Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Distikë të një burri të moshuar (3)

| E diele, 14.07.2019, 10:59 AM |


DISTIKË  TË  NJË  BURRI  TË  MOSHUAR/5

Nga Përparim Hysi

81. Migjeni:" Kafashatë që s'kapërdihet ash,or vëlla, mjerimi!

Unë:- kafashtë që s'kapërdihet është,or miq,emigrimi!

82. Ashtu si erozioni që gërryen tokën,

Ashtu dhe emigrimi po gërryen KOMBIN!

83. A s'më thoni:-Pse fjala kurbet

Rimon me kiamet?

84. Plagët që m'u hapën nga"vitet e ikjes"

I mjekoja  me metaforat e ALI PODRIMJES!

85. Njeriu vlerësohet,kur ka pushtet

Nëse ka fytyrë apo ka syfet?

86. Karriken e pushtetit e shfyrtëzon si imoral

Ti nuk je njeri,por safi djall!

87. Nëse jam mirë për vete,por vendi im heq

Nuk jam hiç mirë,por ndihem shumë keq.

88. Edhe vet jam si pa ngrënë, në të tjerët s'kanë bukë

Zemar zë më dhëmb dhe jam si i mbytur me turp!

89. Ti erdhe në pushtet dhe na mbushe me premtime

Harron që gënjeshtra shkoqet si thërrime.

90. Shoh popullin që vuan , zë dhe vet të vuaj

Sikur ç'ndodh me të vuajturit, të kem dhe unë faj.

91.Karriken e pushtetit e  kam provuar

Kurrë nuk më shkon mendja për"karriken e mallkuar"

92.Në pushtet:  Mundësia fare e vogë, hallet sa një mal

Të vjen mendja rrotull sa shkon në djall.

93. Në pushtet erdhe me nder, po u ktheve në cub

Nuk e ke të gjatë: do të dëbojnë me turp.

94. Në bëre të liga, të mira mos prit

Je qorr me sytë hapur, dhe nuk sheh dritë.]

95. Në do të zgjatësh jetën, ti luaj nga vendi

A nuk është i qelbur, ujë që ndenji?

96. Shtetar që vendin e nxive,  e bëre për"olele"

Nuk e di nëse ndonjëherë gjumin të qetë e fle.

97. Ti qesh e skërmitesh,kur vendi digjet

Sa dallon nga"kurva e Stambollit" që krihet.

98. Pushtetari që  për të ruajtur karriken, turmat kurdis për sherr

Jo vetëm që nuk duhet mbështetur,por duhet dërguar në FERR!

99.Thuhet që EVA e mashtroi ADAMIN

Po pse burrat vazhdojnë"avazin"?

100. Turmat nuk dëgjojnë këshilla

Liderët  që nxisin turmat,do prangosur me veriga..

Tiranë, 23  qershor 2019