Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Vraja dhe gjetjet arkeologjike

| E premte, 12.07.2019, 08:04 PM |


Vraja dhe gjetjet arkeologjike

Shkruan Fahri Xharra

“Trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore në shekullin e XVI, me rrethinat e veta të gjëra, gjithnjë kanë dominuar me një provincë të thellë, gjatë dhe pas sundimit, pesë shekullor të Imperisë Turke. I cili, sundim do ta mbulonte, pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik dhe m’u për këtë qëllim, që nga kohërat e hershme, do të zhvilloheshin beteja të shumta, për dominim dhe hegjemoni, nëpër tërë Evropën  Qendrore.Pastaj duhet të hiqet çdo dilemë, se vetë historiati i Toplicës në Arnautllëkun e Nishit dhe Pashallëkun e Vrajës për ne shqiptarët kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë, faqe të errëta dhe të pa ndriçuara deri në fund, të këtij kapitulli të historisë sonë të përgjakshme dhe mjaft të dhimbshme për trojet tona autoktone të Shqipërisë së Vjetër Verilindore

( Reshat Avdiu,Zgjerimi i Serbisë në dëm të trojeve shqiptare 1804 – 1913 )

Nejse kjo ishte pak nga historia, por më mbetet në mendje gjithmonë Faik Konica kur tregonte në shkrimet e tia, fjalët e diplomatit të huaj që i thoshte që sikur ta  dinim se nuk janë turq Vraja dhe Leskovça nuk do të mbeteshin ndër Serbi. Kurse vet Faiu kishte shkruar :”Serbët janë kombi më i dobët dhe më i pa fuqishëm. S’kanë gjë tjetër për të luftuar shqiptarët përveç se fjalët dhe gënjeshtrat. Po sikur të kishim mend, do të mundnim me të drejtë ne  t’i thoshim  Serbisë  së Poshtme ku ndodhen Vraja, Leskoci, Nishi-Shqipëri e Vjetër.  Besoj që u kuptuam.