Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nehat Osmani: Gjilanit duhet t'i kthehet 'Panairi i Librit', Imazhi i Qytetit

| E premte, 12.07.2019, 07:52 PM |


GJILANIT DUHET T`I KTHEHET “PANAIRI I LIBRIT”, IMAZHI I QYTETIT

Aty ky pushteti të largon nga libri, aty njerëzit ikin dhe braktisin qytetin. Qyteti mbetet si shtëpia pa njerëz. Aty, atëherë vdes edhe vet qyteti.

NGA NEHAT OSMANI

Pushteti dhe qeveria lokale me barrikadimin e hapjes së “Panairit të librit” ka barrikaduar më shumë se një traditë të ndritur të qytetit të Gjilanit,të nisur që nga vitii largët 1972. Ka barrikaduar dyert e “shtëpisë” së diturisë, shkencës, teknologjisë.Aty ku poezia, fantazia, arti tuboheshin nën një kulm e Gjilanin eafirmonin si djepin e qytetërimit dhe kulturëssë republikës sonë.

Aty ku ideologjive partiake u hapen dyert, ndërsa vlerave të mirëfillta letrare e shkencore u shuhet zëri, aty dhe popullit i zihet fryma e qytetarët ndihen të shtypur, aty pra gjymtohet lumturia, shpresa e shpirti i atij qyteti.

Kryetari Haziri me hapjen e dyerve të teatrit për promovimin e librave të “shkrimtarit” Adnan Merovci, më shumë se po promovonteautorë të kuazi veprave politike e temave partiake ku po mblidhte bashkëpartiakët, bashkëmendimtarët dhe shokët e tij, më shumë po  injoronte dhe bastardonte të arriturat dhe krijimtaritë e fundit të shtëpive më të njohura botuese mbarëkombëtare, ku mblidheshin elita krijuese dhe ajka e inteligjencies kombëtare.

Aty ku grisen gjurmët e gjeneratave e baballarëve tanë, aty atëherë shtrembërohet historiku i qytetit, aty pra asfiksohet qytetërimi i qytetit tonë.

Me pafuqinë për t’ia risjellë “Panairin e librit” Gjilanit,fortifikohet bindja e një “karizme shterpe”tëkësaj kaste udhëheqëse të komunës për të ndaluar bartjen dhe zhvendosjen e vlerave kulturore dhe emblematike drejt qyteteve tjera të Kosovës.

Gjilani e kishte panairin e librit atëherë kur askush s’e kishte e duhet ta ketë edhe sot e përherë për të ruajtur trashëgiminë e krijuar e afirmuar ndër brezadhe për të rikthyer e ringjallur epitetin nostalgjik të “qytetit të kulturës”.

Apeli im është: SHPloni kubëzat qytetërUESE TË Gilanit, civilizIMI i qytetit tonë ka nisur edhe para ardhjes suaj këtu!