Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: ‘’Rlindja’’ shqiptare asht turpi i Ballkanit europian

| E hene, 15.07.2019, 08:00 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

“RILINDJA” SHQIPTARE  ASHT   TURPI  I  BALLKANIT  EUROPIAN

KUSH QEVERISË JU TREGON SHESHI  SKENDERBEU    TIRANË 2017

“O Perendi,a ndjeve ?
Tradhtarët na lanë pa atdhe
e Ti rri e gjuen me rrfé
lisat n’per male kot ...” At Gjergj FISHTA O.F.M.

1912 – 13 “Rrethimi i Shkodres” Esad Pash TOPTANI...Vrau Hasan Riza Pashën dhe i dorzoi Shkodren malazezve të Krajlit, e mbasi Esad Pasha mbushi xhepat, iku...

1913 – 1915 Konferenca e Ambasadorve në Londer shpallë Shtetin e Ri Shqiptar...

Traktatet e mëshefta per coptimin e Trojeve Shqiptare... Kufijt e Shqipnisë kudo kalojnë në Trojet Shqiptare tue lanë jashtë krahinat ma të njohuna historikisht të tonat.

1919 Turhan PASHA braktisë Delegacionin e Konferencës së Paqës në Paris...

24 DHJETOR 1924 Ahmet ZOGU mbas nenshkrimit traktatit me Pashiqin, ku i jep Jugosllavisë Kelmendin dhe Krahinen e Shen Naumit, i shoqnuem nga Vrangelistët rus ka hy në Tiranë dhe, qeveritarët e Fan Nolit ikën nga Shqipnia. Fillojnë vrasjet...

1926 – 1927 Kryengritja e Dukagjinit dhe shtypja e saj me masakra të panjohuna...

7 PrILL 1939 Shqipnia okupohet nga Italia fashiste. Zogu mbushi xhepat e iku...

8 NANDOR 1941 Jugosllavët Dushan Mugosha e M. Popoviq, formojnë në Shqipni Partinë Komuniste “Shqiptare” tue i besue drejtimin e saj tiranit Enver Hoxhës...

1943 Në Shqipni hyjnë forcat naziste gjermane. Lufta civile ka pushtue Shqipninë.

29 NANDOR 1944 Forcat ushtarake gjermane dalin nga Shkodra... Shqipnia u pushtue nga sllavokomunistët e Titos ku, u vendos diktatura. Fillojnë masakrat e Veriut.

SHKURT 1945 Konferenca e Jaltës e len Shqipninë nen sundimin Jugosllav e Rus...

11 JANAR 1946 Shpallet “Republika Popullore e Shqipnisë” drejtue nga E.Hoxha,

“Hero i Popujve të Jugosllavisë”, mik i Stalinit e “Revolucionar i 1967” së Mao Ce Dunit.

1946 Në Degen e Punve të Mbrendshme të Shkodres formohet “Seksioni Katolik”...

11 PRILL 1985 Vdes diktatori i pashoq E. Hoxha. Me 13 e zevendson Ramiz Alia...

Fitimet në 40 kampet e shfarosjes e internimeve të kudondodhuna në Shqipni, diktatorët i rezervojnë ndër banka, per trashigimtarët miljarderë të drejtuesve të “Shtetit Shqiptar”.

1992 Pasohen nga Sali Berisha.., sot vazhdon Edi Rama, Ilir Meta...Kur asht “çliruar” e dijnë “prof. Dr., historianë e akademikë”.., pushtuesit turq, sllav, italian, gjerman, grek, rus, malazez, serb e tradhtarët e Atdheut... Vllavrasës skllavnues të Shqiptarëve rrethue në tela me ferra, që tue mbushë xhepat e tyne të paprekshem, vrapojnë nga Lindja...

Lufta kunder kenjes së Shqipnisë: Shtet Europjan po vazhdon… Turpi i Shek. XXI..!!

Melbourne, 15 Korrik 2019.