Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Do të themelohet SPAK, apo do të ketë as-SPAK?

| E marte, 23.07.2019, 07:42 PM |


Do të themelohet SPAK, apo do të ketë as-SPAK ?

Pyetja për momentin është, do të ketë SPAK, apo as-SPAK? Ka 3 vjet që është thënë e stërthënë se në Shqipëri do të bëhet Vetting në Drejtësi për t’a pastruar Drejtësinë nga korrupsioni dhe inkriminimi, do të themelohet KLGJ, KLP, KED, në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë do të plotësohen vëndet vakant, do te themelohet Strukturat e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), BKH e kështu shqiptarët do të jenë të qetë sepse drejtësia në tërësi do të pastrohet. Thembra e Akilit për shqiptarët ka qënë dhe është ndëshkimi I pushtetarëve nder 27 vite të cilët janë bërë pasanik të paparë. Për të shkuar drejt ndëshkimit të pushtetarëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar e të inkriminuar, më parë duhet të themelohet SPAK. Sot shqiptarët janë disi të paduruar edhe pse në 3 vite është bërë punë e mirë, por opinion shqiptar kërkon me padurim themelimin e SPAK, për këtë strukturë e cila pritet që të “inagurojë” burgun e ri të VIP-ave në Shkoder për figurat e larta të korruptuara.

Dy ditë më parë u bënë 3 vjet nga fillimi I reformave në drejtësi e në tërësi lidhur me themelimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Shumë kanë investuar politikisht dhe finaciarisht SHB-atë dhe BE për ecurinë dhe themelimin e këtyre institucioneve. Vettingu deri tani ka hecur mire duke nxjer jashtë sistemit të drejtësisë rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të cilët nesër do të jenë objek I drejtësisë, shenjat e para jane optimiste. Tashmë kemi ONM, KPL dhe KLP, por kjo nuk është mjaftueshëm nga sa kërkojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Thamë se thembra e Aklit është dhe betet SPAK e cila do të ndëshkojë të korruptuarit dhe të inkriminuarit në radhët e pushtetarëve, të prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Shumë diskutohet në opinion se çfar po bëhët më SPAK, besimi tek klasa politike është zero, ndaj shqiptarët presin nga ndërkombëtarët që të mos ndalen, por të vazhdojnë me ritme akoma më të shpejta.

E dërguara me punë e SHBA-ve, Leyla M.Ones dy ditë më parë në një aktivitet që kujton miratimin e Reformës në Drejtësi 3 vite më pare tha:

“U themë të gjithë kritikëve por edhe politikanëve që flasin për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë pas largimit të gjyqtarëve. Procesi i Vettingut po funksionon, pavarësisht se për disa mund të shihet si problem.Vërtetë është krijuar boshllëk në radhët e drejtësisë, por drejtësia po pastrohet nga të korruptuarit dhe nga të inkriminuarit. Votimi 3 vite më parë ishte unanim lidhur me Reformën në Dretësi, 140 deputetët votuan për të bërë ndryshime historike, kjo tregon se çfarë mund të bëjnë politikanët shqiptarë kur bëhen bashkë. Ata patën vizionin të luftonin bashkë korrupsionin dhe të ecnin para drejt integrimit në BE. Shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Shqipëria nisi procesin e Vettingut, filloi modeli i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorrëve, u krijua ONM, një numër i madh janë rivlerësuar, disa e kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Disa thonë që ky është problem, por kjo tregon se rivlerësimi po funksionon, se ishte shumë i nevojshëm, pasi drejtësia ishte e kapur nga korrupsioni dhe ata që punojnë në hije për ta kapur Shqipërinë. Pas 3 vjetësh, sot kemi KLP dhe KLGJ të cilët po punojnë për gurin e çmuar të kurorës së reformave, krijimin e SPAK”-përfundoi Leyla M.Ones.

E vërteta është se opinion shqiptar po pret me padurim krijimin e SPAK-ut që të ndëshkohen rreptë pushtetarët e lartë dhe ata të drejtësisë që kanë abuzuar me detyrën duke u pasuriuar në mënyra marramendëse. Ka politikanë të ndershëm, ka gjyqtarë e prokurorë të ndershëm dhe mjaft profesional, por për të mos I futuar edhe ata nën hijen e zezë të politikanëve, gjyqtarë e prokurorë të pisët, duhet shpejtuar në themelimin e SPAK-ut. Pikërisht këtu ndërkombëtarët duhet të përqëndrohen, sepse nëse do ta lejnë në dorën e politikës shqiptare, ky process do të zgjasë edhe disa vite të tjera. Me besimin dhe shpresën se SPAK është afër themelimit të tij, me durim le të presim ditën kur shqiptarët do ta shikojnë realitetin e ndëshkimit të atyre që pushtetin dhe të qënurit në drejtësi, e quajnë biznesit më të mirë. Mendoj dhe jamë I bindur se krahas themelimit të SPAK-ut, do të punohet me ritme të shpejta edhe për Gjykatën Kushtetuese, për Gjykatën e Lartë, për BKH, por më përkushtimin për ta pastruar Shqipërinë nga “institucioni” i korrupsionit dhe I inkriminimit.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency