| E shtune, 20.07.2019, 09:59 AM |
..përgjegjësi
Nga
Astrit Lulushi
Pavarësia
nuk është fjalë boshe dhe as pavlerë. Njeriu lind i pambrojtur dhe i pa-aftë të
mbrojë veten, fat i paracaktuar për të qenë i varur. Kështu, mbrojtja e jetës
mund të thuhet se ka vlerë, por për cilin? Për atë qe merr përgjegjësinë ta
mbrojë. Sepse si mund t’i kërkohet një tjetri të rrezikojë jetën e vet për të
mbrojtur tënden?
Gjëja
më e frikshme është gj?ja më e zakonshme. Besimi në dikë është çlirim nga
përgjegjësia e vetes edhe kjo është kaq e zakonshme. Njeriu heq dorë nga
pavarësia duke mos pranuar të marrë përgjegjësi për mbrojtjen e jetës së vet.
Karakteristika thelbësore e të gjitha qeverive, pavarësisht nga forma, është
autoriteti, vendosur diku me respekt e diku me forcë, frikë e mashtrim. Qeveria
është forcë e organizuar, jo domosdoshmërisht me ose pa forcë, për të sunduar e
dominuar të tjerët.
Hapi
më i thjeshtë i një individi të guximshëm, thotë Solzhenicin,
është
që të mos marrë pjesë në gënjeshtër. Vetëm një fjalë në përkrahje të së
vërtetës ai tejkalon gjithë botën.
Dikur,
shpesh edhe sot, ishte tmerrësisht e rrezikshme që njeriu mendimet e veta t’i
shfaqete brenda rrezes së një teleskopi. Gjëja më e vogël që mund të shkaktonte
ishte një qëndrim nervoz, një ankth i pavetëdijshëm, një zakon për të
pëshpëritur me veten - që e bënte të dukej i çmendur - të kishe diçka për të
fshehur, në çdo rast, të mbaje një shprehje të pakënashme në fytyrë ... ishte
një vepër e dënueshme.
Imagjino
të jetoje në objektivin e shikimit 24 orë, 7 ditë në javë, nën indoktrinim dhe
kushtëzim nga autoriteti. Çlirimi nga unaza e mbikëqyrësve institucionalë nuk
ka shpëtim, nuk ka afat, dhe asnjëherë nuk jepet falas. Tani pyesni: Sa të
pavarur e të çliruar jemi?