E enjte, 25.04.2024, 10:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Lul Lulashi

E diele, 14.07.2019, 10:59 AM


Jusuf Zenunaj

S O T

Të vjetrën përqeshim,

tê renë "përqafojmë",

me shkolla e parti

çdo vendi ia shkojmë.

Gjuhën pasurojmë,

"s'ka" nevojë për purist,

me një libër të botuar

kem akademik.

Në Kuvend shpeshherë

thonë mungon kvorumi,

rroga nuk u zbritet,

as atyre që i zë gjumi.

Pakkush të varfërit,

sot, ia shtrinë dorën,

me sy i shijon në dyqan

si dardhën edhe mollën.

Luftëari i lirisë mendimet i bluan

si ditën ashtu edhe natën,

lekët t'i ruajë për bukë

apo për ilaçe !

"HARTIMORE"

Një kryetar komune

paska bërë shkollë të madhe,

bukur e fliska gjuhën letrare !?

Tek e kujton kohën e fëmijërisë

me fjalën " hartimore " rrëfimin qëndis.

Pas dy-tre muajsh, kur të bëhet doktor,

sërish do ta shohim në televizor,

me fjalët që s'i gjejmë as në fjalor.

J.Z., më 6 korrik 2019

LUL LULASHI

Lul Lulashi n'krye të partisë

turr e vrap pati nis

lumtrinë t'i sjellë Shqipërisë,

veçsa nuk bëri be,

që do të sjellë" Republikë të Re " !

Vallë, kush mundi t'i bie mësysh

që iu nda partia në dysh ?!

Në rrugëtim nuk ngeli vetëm

kudo bashkë me meëuesin e vjetër.

Këshilla ditën, këshilla natën,

bashkë në rrugë e bashkë nën çadër,

por "mundimi " i shkoi huq

se iu dogj buka në prush.

Rama gatoi me tharm të vjetër,

zor se pjek ndonjë bukë tjetër.

J.Z. , Dilbeek, më 4 korrik 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora