E premte, 13.12.2019, 05:28 AM (GMT)

Kulturë

Caush Kullafi: Bashkëbisedim i këndshëm me mësuesin e gjuhës shqipe z. Gëzim Bare

E diele, 21.07.2019, 12:05 PM


NJË BASHKËBISEDIM I KËNDSHËM ME MËSUESIN E GJUHËS SHQIPE Z GËZIM BARE

“…Gjuha shqipe është i vetmi mjeti ndriçimit dhe përdorimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj, dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar…”

12 korrik 2019, dita shënonte pikun e vapës. Telefonata me profesorin e gjuhës shqipe z. Gëzim Bare më tërhoqi drejt një kafeje në Tiranë.. Ndodhej me ne në këtë tavolinë dhe publicisti Bashkim Saliasi.

Trokitje gotash, shkëmbim batutash, por kryefjala e bashkëbisedimit ishte e folura dhe e shkruara e gjuhës shqipe, që në momente të veçanta profesor Gëzimi ishte i ashpër në fjalën e tij për mënyrën sesi përdoret sot ajo në jetën e përditshme, duke e theksuar paragrafin në krye të shkrimit.

Qëllimi ishte që të shkëpusja nga profesor Gëzimi disa copëza nga jeta e tij në arsim. Më duhej ky material për t’u vendosur në librin e historikut të shkollës, 22 vjet shkolla “Vëllazërimi”.

Në një trokitje gotash gjej një hapësirë dhe e pyes profesor Gëzimin:

-Sa është mosha juaj?

-U Plakëm Caush. Kam lindur më 20 maj të vitit 1963 në Peshkopi. Fëmijëria ime ka qenë sa e bukur dhe e vështirë. Në vendlindje mbarova arsimin fillor dhe 8-vjeçar dhe më pas shkollën e mesme. Pasi mbarova arsimin e mesëm me rezultate shumë të mira, vazhdova studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

-Besoj se si çdo student, ke kujtime të bukura nga Universiteti?

-Kujtoj shumë gjëra të cilat kanë lenë gjurmë në kujtesën time dhe hera-herës kur dikush më ngacmon kujtimet vijnë rrjedhshëm si dallgët e detit në një mëngjes vere të nxehtë. Kujtoj jetën e bukur studentore, netët pa gjumë në salla studimi, aktivitete të ndryshme, por në të gjithë jetën time do kujtoj ata mësimdhënës që për mua janë ikonat e arsimit në Shqipëri, Jup Kastrati, Safet Hoxha, Hasan Leka, Tomorr Osmani, etj.

Në vitin 1986 mbarova studimet e larta dhe u emërova mësues në gjimnazin e Lurës në Dibër. Në vitin 1987 në Cyen, në Zallë-Dardhë në vendlindjen e artistëve ku dolën këngëtarët Hazis Ndreu, Qerim Sula, Sherri Dervishi dhe këngëtarja e madhe Lirie Rasha. Ndihem mirë që jam redaktor i librit të kësaj artisteje. Ndihem krenar që edhe unë jam me origjinë nga këto treva që kanë bërë histori.

Pas vitit 1992 u transferova me punë në Krujë. Në vitin 1999 fitova konkursin në shkollën pilot të Paskuqanit. Më pas në vitet 2001-2007 punova si mësues në gjimnazin e Farkës dhe në vitet 2007-2010 punova si specialist i Folklorit në Ministrinë e Kulturës, një eksperiencë shumë e bukur për mua.

Në vitin 2011 u emërova mësues në shkollën ekonomike dhe gjimnazin “Besnik Sykja”, në Tiranë.

Ishte viti 2015 Caush që unë të njihem me ju, kur u emërova mësues në shkollën 9- vjeçare “Vëllazërimi”, ku punonit edhe ju.

-Nëse dëshironi të tregoni diçka më shumë për kohën që ju punuat në shkollën “Vëllazërimi”?

-Jam ndier vërtetë shumë mirë në shoqërinë tuaj. Edhe pse i panjohur nga kolektivi, ju ishit koordinatorët më të mirë për mua.

Ju falënderoj sinqerisht,-tha ai duke më mbështetur pëllëmbën e dorës mbi supe. - Në atë shkollë ju keni një drejtore model i së mirës, grua fisnike dhe e zonja: Merita Prenga.

Profesor Bashkim Saliasi n/drejtorin e shkollës, që fal përherë mirësi. Konsiderata për çiftin e mësuesve Kullafi, mësues për të cilët duatë flas shumë, veçanërisht për bashkëshorten tuaj znj. Zylfie Kullafi, mësuese model, profesioniste e zonja, artikuluese e saktë e fjalës, bashkëpunëtore e shkëlqyer për mua.

E përshëndes dhe i uroj suksese në punën e saj fisnike. Kjo mësuese kërkon vëmendje që besoj se nuk i ka munguar nga drejtore e shkollës znj. Merita. Profesor Gëzimi heshti një çast dhe vijoi:

-Më pas punova mësues në shkollën “Ahmet Zogu”, në gjimnazin “Qemal Stafa”dhe tani vazhdoj të jap mësim në gjimnazin “Partizani”, në Tiranë.

-Me gjithë këtë rrugëtim në arsim,  si jeni ndier?

-Kam punuar me përkushtim dhe me shumë pasión, ku nxënësit e mi janë vlerësuar me çmime kombëtare në konkurse letërsi e sidomos nxënësit e gjimnazit të Farkës dhe gjimnazit “Qemal Stafa”.

Në gjimnazin e Farkës nxora numrin e parë të gazetës “Farka”.

Në revistën  “Trashëgimia shpirtërore” kam botuar portrete artistësh popullor si Bik Ndoja, bilbili haresë Shkodrane, Qemal Kërtusha, Xhelal Çerpja, Lirie Larsha, Qerim Sula këngëtar dhe artist i ansamblit “Tirana”. Të gjithë këta artistë i kam promovuar në  radio Tirana, sidomos ata të festivalit Folklorik të Gjirokastrës në vitin 2009, ku isha specialist i folklorit.

Dëshiroj të them, -vazhdon profesor Gëzimi.,- se arsimi nuk është vend punësimi, është vend profesionistësh, vend i shenjtë i njerëzve që punojnë me përkushtim të plotë e që e tregojnë veten në çdo çast si model të së mirës...

Ju falënderoj që më dhatë mundësinë të shpalos dhe unë diçka nga vitet që më rëndojnë mbi supe si mësimdhënës.

Faleminderit ju profesor Gëzimi..

Intervistoi Caush Kullafi.

Trokitje gotash, shkëmbim batutash, por kryefjala e bashkëbisedimit ishte e folura dhe e shkruara e gjuhës shqipe, që në momente të veçanta profesor Gëzimi ishte i ashpër në fjalën e tij për mënyrën sesi përdoret sot ajo në jetën e përditshme, duke e theksuar paragrafin në krye të shkrimit.

Qëllimi ishte që të shkëpusja nga profesor Gëzimi disa copëza nga jeta e tij në arsim. Më duhej ky material për t’u vendosur në librin e historikut të shkollës, 22 vjet shkolla “Vëllazërimi”.

Në një trokitje gotash gjej një hapësirë dhe e pyes profesor Gëzimin: -Sa është mosha juaj?

-U Plakëm Caush. Kam lindur më 20 maj të vitit 1963 në Peshkopi. Fëmijëria ime ka qenë sa e bukur dhe e vështirë. Në vendlindje mbarova arsimin fillor dhe 8-vjeçar dhe më pas shkollën e mesme. Pasi mbarova arsimin e mesëm me rezultate shumë të mira, vazhdova studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

-Besoj se si çdo student, ke kujtime të bukura nga Universiteti?

-Kujtoj shumë gjëra të cilat kanë lenë gjurmë në kujtesën time dhe hera-herës kur dikush më ngacmon kujtimet vijnë rrjedhshëm si dallgët e detit në një mëngjes vere të nxehtë. Kujtoj jetën e bukur studentore, netët pa gjumë në salla studimi, aktivitete të ndryshme, por në të gjithë jetën time do kujtoj ata mësimdhënës që për mua janë ikonat e arsimit në Shqipëri, Jup Kastrati, Safet Hoxha, Hasan Leka, Tomorr Osmani, etj.

Në vitin 1986 mbarova studimet e larta dhe u emërova mësues në gjimnazin e Lurës në Dibër. Në vitin 1987 në Cyen, në Zallë-Dardhë në vendlindjen e artistëve ku dolën këngëtarët Hazis Ndreu, Qerim Sula, Sherri Dervishi dhe këngëtarja e madhe Lirie Rasha. Ndihem mirë që jam redaktor i librit të kësaj artisteje. Ndihem krenar që edhe unë jam me origjinë nga këto treva që kanë bërë histori.

Pas vitit 1992 u transferova me punë në Krujë. Në vitin 1999 fitova konkursin në shkollën pilot të Paskuqanit. Më pas në vitet 2001-2007 punova si mësues në gjimnazin e Farkës dhe në vitet 2007-2010 punova si specialist i Folklorit në Ministrinë e Kulturës, një eksperiencë shumë e bukur për mua.

Në vitin 2011 u emërova mësues në shkollën ekonomike dhe gjimnazin “Besnik Sykja”, në Tiranë.

Ishte viti 2015 Caush që unë të njihem me ju, kur u emërova mësues në shkollën 9- vjeçare “Vëllazërimi”, ku punonit edhe ju.

-Nëse dëshironi të tregoni diçka më shumë për kohën që ju punuat në shkollën “Vëllazërimi”?

-Jam ndier vërtetë shumë mirë në shoqërinë tuaj. Edhe pse i panjohur nga kolektivi, ju ishit koordinatorët më të mirë për mua.

Ju falënderoj sinqerisht,-tha ai duke më mbështetur pëllëmbën e dorës mbi supe. - Në atë shkollë ju keni një drejtore model i së mirës, grua fisnike dhe e zonja: Merita Prenga.

Profesor Bashkim Saliasi n/drejtorin e shkollës, që fal përherë mirësi. Konsiderata për çiftin e mësuesve Kullafi, mësues për të cilët duatë flas shumë, veçanërisht për bashkëshorten tuaj znj. Zylfie Kullafi, mësuese model, profesioniste e zonja, artikuluese e saktë e fjalës, bashkëpunëtore e shkëlqyer për mua.

E përshëndes dhe i uroj suksese në punën e saj fisnike. Kjo mësuese kërkon vëmendje që besoj se nuk i ka munguar nga drejtore e shkollës znj. Merita.

Profesor Gëzimi heshti një çast dhe vijoi:

-Më pas punova mësues në shkollën “Ahmet Zogu”, në gjimnazin “Qemal Stafa”dhe tani vazhdoj të jap mësim në gjimnazin “Partizani”, në Tiranë.

-Me gjithë këtë rrugëtim në arsim,  si jeni ndier?

-Kam punuar me përkushtim dhe me shumë pasión, ku nxënësit e mi janë vlerësuar me çmime kombëtare në konkurse letërsi e sidomos nxënësit e gjimnazit të Farkës dhe gjimnazit “Qemal Stafa”.

Në gjimnazin e Farkës nxora numrin e parë të gazetës “Farka”.

Në revistën  “Trashëgimia shpirtërore” kam botuar portrete artistësh popullor si Bik Ndoja, bilbili haresë Shkodrane, Qemal Kërtusha, Xhelal Çerpja, Lirie Larsha, Qerim Sula këngëtar dhe artist i ansamblit “Tirana”. Të gjithë këta artistë i kam promovuar në radio Tirana, sidomos ata të festivalit Folklorik të Gjirokastrës në vitin 2009, ku isha specialist i folklorit.

Dëshiroj të them, -vazhdon profesor Gëzimi.,- se arsimi nuk është vend punësimi, është vend profesionistësh, vend i shenjtë i njerëzve që punojnë me përkushtim të plotë e që e tregojnë veten në çdo çast si model të së mirës...

Ju falënderoj që më dhatë mundësinë të shpalos dhe unë diçka nga vitet që më rëndojnë mbi supe si mësimdhënës.

Faleminderit ju profesor Gëzimi..

Intervistoi Caush Kullafi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT