Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dhimitri Pojanaku: Trëndafilat e varrezave

| E shtune, 13.07.2019, 09:05 AM |


Dhimitri Pojanaku

TRËNDAFILAT E VARREZAVE

Asnjë dorë nuk i këput

Asnjë nuk ju afrohet, s'i mbledh

E çelin dimër e verë.

Mbajnë mbi vete petalet e thara

Si vetë dhimbjen

Si vetë vdekjen,

Dhe vetë i shkundin

Vetë pjalmohen,

Vetë çelin.

Nuk di se për inat të kujt bote,

Mbledhin ëndrat grushte - grushte,

E shpërthejnë në ngjyra të qeshura, të ngrohta,

Të buta, të ndezura,

Nuk di se për inat të kujt, nuk e di,

Barabiten e ngjajnë si vëllezër binjakë me trëndafilat në kopshtet e të dashuruarve.

Me pikëllimin ushqejnë lulëzimin.