Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mehmet Musa: Haradinaj, burrë i fjalës dhe i pushkës

| E hene, 22.07.2019, 07:09 PM |


HARADINAJ, BURRË I FJALËS DHE I PUSHKËS

BURRË I SHTETIT E BURRË USHTRIJE !

-Atij që ka derdhur gjak për lirinë e Atdheut edhe lotët për fatet e Atdheut i kanë hije!-

Shkruan: Mehmet Musa, Gjermani

Treshja Vuçiç, Daçiç dhe Thaçi, nuk do të ngopen poqese nuk e shohin në turrën e druve duke u djegur si Xhordano Bruno, Ramush Haradinajn.

Takimet e shpeshta ndërmjet Thaçit e  Vuçiçit, që nga viti 2013 e deri më sot, prodhuan hiç më shumë e as më pak por vetëm puthjen e dy presidentëve në të dyja faqet si dhe rrënimin e autonomisë së Republikës së Kosovës e letërthirrje për në gjykata speciale të dëshmorëve të gjallë, djemëve të UCK-së.

Kjo ngjarje e tmerrshme në kurriz të trojeve tona, ku edhe pas 20 vjetëve kullojnë gjak plagët që u shkaktuan nga çetnikët serbë të udhëhequr nga kryekriminelët Miloshevic,Vuçiç, Daçiç e shumë të tjerë e detyroi Ramush Haradinajn të veprojë, duke marrë përgjegjësinë për ti dalë krah Atdheut që po rrokullisej drejtë greminës nga një gjarpër i zi, i quajtur Hashim Thaçi, i cili kishte dhe ka plane të zeza për ta bërë Kosovën copë e grimë për hatër dhe në favor të interesave të Serbisë.

Për hirë të Atdheut dhe gjakut që u derdh rrëke për çlirimin e tij, Ramushi u detyrua të bëjë koalicion edhe me qenje që u përngjajnë njerzëve por që njerëz nuk janë. Ai e nxori Kosovën sovrane, nga kolapsi politik që shkaktuan puthjet Thaçi-Vuçiç, për ta gjymtuar edhe më tej ate, duke krijuar ligjërisht ushtrinë e Adem Jasharit me 14 dhjetor 2018 si ushtri mbrojtëse kundër Serbisë dhe gjithë atyre që mendojnë e kanë plane për pushtimin e trojeve tona.

Ai i vuri sanksione shtetit dhe qeverisë më kriminale në botë, Serbisë, duke i thënë se zot shtëpie jemi ne këtu !

Ai nuk iu nënshtrua shantazheve, intrigave dhe provokimeve nga jashtë dhe brenda për të vepruar në kundershtim me interesat e Atdheut, mbrojti Atdheun me fjalë dhe vepra,nga çdo e ligë që ishte kurdisur nga kuçedra Serbi dhe sejmenët e saj në Kosovë.

Marrëveshja e vetme që ai pranonte të diskutonte ishte njohja reciproke, në kufinjtë ekzistues, ndërmjet Kosovës e Serbisë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të marëdhënieve ndërmjet dy vendeve sovrane.

Këtu duhet kërkuar motivi dhe aresyeja pse hienat e zeza të nëntokës shqiptare në bashkëpunim me armiqtë e kombit tonë mblodhën dhe bashkuan forcat për t'a detyruar të largohet nga detyra në shërbim të kombit e Atdheut.

Data e 19 korrikut, kur komisioni shtetror u autorizua për korigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit me Malin e Zi, ishte dita kur iu lanë duartë e lira kasapëve modernë të Kosovës që të bëjnë kompromise të dhimbshme e që ta qethin e nënqethin Kosovën e qindra mijëra dëshmorëve të Atdheut, sipas interesave të Serbisë e aleateve të saj.

Me daten 9 janar 2017, në Radio Kosova e Lirë, unë  pata shkruajtur; ”Ramushi, prapë në pranga, dhe kjo nuk do të jetë hera e fundit, se ai do të prangoset sa herë që e do interesi i Serbisë e miqëve të saj europian dhe sahanlpirësve zuzarë të Prishtinës".

Ndërsa sot unë po të them i nderuari, trim e patriot Ramush Haradinaj: ”Ballin Lartë!” Konsideroje se je prapë në Rrafshin e Dukagjinit, nga ku pushkën tuaj e dëgjoi gjithë bota dhe ajo solli lirinë e dëshëruar ndër shekuj të shqiptarëve. Pushka t'u bëftë top o Ramush dhe, dije se ke pas vetës të drejtën dhe gjithë ata që janë dhe e quajnë veten shqiptarë.

"Lum Kombi shqiptar që të ka djalë!”

-Per ZemraShqiptare, nga Gjermania, 22 Korrik 2019-