| E hene, 15.07.2019, 09:00 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
“RILINDJA” SHQIPTARE ASHT
TURPI I BALLKANIT
EUROPIAN
KUSH QEVERISË
JU TREGON SHESHI SKENDERBEU NË
TIRANË 2017
“O
Perendi,a ndjeve ?
Tradhtarët na lanë pa atdhe
e Ti rri e gjuen me rrfé
lisat n’per
male kot ...” At Gjergj FISHTA O.F.M.
1912 – 13 “Rrethimi i
Shkodres” Esad Pash TOPTANI...Vrau Hasan Riza Pashën dhe i dorzoi Shkodren
malazezve të Krajlit, e mbasi Esad Pasha mbushi xhepat, iku...
1913 – 1915 Konferenca e
Ambasadorve në Londer shpallë Shtetin e Ri Shqiptar...
Traktatet e mëshefta per
coptimin e Trojeve Shqiptare... Kufijt e Shqipnisë kudo kalojnë në Trojet Shqiptare
tue lanë jashtë krahinat ma të njohuna historikisht të tonat.
1919 Turhan PASHA
braktisë Delegacionin e Konferencës së Paqës në Paris...
24 DHJETOR 1924 Ahmet
ZOGU mbas nenshkrimit traktatit me Pashiqin, ku i jep Jugosllavisë Kelmendin
dhe Krahinen e Shen Naumit, i shoqnuem nga Vrangelistët rus ka hy në Tiranë dhe,
qeveritarët e Fan Nolit ikën nga Shqipnia. Fillojnë vrasjet...
1926 – 1927 Kryengritja
e Dukagjinit dhe shtypja e saj me masakra të panjohuna...
7 PrILL 1939 Shqipnia
okupohet nga Italia fashiste. Zogu mbushi xhepat e iku...
8 NANDOR 1941 Jugosllavët
Dushan Mugosha e M. Popoviq, formojnë në Shqipni Partinë Komuniste “Shqiptare”
tue i besue drejtimin e saj tiranit Enver Hoxhës...
1943 Në Shqipni hyjnë
forcat naziste gjermane. Lufta civile ka pushtue Shqipninë.
29 NANDOR 1944 Forcat
ushtarake gjermane dalin nga Shkodra... Shqipnia u pushtue nga sllavokomunistët
e Titos ku, u vendos diktatura. Fillojnë masakrat e Veriut.
SHKURT 1945 Konferenca e
Jaltës e len Shqipninë nen sundimin Jugosllav e Rus...
11 JANAR 1946 Shpallet
“Republika Popullore e Shqipnisë” drejtue nga E.Hoxha,
“Hero i Popujve të
Jugosllavisë”, mik i Stalinit e “Revolucionar i 1967” së Mao Ce Dunit.
1946 Në Degen e Punve të
Mbrendshme të Shkodres formohet “Seksioni Katolik”...
11 PRILL 1985 Vdes
diktatori i pashoq E. Hoxha. Me 13 e zevendson Ramiz Alia...
Fitimet në 40 kampet e
shfarosjes e internimeve të kudondodhuna në Shqipni, diktatorët i rezervojnë
ndër banka, per trashigimtarët miljarderë të drejtuesve të “Shtetit Shqiptar”.
1992 Pasohen nga Sali
Berisha.., sot vazhdon Edi Rama, Ilir Meta...Kur asht “çliruar” e dijnë “prof.
Dr., historianë e akademikë”.., pushtuesit turq, sllav, italian, gjerman, grek,
rus, malazez, serb e tradhtarët e Atdheut... Vllavrasës skllavnues të
Shqiptarëve rrethue në tela me ferra, që tue mbushë xhepat e tyne të paprekshem,
vrapojnë nga Lindja...
Lufta kunder kenjes së
Shqipnisë: Shtet Europjan po vazhdon… Turpi i Shek. XXI..!!
Melbourne, 15 Korrik 2019.