E marte, 16.04.2024, 01:31 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sylejman Morina: Aksion i shoqatës arbneshe “Vicko Zmajeviq” për pastrimin e Fontanës Mbretërore në Kolovare

E shtune, 13.07.2019, 03:59 PM


Aksion i shoqatës arbneshe “Vicko Zmajeviq” për pastrimin e Fontanës Mbretërore në Kolovare

Shkruan Sylejman Morina

Shoqata  në fjalë qe disa vite përveç  aktiviteteve kulturore organizon  edhe  aksione  për  pastrimin e Fontanës të cilën arbneshëte konsiderojnë edhe si identitet i Arbanasit. Në këto ditë vape filluan aksionin e tillë në  të cilin morën pjesë kryetarja dhe anëtarë të tjerë nga kryesia e shoqatës, si prof. Dr. Sergjo Dokoza ligjërues në Universitetit të Zarës, pastaj koloneli, diplomati dhe shkrimtari Mr. Ivica Mateshiqi, zotëri Baranqiq (burri i Maksimiljanës ) dhe anëtarë tjerë. Megjithëse nuk është edhe lehtë të bëhet pastrimi i pusit  të fontanës nga gjithfarë mbeturinash të hedhura nga njerëzit e pa ndërgjegjshëm. Shoqata   në vijimësi po e zhvillon  ketë aktivitet duke  e dhënë  kontributin e saj në pastërtinë e këtij objekti historik dhe të  plazhit të Kolovarës, pjesës më të bukur të qytetit Zarës.

Formimi i shoqatës

Shoqata Kulturore e arbneshve të Zarës “Vicko Zmajevq” e themeluar nga intelektualët dhe aktivistët arbnesh më: 24.2.2014,ndërsa kryetar i parë ishte zgjedhur mr. Josip Matasi. Aktivitetet e saja shënojnë një ringjallje pasi që udhëheqja iu besua prof.dr, MaksimiljanaBaranqiqit. Shoqata në fjalë zhvillon aktivitete të shumanshme ajo ka forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me institucionet komunale e të Zhupanisë,  me shqiptarët e Zarës edhe me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë. Përveç kësaj ka krijuar lidhje me intelektual e diplomat të ndryshëm shqiptar dhe me shoqata e institucione tjera që veprojnë në Zarë.

Prof. Dokoza dhe Ivica Mateshiqi duke pastruar Fontanën

Aktivitetet tjera

Falë prof. Maksimiljanës me sukses funksionon edhe kursi i gjuhës arbneshe për bashkëvendësit e saj që ajo e mban në baza vullnetare.Por ajo  për t’ia lehtësuar përvetësimin  e mësimit të gjuhës arbneshe të  interesuarve e ka botuar më 2017 edhe një libër praktik, për të folmen arbneshe.Libri në fjalë  e ka edhe  glosarin Arbnisht -Kroatisht dhe Kroatisht Arbnisht. Përveç zhvillimit të aktiviteteve të kulturo artistike, sidomos në vigjilje të festës së arbneshve kushtuar përvjetorit të shpërnguljeve të tyre në disa vende në rrethinën e Zarës( Zemunik, Arbanas dhe Ploqe). Shoqata “V. Zmajeviq” organizon dhe shënimit të datave tjera të rëndësishme. Ajo ka ftuar personaliteteve meritore, arbneshe e shqiptare në organizimet e saja, si  në promovime librash me  tematika arbneshe,ekspozita,etj.Poashtu  ka organizuar  edhe  vizita me arbneshët  në Kosovë, Shqipëri  dhe në Mal tëZi. Në një farë mënyre shoqata është  shndërruar  në një çerdhe të  rëndësishme për intelektualët, artistët ,krijuesit dhe arbneshve tjerë.

Aksionistët tjerë të shoqatës duke pastruar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora