Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Shqipëria të mësojë nga Kosova

| E hene, 22.07.2019, 07:35 PM |


Po, çka i han palla Beogradit, se Haradinaj jep dorëheqje?

Nga Dedë Preqi

Dorëheqja e Ramush Haradinaj nga posti i keyministrit të Kosovës, më shumë është përsonale, ndoshta edhe për të iu përgjegjur thirrjes për intervistim në Gjykatën e Hagës dhe kjo vlenë madje edhe kur çështjet në pushtet janë të çrregulluara, ose të organizuara gabim deri në atë pikë ku nuk duhet të vazhdohet mëtutje!

Por, e veqanta e gjithë kësaj duket se e ka rrokë edhe një emocion i nxehtë Beogradin, me çrast me një angazhim të Vuçiqit, i cili pas këtij lajmi i tubon gjithë stafin e vet shtetëror dhe po përgadit një trillim, apo plan tjetër se, kush tani do të vendoset në vend të Haradinajt, përmes votës së listës serbe, që të ketë ndikim në proceset shkatrrimtare të Kosovës.

Dhe kjo nënkupton se Serbia dhe Vuçiqi, akoma e kanë “krrabën në sanë”, që do të thotë se, më shumë e kanë në prioritet çështjen e Kosovës, se popullit të vet dhe Beogradit, duke e futur këtë çështje në sëcilin kanal të përgjegjësisë së vet, me përshtypjen se Kosovën e mbanë nën kontrollë?

Një rrezik i tillë për Kosovën, madje bëhët edhe kërcënues, siq e vërejmë edhe më tepër kur Vuçiqi dhe Beogradi përzihen në çdo çështje të Republikës së Kosovës, duke ditur se ky vend nuk është më nën diktaturën dhe juridiksionin e Beogradit, por që nga viti 1999, Kosova kalon në vetëvendosje dhe shtet i pavarur.

Përveq kësaj edhe një rrezik tjetër mund ti vijë Kosovës, edhe nga fakti se, pushtetet që ushtron në vendin e vet, deri më tani nuk e patën një vullnet dhe orientim të drejtë, ndoshta edhe të rremë, me çrast Serbia dhe elita politike e saj e gjetën edhe këtu pikën e dobët për ta dobësuar dhe ngadalsuar Kosovën në arritjen e shumë prioritetëve të saj.

Dhe, Ramush Haradinaj me dorëheqjen e tij nga posti i kryministrit të Kosovës, e dinë vet se a ka vepruar mirë apo jo me dorëheqjen e tij, por një është e ditur se, pushtetet e tilla dhe qeverisjet e tilla në këtë vend, kanë lënë gjurma të shëmtuara, që më shumë e kanë demoralizue dhe denigrue deri në ç’masë këtë popull se e kanë zhvillue dhe integrue në kuptimin njerëzor, duke e lënë edhe të izoluar brenda kufinjëve të vet.

Prandaj, për të i dhënë një mesazh edhe më të qartë këtij episodi, Kosova duhet të gjindet edhe para kësaj ngjarje dhe ti jep kahe kësaj zbrasësire, duke përgaditë zgjedhje të reja dhe të menjëhershme, por jo edhe zgjedhje teknike, sepse ato mund të jenë vetëm provokativ edhe bjerrakohe. Dhe gjestin e Ramush Haradinajt, duhet ta ndjekë edhe Edi Rama, i cili nuk duhet ta pret ngonjë thirrje nga  Gjykata e Popullit, dhe tjetra, ne kemi “mësuar” dhe kopjuar mjaftë nga shteti shqiptarë, tani ka ardhë koha që shteti shqiptarë të kopjon nga Kosova.