E premte, 29.03.2024, 08:59 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Ne jemi ardhmëria

E merkure, 01.10.2008, 03:04 PM


Demir Krasniqi
Demir KRASNIQI

NE JEMI ARDHMËRIA

Ne jem lule pranverore,
Jeta pa ne, s’ ka kuptim.
Ne, jemi qenie njerëzore,
Nuk jem kafshë për trafikim!

Ne, nuk jemi botë shtazore,
Mall për treg – mish për kasap!...
Ne, jemi qenie njerëzore –
Kërkojmë mbrojtje në çdo hap !

Edhe ne, e duam jetën,
Gjithë gëzimet, lumturinë...
Edhe ne , kemi të drejtën –
Ta gëzojmë jetën dhe lirinë !

Ne, s’ jem mallra për trafik,
Nuk jem mish për korba t’ zi,
Ne, nuk thithim narkotik,
S’ jem monedha për tregti !...

Jemi ardhmëria e kësaj bote,
Qenie e shenjtë madhështore .
Ne, nuk jemi dolli prej gote ,
Pse kemi lindë – nuk jemi fajtore !

Mos përbuzni mrekullinë ,
Mos u kënaqni me tymosje ,
Mos helmoni ardhmërinë ,
Mos i sillni botës shfarosje !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora