E enjte, 22.08.2019, 02:41 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët!

E shtune, 20.07.2019, 05:10 PM


Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët!

Nga Keze Kozeta Zylo

Kryeministri i Kosovës i shtetit më të ri në botë ka dhënë dorëheqjen.

Ai do të paraqitet në gjyqin e Hagës.  Ai iu drejtua popullit të Kosovës ndër të tjera me këto fjalë se:  “Nderi Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përballë shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar. Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë. Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij”.

Është e trishtë, e dhimbshme dhe drejtësi e frikshme, kur shikon që në Hagë gjykohen Heronjtë e Kosovës që luftuan për të mbrojtur trojet e tyre nga bisha hitleriane e Sllobodan Millosheviçit dhe kompani, ndërkohë ringrihen kriminelët serbë...

Ramushi e ndjeu në asht robërinë serbe dhe doli të luftojë për Lirinë.  Nënat në Kosovë që lindnin djem u bënë heronj, se i kërkoi koha, i kërkoi Kombi, i kërkoi Liria.

Liria e fituar me gjak e bëri atë Hero. Bijtë që luftojnë për trojet e tyre të pushtuara nuk gjykohen, por gjykohen kriminelët serbë, pushtuesit që bënë genocid ndaj popullit martir të Kosovës.

Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët!

19 korrik, 2019

Staten Island, New York



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT