E enjte, 28.03.2024, 10:31 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Pse bën ‘hish’ dajë Ilmi Hoxha, pula kur s’të hyri në lëmë

E shtune, 20.07.2019, 03:43 PM


PSE BËN “HISH” DAJË ILMI HOXHA

         PULA KUR S’TË HYRI NË LËMË

(Përgjigje komentit të Ilmi Veliut, publikuar te “Zemra Shqiptare”

nën reportazhin tim: Poezi, këngë dhe valle Lufta kërçovare.)

NGA KALOSH ÇELIKU

Papritmas, nën reportazhin tim të publikuar te “Zemra Shqiptare” me titull “ Poezi, këngë dhe valle Lufta kërçovare”, doli me një koment teknefes edhe Ilmi Hoxha:

‘’Ilmi Veliu[ E merkure, 17.07.2019, 11:39 PM ]

I nderuar poet Kalosh Çeliku,si ka mundesi qe kylloj manifestimi letrar te mbahte te shtëpija e maqedonit Vllado. Si ka mundesi qe poetëve tu pengojnë restorantet dhe hotelet shqiptare me emra patriotike shqiptare....Liridona, Arabella, Dardania, Shqiponja...... Çka do te thoshte xha Deralla kur do te shihte Kaloshin me shokë duke recituar te shtëpia e nje maqedoni qe e ka vjedhur dhe privatizuar gjysmën e Kërçovës...........’’

Humbje kohe, Sot është të merresh me një koment kotnasikoti teknefes, si lopa kur e hudhë baglën në mes të Lëmës. Megjithatë, edhe duhet përgëzuar dajën, pa të cilin edhe ky shkrim publicistik, nuk do të lindëte pa ndihmën e tij si hoxhë dhe historian.

Falemniderit dajë, për frymëzimin e këtij shkrimi publicistik, që hyri në Librin e radhës: “Kali Shemës pas porte”, i cili pritet së shpejti të dalë në dritë edhe para lexuesve të mi besnik. Krahpërkrahu me librat tjerë të publikuar më herët publicistik, të ulet këmbëkryq në bibliotekë: “Xhadia”, “Rrufjani”, “Lavdi “heronjëvetë Xhadisë”, PYKË shelgu” dhe “Kali Shemës pas porte”. Edhe, Librit tjetër të radhës: “Shkrimtari më i lëvduar dhe i sharë pas shpine” (komente dhe shkrime publicistike).

Vllado, sa për dije nga babai është shqiptar, e nga nëna “maqedonas”. Dhe, shumë më patriot sesa unë shkrimtar, dhe ti si hoxhë dhe historian. E ka ndihmuar, dhe e ndihmon kulturën shqiptare, përkrah asaj botërore. Plasa, dhe i volla edhe zorrët nga barku. Vllado, është mu si piktori me famë botërore Omer Kaleshi nga fshati Kastriot (Sërbicë) i Kërçovës: nga babai shqiptar, dhe nëna “maqedonase”?! Personalitete, që edhe sot e kësaj dite, politika “maqedonase” përpiqet  t’i përvetsojë për vete me Çmime shtetërore dhe hapjen e ekspozitave artisike, duke i shpallë si “maqedonë”.

Fat i tillë e ndoqi edhe shkrimtarin shqiptar Sterio Spase duke e përkthyer në gjuhën “maqedonase” dhe premtuar Çmime shtetërore. Edhepse, ai nuk ra në grackat e partive politike ditore, por u tha haptas “vëllezërve” të Njerkës: Unë, vërtetë jam me prejardhje bullgare, por gjithë jetën i kam kontribuar dhe i kontriboj Letërsisë Shqiptare. Dhe, unë jam shkrimtar shqiptar. Përkundër, disa shkrimtarëve shqiptar me poste politike partiake nëpër Institucionet e Shtetit “përbashkët”, që asaj kohe jugosllave, nuk e dinin as edhe një fjalë të vetme në gjuhëm shqipe, publikisht deklaroheshin si “maqedonë”.

Dorën në zemër, Vllado e ka ndihmuar, dhe e ndihmon ende kulturën shqiptare me çmime shërbimi hotelerie të përgjysmuara të shpenzimeve, edhe me më shumë kualitet dhe mikpritje: peshk dhe verë. E, jo me këmbë pule të kalbura nëpër frigorifere, që lundrojnë me muaj nëpër detëra e oqene nga Evropa dhe Amerika. Shkurt, dhe pa inatë: me produkte bujqësore, që i prodhon vetë në malet e Zajazit (Tajmishte) të Kërçovës. Jo, me prodhime “hallall” dhe “ilahi” të hoxhallarëve.

Vdiq, patriotizmi dhe Lufta e pasardhësve të kaçakëve Zajazit. Edhe, Rilidasëve shqiptar, që i dolën zot Atdheut me pushkë dhe penë. Burrave, që e shkrinë Trurin dhe gjithë pasurinë e trashëguar në shërbim për Zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, në Ballkan (Buren e barotit). Përkarshi, paretizanëve sotshëm të Partive Politike Shqiptare, që turren me të katra pas posteve politike dhe pasurisë personale e familjare.

E them haptas publikisht, se: Hë për hë, vendi më i përshtashëm për leximin e poezive, është “Shtëpia e Arteve” në Knezhinë të Kërçovës. Shtëpi, ku edhe ne si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar, më herët i kemi organizuar disa manifestime kulutorore Poetike: “Takime nën Rrap” dhe Ditët e Humorit dhe Stirës “Xha Deralla” mes maleve të Kërçovës: Çelëvjollca dhe Drenova mbi Zajaz. “Shtëpi e Arteve”, ku gati një mal i Kruzhinës me pisha e lisa, është i mbushur me skulptura dhe piktura, dhe për çdo vit dhjetë ditë rresht e vizitojnë artistë nga e gjithë bota me shpenzime falas materiale.

Unë si kryetar i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup kam biseduar me pronarin Vllado, që edhe ne si shkrimtarë, përkrah Kolonisë të piktorëve të kemi një Koloni të shkrimtarëve duke i lënë “Shtëpisë të Arteve” në fund të qëndrimit dhjetëditor si poetë nga tre libra falas në themelimin e një biblioteke mes maleve. Ai, edhe u pajtua si mik i kulturës shqiptare. E gjithë puna, tashti mbeti në duart e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar dhe Klubit të Shkrimtarëve “Penestia” në Kërçovë.

Shqiptarët, Sot nuk janë kope e deleve që turren kopeisht te “Përroni i Thanës” në fshatin Cërvicë të Kërçovës pas kripës duke hëngër dhe të kuqe. Edhe, atë: Baltë të kuqe, që dikur më është ngjitur për këmbësh edhe në Universitetin e Prishtinës. E, as çikllopë me një sy në ballë. Sot, e shohin larg mikun, edhe armikun. Ditën e Nesërme, që vjen me Kalë shale. Dhe, jo me gomar topall i ngarkuar plot mallëra me afat të skaduar përdorimi mbi samarë. Pse, nuk reagon ndaj ferexheve të zeza të mbuluara këmbekokë, që nuk u shihen as sytë, nuk dihet kush fshihet nën ato ferexhe të zeza, burrë apo grua, dhe “mjekrave” turko-arabe, që kurrë nuk i ka pasur Kërçova si veshje tradicionale shqiptare?! Dhe, dita-ditës po shumëzohen si mushkonjat e kënetave duke e pushtuar Kërçovën Historike. Po, reagon ndaj Klubit të Shkrimtarëve “Penestia”, një “maqedoni” që në “Shtëpinë e Arteve” lejon të dëgjohet edhe vargu kryengritës shqiptar, dhe jo “ilahitë” e hoxhallarëve të dalldisur pas çallmës turke, dhe të arratisur pas kulturës dhe traditave turko-arabe në xhami, ende pa flamurin kuqezi në minare.

Pse bën “hish”, kur Pula nuk të hyri në Lëmë?! E, nuk bënë “hish”, kur Pula po të shëtitet nëpër Shtëpi me ferexhenë e zezë hedhur krahëve si Xhadi, dhe këndon si gjel mbi gardh. Ti je hoxhë dhe historian, duhet ta dish mirë, se: në Maqedoninë e Veriut nuk ka “maqedonë” dhe “turq”, po shqiptarë, bullgarë, serb, vlleh dhe romë. Prej nga e linde një “maqedon”, kur e gjithë bota e di se maqedonasit e vjetër kanë qenë Fis Ilir, që nga Filipi i Maqedonisë, Olimbia dhe Aleksandri i Madh?! Maqedon, sot mund të jenë shqiptarët ortodoks të Rekës dhe fshatit Duf në rrethinën e Gostivarit. Dhe, shqiptarët, bullgarët, serbët, vllehët dhe romët të deklaruar si “maqedonë” në kohën e shokut Tito.

Sot, kanë ndryshuar rrethanat politike dhe historia. Shqiptarët, bullgarët, vllehët, serbët dhe romët po kthehen tek rrënja e tyre natyrore. Dhe, një ditë do të vij koha, kur do të kemi edhe një shtet pa “maqedonasë”. E, sipas teje si hoxhë dhe historian në këtë shtet të “përbashkët”, cili mbeti “maqedon”?! Vllado, apo unë dhe ti si hoxhë dhe historian?!

Dajë i dashur, përderisa merresh me komente teknefese në Facebook rreth organizimeve të manifestime poetike, pse nuk merresh pak edhe me Muzeun e LNÇ në Kërçovë, kur ti postin politik të drejtorit e more si dhuratë nga PDSH –ja e Menduh Thaçit, dhe e gëzon ende nga BDI –ja e Ali Ahmetit?! Partizanëve, që nateditë u bënë roje në atë Muze Historik, pa më thuaj me cilin “armik” këto partizanë bënë luftë maleve?! Nuk të ka shkuar asnjëherë mendja, se: këtyre “heronjëve” që i ruan ti me post politik, a nuk është koha t’i strehosh në të njëjtën shtëpi edhe “armiqtë” e tyre Ballistë?!

Xha Deralla, po të më shihte duke lexuar poezi te “Shtëpia e arteve” (“maqedoni”), zemra do t’i bëheshte mal. Shkaku, se: Xha Deralla moti ka ikur nga mesi juaj i “patriotëve” shqiptar me çallmë turku dhe çaj rusi. Anekdotat e tia gojë më gojë, ende janë gjallë mes popullit shqiptar nëpër katunde e qytete. Përmëtepër, nëse ka ndonjë personalitet tjetër shqiptar, ma thuaj: Përveçse, Nastradin Hoxhës (anonim), i cili pëmes anekdotave është tall me hoxhën, ai është Xha Deralla.

Dajë i dashur, Ilmi Hoxha! Përderisa, humbë kot kohë në Facebook, dhe portale elktronike me komente teknefese, punë me mend do të ishte ta “humbësh” pak kohën duke i lexuar edhe memoaret e publikuara të Mulla Sulës (Haxhi ef. Sulejman Rexhepit, Kryetarit të Bashkësisë Fesë Islame në Maqedoninë e Veriut): “Kush ma prek Kombin, ma ka sharë Fenë”.

Dhe, për fund: “armiqtë” e mi të penës që ma kënaqën Lapsin, Sot po heshtin në Ditën e Madhe, e kanë mbyllur gojën të shpërblyer me poste politike dhe Çmime Shtetërore. Nuk u dëgjohet as zëri. Nuk e di, a janë ende gjallë si “analistë” politik me të dyja këmbët dhe trutë në legen nëpër gazeta dhe portale elketronike. Apo, moti kanë vdekur dhe janë arratisur mes varreve.

Hë për hë, siç duket më lanë vetëm në duart e hoxhallarëve me komente teknefese…



(Vota: 31 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora