E premte, 19.04.2024, 02:33 AM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Famë

E marte, 23.07.2019, 08:25 PM


..famë

Nga Astrit Lulushi

Kush kërkon famë është vërtet si Sizifi i mitologjisë, gjithmonë i pakënaqur; ai nuk mund të bëhet Zot, nuk mund të rrafshojë malin, qëllimet e tij janë thjesht iluzione që nuk mund të arrihen.

Pushteti, jo rrallë, sjell famë. Kur njeriu është i etur për famë, ai shoqërohet nga lloj frikë e fshehur brenda vetes. Ky kombinim i dëshirës dhe frikës e shtynë atë për të bërë gjëra që nuk e përmbushin. Nuk e bëjnë të ndjehet i kënaqur. Dëshira për nderime publike çon në frikën e mos pëlqimit. Eshtë e padobishme të jesh marrësi i një nderimi të madh publik, nëse mungon respekti i vetes dhe i të tjerëve.

Në Apologjinë e Platonit, Sokrati e mirëpret jetën pas vdekjes, ku mund të takohet me figura të tilla si Sizifi, të cilët mendojnë se janë të mençur, në mënyrë që t'i pyesë ata dhe të gjejë kush është i urtë dhe kush mendon se është kur nuk është.

Albert Camus, në esenë "Miti i Sizifit", e lartëson këtë figurë me statusin e një heroi absurd. Franz Kafka në mënyrë të përsëritur i referohej Sizifit si njeriu që luftoi për të arritur lartësitë vetëm për t'u hedhur poshtë në thellësi - një jete e pakuptimtë, sepse përbëhet nga përsëritja e zhveshur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora