Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Burka

| E diele, 21.07.2019, 01:55 PM |


Jusuf Zenunaj

BURKA

Në shekullin e ri,

burka si bukla

jo tinëz ka hy

në shkolla e në shtëpi !?

Si bari i keq

dita-ditës shtohet,

vetë nuk largohet.

21 korrik 2019

DHELPRA E LUANI

Dhelpra e luani

patën rënë në ujdi,

bashkë majës së malit

si dy miq m 'ia mësy.

Dhelpra s'e harroi

zanatin e vjetër,

luanin ra në kurthë,

ajo rrugëton vetëm.

20 korrik 2019

KUR SHKOJNË NË LUGINË

Të " mëdhenjët " e politikës,

kur shkojnë në Luginë

si zogu i plagosur rrinë,

kush një ditë e kush një natë,

në "fole " kthehen prapë

me zhurmën që i ndjek pas,

për " kujdes e përkrahje" vëllezërore

jetëgjatë si gjethet në kopshtore ..

J.Z. , më 20 korrik 2019