqipërisë Etnike:

1. Vilajetit të Kosovës (me Kryeqendër Shkupin), pjesën dërrmuese të të cilit e kishte aneksuar Serbia,

2. Vilajetit të Manastirit, një pjesë të të cilit e kishte aneksuar Serbia dhe Greqia, dhe  që tani "Maqedonia" vazhdon ta mbajë të pushtuar e të kolonizuar,

3. Vilajetit të Janinës, që e kishte aneksuar Greqia dhe edhe sot e kësaj dite (ne Shek. XXI) kur në gjithë Botën proklamohet se kanë përfunduar pushtimet dhe kolonializimet klasike, vazhdon ta mbajë të pushtuar e të kolonizuar Greqia, një shtet anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, dhe

4. Vilajetit të Shkodrës, mbi territorin e të cilit është ngritur dhe vazhdon të ekzistojë shteti artificial me emrin Mali i Zi.
 
Edhe gjatë periudhës, gati gjysëm shekullore, të të ashtuquajturës "luftë e ftohtë" midis Perëndimit (sistemit kapitalist, që përfaqësohej nga SHBA dhe Pakti NATO) dhe Lindjes (sistemit socialist, që përfaqësohej nga BRSS dhe Pakti i Varshavës), Ballkani dhe Shqipëria ishin në të njejtat pozita, bile Shqipëria ishte edhe në situata më të vështira gjeo-strategjike, sepse kjo situatë kaq e palakmueshme u krijua që nga Konferenca e Jaltës (1945), ku Shqipëria as nuk figuronte në harën e Ballkanit, të shtrirë në tavolinën e tre të mëdhenjëve: Ruswelt, Cercil dhe Stalin, aty ku edhe u ndanë zonat e interesit ekonomik dhe të influencës politike midis fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, të cilët më vonë edhe u ndanë dhe filluan "luftën e ftohtë" midis Lindjes dhe Perëndimit, kurse Shqipëria jonë e dashur, e cila pasi i largoi bazat ushtarake sovjetike dhe përfundimisht u largua nga Traktati i Varshavës, ishte e rrezikuar nga invadimi dhe pushtimi e kolonializimi i Lindjes (Pakti i Varshavës) dhe mospërkrahja e injorimi i Perëndimit.

Dhe, po ky Perëndim (BE dhe SHBA), që dikur shqiptarët e Skenderbeut nuk i shpërbleu për kontributin e tyre kundër Perandorisë Otomane dhe mbrojtjes së krishtërimit nga invadimi dhe imponimi i kulturës orientale, por edhe i ndëshkoi shumë rëndë me ndarjen dhe copëzimin e tyre në 5 (pesë) shtete, sepse legjitimoi copëzimin e Shqipërisë dhe pushtimin e kolonizimin e trojeve etnike të saj nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë, por ky Perëndim (Evropë dhe SHBA), as shqiptarët e Enver Hoxhës, që hoqën bazat sovjetike nga Pasha Limani i Vlorës, nga ku Evropa Plakë mund të bëhej shkrumb e hi, jo vetëm që nuk iu shtriu dorën e ngrohtë dhe të afrimit të tyre në gjirin e familjes së madhe evropiane, që historikisht i kanë përkitur dhe i përkasin shqiptarët, por Shqipërinë dhe shqiptarët i izoloi dhe i solli deri në një varfëri të tejskajshme, sa që Shqipëria Londineze u rrezikua dy herë, një herë gjatë vitit 1991-1992, kur nga agjentura serbe (UDB) u dogj dhe u shkatërrua gjithcka ishte ndërtuar (me djersën dhe gjakun e popullit shqiptar të Shqipërisë Administrative), dhe të dytën herë (në vitin 1997), kur agjentura greke dhe serbe (në unison) arrijtën që të skërmoqnin edhe Shtetin Shqiptar, të cilin Lufta e Kosovës (1998-1999) e gjeti të pafuqishëm për ta ndihmuar ate, sepse kështu iu kishte intersuar, jo vetëm Serbisë dhe aleatja e saj e vjetër - Greqia, por edhe Rusisa.

Kurse, për shiptarët nën ish-RSFJ, të cilët me demonstratat e tyre të vitit 1981, kishin kontribuar në rënien e socializmit në Lindje, fillimisht në ate ish-RSFJ që kishte qenë një "Kalë Troje" brenda kampit socialist, Perëndimi (Evropa dhe SHBA), jo vetëm e benin veshin e shurdhër dhe syrin qorr përballë dhunës serbo-jugosllave, por të sëmurës së atëhershme të Ballkanit (RSFJ-së) i akordonin edhe ndihma dhe kredi lehtësuese.

Kjo gjendje dhe ky veprim i Perëndimit (Evropës dhe deri diku edhe i SHBA-ve) vazhdoi edhe pas viteve 90-ta, edhe gjatë luftërave të Serbisë, fillimisht në Slloveni dhe më pas edhe në Kroaci, si dhe në Bosnje dhe në fund edhe në Kosovë, ku për pasojë Perëndimi (Evropa dhe SHBA), Serbisë ia kishin lenë duart e lira që të bënte cka ajo të donte me popullin kroat, me popullin boshnjak dhe në fund edhe me popullin shqiptar të Kosovës, ku për pasojë nga Serbia edhe u kryen masakra dhe një gjenocid i paparë që nga Lufta e Dytë Botërore, luftë kjo e organizuar dhe e drejtuar nga Gjermania nazi-fashiste, e cila edhe u ndëshkua nga koalicioni (fitimtar) nazifashist, dhe ndëshkimi tanimë dihet nga të gjithë ne, edhe nga shqiptarët.

Po Serbia pse nuk u ndëshkua ?!

Në një takim (vjeshtë 2006), një diplomati të huaj (norvegjez), unë Zëdhenësi Politik dhe Shefi i Diplomacisë së FBKSH, ia bëra këtë pyetje:

- Zoti Ambasador i Sekretarit të Përgjithshëm (Koffi Annan) të OKB-së, sinqerisht do të dëshiroja të dija se, kush në fakt e fitoi luftën Serbi - NATO ???

- Ambasadori shumë shkurt m'u përgjigj: NATO dhe aleatët e saj.

- Jo, Zoti Ambasador i Koffi Annanit, i thash unë, dhe vazhdova:

- Eshte një rast "sui generis" (unikat) në Botë që, në historinë e të gjitha luftërave të zhvilluara deri më tani, një luftë e tillë ka përfunduar pa humbës dhe pa fitimtar, që në lojën e shahut njihet s’i REMI.  

Dhe unë vazhdova:

- Edhe sikur ju (NATO dhe aleatët e saj) ta kishit fituar këtë luftë, atëherë, për mendimin tim dhe të gjithë FBKSH-së (Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar) dhe strukturave të tij, ndër të cilat ka qenë dhe është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), do të duhej që NATO të futej në Serbi dhe atje të shkatërronte gjithë aparatin e dhunës shtetërore (të ushtrisë e të policisë) së Serbisë, sepse është po ky aparat dhune dhe i gjenocidit të Serbisë që ka kryer gjenocid dhe krime lufte mbi popujt e pafajshëm e të pambrojtur në ish-RSFJ, ashtu sic dikur aparati i dhunës dhe gjenocidit të Gjermanisë Hitleriane, dhe këtë që po iu them do të përpiqem që t'ua sqaroj vetëm me një shembull krahasues të kohës jo shumë të largët të mësueses së jetës, sic e kanë quajtur latinët e vjetës - historinë, si më poshtë vijon:

- Po i referohemi Luftës së Dytë Botërore, ku krahas Koalicionit Nazi-Fashist (Gjermani, Itali dhe Japoni), luftoi dhe triumfoi Koalicioni Antifashist (SHBA, Britania e Madhe dhe BRSS), koalcion ky që ndëshkoi organizatorin, bartësin, drejtuesin dhe humbësin e kësaj lufte - Gjermaninë, të cilën e ndau në dy shtete:

1. Në RFGJ (Gjermania Perëndimore) dhe

2. Në RDGJ (Gjermania Lindore), ku këtë të dytën (RDGJ) ia dha Lindjes (BRSS-së) për reperkusionet e luftës.

Kurse, në Gjermaninë Perëndimore u futën trupat e NATO-s dhe skërmoqën gjithë aparatin e dhunës të shkaktarit të fatkeqësive te popujve.

Kjo, Zoti Amabasador i Koffi ANNAN, nuk ndodhi me Serbinë, por ju (NATO dhe gjithë aleatët e saj) u mjaftuat vetëm me arrestimin e bartësit kryesor të këtyre tragjedive (gjakderdhjeve dhe gjenocidit) të Serbisë në Ballkan, të Sllobodan Milloshevic, kur dihet fakti se bartësi kryesor dhe shkaktari i fatkeqësive të popujve (Adolf Hitler) kishte vetëvrarë vehten e Tij, dhe ju (NATO dhe aleatët e saj) nuk u kënaqët vetëm me kaq, por ndërhytë për të ndëshkuar humbësin dhe shkaktarin e asaj lufte (Luftës së Dytë Botërore), si dhe për të shkatrruar gjithë aparatin e dhunës të Gjermanisë, sepse po të mos bëhej kjo, Gjermania gjithëmonë do të paraqiste rrezikshmëri shoqërore për të shkaktuar tragjedi të tjera, ashtu sic tani përbën dhe edhe në të ardhmen (e në vazhdim) do të përbëjë Serbia, pavarësisht se kush do ta drejtojë ate, Tadic, Koshtunica, Nikolic apo edhe dikush tjetër, qoftë ky edhe ndonjë shqipfolës i llojit Sinan HASANI, pavarësisht se ky (drejtues shtetëror i Serbisë) mund të paraqitet edhe s’i pro-perëndimorë i kulluar apo edhe si demokrat apo superdemokrat i kohës mderne.

Ashtu si Hitler, edhe Milloshevic, nuk kishte vra e përdhunuar popuj të pafajshëm, por ashtu si Hitleri edhe Milloshevici, kishte urdhëruar dhe komanduar një aparat të dhunës e gjenocidit shtetëror, që ashtu si Gjermania e Hitlerit edhe Serbia e Milloshevicit kishte kryer gjenocid dhe krime lufte mbi popujt e pafajshëm, sic ishin krimet dhe gjenocidi serb mbi popullin kroat, mbi popullin boshnjak dhe mbi popullin shqiptar të Kosovës.

Pra, NATO dhe aleatët e saj, jo vetëm nuk e ndëshkkuan Serbinë, sepse nuk e fituan luftën kundër saj, por përkundrazi, ato ndëshkuan Kosovën dhe popullin shqiptar të saj, sepse:

- NATO dhe aleatët e saj u futën në Kosovë, sikur populli shqiptar të kishte qenë shkaktarë i luftërave dhe i tragjedive në ish-RSFJ, dhe e shpartalluan Ushtrinë Clirimtare të Kosovës (UCK), të cilën edhe e carmatosën dhe ia morrën edhe ate pak armatim të lehtë, që kishte arrijtur t'i siguronte (me djesrën dhe gjakun e popullit të saj), vetëm e vetëm për të mbrojtur popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës nga lubia me emrin Serbi, sikur UCK të kishte qenë një ushtri që kishte shkaktuar tragjedi në Ballkan, sic kishte qënë ushtria dhe policia e Serbisë.

- Dhe, në vend që UCK-së (Ushtrisë Clirimtare të Kosovës), që në kohën e luftës së saj kundër Serbisë (1998-1999), t'ia njihnit Statusin e Lëvizjes Clirimtare e Antikoloniale, një e drejtë kjo e garantuar me një nga Rezoluatat e OKB-së (të vitit 1974), që ende është në fuqi, përmes së cilës (pranë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së), është krijuar një Komitet Special i OKB-së, i cili obligohet që moralisht dhe materialisht t'i mbështesi të gjitha lëvizjet clirimtare e antikoloniale që luftojnë kundër pushtimit e kolonializimit klasik, sic ka qenë edhe Ushtria Clirimtare e Kosovës (UCK), e cila ka luftuar kundër Serbisë pushtuese e kolonialiste, që jo vetëm Kosovëm Protektorat por edhe trojet e tjera të saj, pjesën veriore (Mitrovicën Veriore) të Kosovës dhe Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin), edhe sot e kësaj dite vazhdon t'i mbajë të pushtuara e të kolonizuara në formën më klasike të pushtimit e kolonializimit, pushtim e kolonializim klasik ky që ka përfunduar edhe në Afrikën e Jugut, por që fatkeqësisht ende nuk ka pushuar mu në zemrën e Evropës (në Ballkan), në këtë Ballkan ku mpleksen interesat gjeostrategjike të atyre që ndajnë ndikimet e tyre ekonomike dhe influencat politike dhe Ballkanit ende mbi kokë ia ruajnë epitetin "fuci baroti".

Gjithahstu, aktualisht (që nga korriku i vitit 2002), kundër këtij pushtimi dhe kolonializimi klasik, po vepron e lufton Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), të cilit më në fund (nga OKB, sipas Rezolutës akoma në fuqi, të vitit 1974) duhet t'i njihet Statusi i Lëvizjes Clirimtare e Antikoloniale, sepse vepron e lufton kundër pushtimit e kolonializimit klasik sllavo-grek (nga Serbia, nga Mali i Zi, nga "Maqedonia" dhe nga Greqia) të trojeve të Shqiërisë Natyrale.

Ideja për ndarjen e Kosoës, as nuk ka qenë dhe as nuk është një ide e serbomadhit  Boris Tadic dhe vicave të tjerë të Beogradit, por ajo ka qenë dhe mbeten një nga idetë kryesore të Rusisë ekspansioniste në Ballkan..!

Menjeherë pas shpalljes së Kosovës shtet "i pavarur", por jo edhe sovran, më 17 shkurt 2008, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), përmes një Deklarate Publike: NDARJA E KOSOVES DHE LOJA DOMINO NE BALLKAN..!, paralajmëroi për rreziqet e ndarjes së Kosovës dhe të fillimit të lojës domino në Ballkan, që në fakt do të thotë:

KORRIGJIMI DHE RIVENDOSJA NE VEND E HISTORISE SE SHQIPTAREVE DHE E RIBASHKIMIT TE SHQIPERISE.

Pra, Rusia kurrën e kurrës nuk e ka dashur Serbinë dhe popullin serb, ashtu sic edhe SHBA Shqipërinë dhe popullin shqiptar, por ajo (Rusia) e ka shfrytëzuar ate (Serbinë dhe popullin serb) për interesat e saj gjeo-strategjike në Ballkan, ashtu sic edhe SHBA e shfrytëzon Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Por, për fatin tonë të keq (të shqiptarëve në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë Etnike dhe në diasporën shqiptare), shumica e shqiptarëve, ndër të cilët edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Zoti Bamir TOPI, nuk na besoi por edhe na kundërshtoi (në një nga tryezat e organizuara nga "Gazeta Shqiptare" dhe NEWS 24 e Tiranës), sepse po për fatin tonë të keq, ashtu si politika zyrtare e Prishtinës, edhe ajo e Prishtinës, vazhdojnë të ngelen politika servile (marioneta) të të huajve, dhe nuk arrijnë të binden se në ballë FBKSH dhe të strukturave të tij, qëndrojnë bijtë e bijat më të devotshëm të këtij KOMBI, stërnipërit e Avdyl Frashërit e Sulejman Vokshit, që ashtu si ata (Rilindasit tanë) edhe ne të FBKSH-së po i shkrijmë pasuritë tona për ta ribashkuar SHQIPËRINË.

Pra, prej kohësh, ne të FBKSH dhe strukturave të tij, kemi paralajmëruar për rënien përfundimtare për tokë të parimit të mosndryshimit të kufijëve në Ballkan, sepse ky parim po bjen për tokë në Evropë, sepse që atëherë (shkurt 2008) kemi patur informacione të detajuara për veprimet e rradhës të Rusisë në Gjeorgji, dhe konkretisht në Oseti Jugore dhe në Abhazi, sepse që atëherë (kur Rusia përpiqej që midis Kosovës dhe Osetisë Jugore e Abhazisë të tërhiqte paralele të përbashkëta), përmes artikullit: PSE SHQIPTARET JANE PROAMERIKANE..?! jemi përpjekur, që jo vetëm poullin tonë shqiptar, por edhe bashkësine ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha Evropën Plakë, ta sqarojmë se,

Rusi as në të kaluarën e saj dhe as tani nuk e ka dashur Serbinë dhe popullin serb, por ashtu si në të kaluarën, edhe tani ajo (Rusia) e ka manipuluar dhe shfrytëzuar Serbinë dhe popullin serb për interesat e saj gjeostrategjike, fillimisht në Kaukaz (Oseti Jugore dhe Abhazi, si dhe Gjeorgji dhe Ukrainë), dhe pastaj edhe në Ballkan, ku mbleksen interesat gjeopolitike të SHBA dhe të Rusisë, e cila pretendon që të rikëthehet aty ku ishte si ish-BRSS.

Ballkani “fuci baroti” dhe Shqipëria Natyrale..!

Për sa kohë që Evropa Plakë, e cila pretendon që të konsolidohet si Bashkim Evropian, do të tolerojë që mu në Pankreasin e trupit të saj (në Ballkan), të mbahen vatrat e nxehta të luftës, sic është vatra e luftës e lënë në Bosnjë e Hercegovinë (përmes Konferencës së Dejton-it), apo edhe e Kosovës (përmes Konferencës së Rambujesë dhe të Parisit), dhe nuk do të arrijë të bindet se paqja e stabiliteti i Bashkimit Evroipian, fillimisht duhet të krijohet në Ballkan, gjithëmonë Evropa Plakë do të jetë e rrezikuar nga luftërat ballkanike, të cilat do t'i shkaktojnë tragjedi, jo vetëm Ballkanit por edhe gjithë Evropës, gjë kjo që rregullisht dhe sistematikisht i'u ka interesuar edhe SHBA-ve dhe Rusisë, të cilat si në të kaluarën (gjatë luftës së tyre ftohtë 50 vjecare), edhe tani (gjatë riaktualizimit aktual të luftës së tyre të ftohtë), janë marrë vesht e po mirëkuptohen për ndarjen e zonave të tyre të influencës së tyre ekonomike e politike, jo vetëm në Ballkan, në këtë Ballkan "fuci baroti", por edhe në Botë.

Prandej, edhe kërkoj që Evropa Plakë, nipërit dhe mbesat e atyre zonjave e zotërinjëve, që kombit shqiptar ia shkakktuan tragjedinë kombëtare, duke e ndarë në 5 (pesë) shtete, si dhe më tepër se gjysmën e tij dhe të Shqipërisë e duke e lënë nën pushtimin dhe kolonializimin klasik sllavo-grek, njëherë e përgjithmonë të vetëdijësohen se, nuk mund të krijohet një Evropë e Bashkuar në paqë e strabilet të plotë, nëse kjo paqë dhe ky stabilitet nuk sigurohet në këtë Ballkan "fuci bvaroti", dhe Ballkanit i hiqet ky epitet vetem duke u krijuar komb-shtetet etnike, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Serbia Etnike, dhe pse jo edhe Serbia Etnike, që do të ngelet vetëm Pashallallëku i Beogradit, sipas të Drejtës së Vetëvendosjes së popujve, një e drejtë kjo e garantuar sipas dhjetëra konventave dhe rezolutave të OKB-së, si dhe edhe e zbatuar në të gjitha rajonet e Botës, por padrejtësisht e pazbatuar vetëm në Ballkanin "fuci baroti" dhe padrejtësisht e mohuar vetëm për popullin shiptar në Ballkan.

Shqiptarët, e të gjitha trojeve etnike të Shqipërisë Natyrale dhe ata të diasporës shqiptare, sot duhet të jenë të bindur e të lumtur (dhe jo vetëm kaq por edhe më shumë se kaq), se kanë një formacion politiko-ushtarak mbarëkombëtar shqiptar, Frontin për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), me të gjitha strukturat e tij: AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare(, SKSH (Sigurimi Kombëtar Shqiptar) dhe FKSH (Fondi Kombëtar Shqiptar), që do të dijë të triumfojë mbi armiqtë e kombit shqiptar dhe veglat qorre të tyre, prandej edhe apeloj që (pa më të voglin hezitim) të gjitha forcat atdhetare (partitë dhe shoqatat atdhetare), si dhe i gjithë truri i kombit shqiptar - intelektualët shqiptarë, kudo që ata aktualisht ndodhen (në Shqipërinë Natyrale apo edhe në Diaporën Shqiptare) të bashkohet rreth FBKSH-së dhe strukturave të tij, që bashkarisht Shqipërinë ta ribëjmë ashtu sic edhe na e dhuroi edhe i madhi ZOT.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xun Çetta: Kush pro e kush kundër zgjedhjeve 2009? Gëzim Tafa: Publikut të gjerë po i kërkohet të rehabilitojë diktaturën Henri Çili: Nexhmija dhe gazetat, prapë me biografitë! Intervistë me zotin Prof. dr. Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë U arrit bashkepunimi vllazror midis komuniteteve shqiptare ne Kanada! Thanas L. Gjika: Po të isha unë Nexhmie Hoxha Krimet e Nexhmije Hoxhës fillojnë nga vrasja e Qemal Stafës e deri te vizitat e Aldo Bares në burg Reagim i këshilltarit te perkohshem të “Komunitetit shqiptaro-katolik të Torontos” z.Gjergj Nikolla Florent Rrahmani: Akuzat pa fakte, si të mos thuash asgjë, më mirë asgjë, se diq të paqëndrueshme dhe të pabazuar Albert Shabanaj: Letër dikur shokut tim ne migrim, tani zyrtar i Prishtinës! Kadare, e Vetmja Vlerë Shqiptare në Tregun Botëror Selim Hasanaj: Të vetdijsohet ndergjegjëja e shqiptarve, të demaskohen njerzit si Sheradin Berisha Joseph J. DioGuardi: Cila është zgjidhja? Mentor Nazarko: Varrezat dhe shkollat. Kisha ne mes Fatos Lubonja: Rasti “Morava” dhe trafiku i drogës Selim Hasanaj: Drejtësia dhe ligji i shtetit te mvetsishëm të Dardanisë duhet t'i mbrojë Kolosët e Kombit Frashër Demaj: Matoshi shkon më larg se historiografia serbe Selim Hasanaj: Aferim familes Mehaj, Kabashi dhe Maksutaj të fshatrave të Istogut Dardan e Dardane Kabashi: Çka vërtetojnë “më së miri”,”faktet” e Qemajl Morinës?! Ilir Dardani: Nektari i shqiptarizmit: Nora, Shota, Tringa, Pajaziti, Rugova

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora