E premte, 19.04.2024, 10:30 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: At Zef Valentini dhe Shqipnia

E enjte, 11.07.2019, 08:07 PM


Përgatiti Fritz RADOVANI:

AT  ZEF  VALENTINI  S.J. DHE  SHQIPNIA

AT ZEF VALENTINI S.J.

(1900 – 1979)

40 VJET perpara At Zef VALENTINI S.J., vdiq me Shqipninë në zemren e Tij...

Ai ishte nder shkenctarët ma të mëdhaj italian, tri herë “Doktor Shkencash”, që gjithë jeten ja kushtoi Shqiptarëve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe Gegnishtes së tyne.

Asht le me 1 Korrik 1900 në Padova Itali, dhe vdiq në Palermo me 16 Nandor 1979.

Prof. Ernest Koliqi shkruen: “At Valentini mbrriti në Shqipní në shtatorin e vjetës 1922. N'at muej t'âmbël e të praruem vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtësinë e rrugve të saj gjarpnuese, rrethue me gjethet e zverdhuna të lulevileve n'agoní e me aromat e fshehta që asokohe vërshonin prej s'mbrendshmi në rrugë, tue ardh' prej matanë mureve të nalta t'oborreve të mbylluna".

25 PRILL 1968 Papa Pali VI, në perkujtimin e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Gjergj Kastriotit në Vatikan porositë: “Shqiptarë! Duenje At Zef Valentinin, se Ai ju don me zemër. Çmonje, se Ai punon pa nderpre për me u njoh përpara botës vlerat tueja shpirtnore e artistike. Ai asht i juej, sepse i ka vue çeshtjes suej mendjen e zemrën e vet”.

At Zef VALENTINI shkruen per Mikun e madh të Shkodres, Heroin Bajram CURRI: “Bajramit ia kish ânda, tue kujtuem emnin e gjinisë së vet, Curraj, me i thânë vedit: Un jam Curr! Në ndërtesën shpirtnore të Shqipnis, themelet do të vehen prej currash, prej virtytesh karakteristike të fisit; kur këta të qëndrojnë, edhe Shqipni ka; kur këta të hiqen, Shqipnis i luhet “carâni i votrës.”

At Valentini shkruen: "Shqiptart janë nji popull i çuditshëm. Të huejve u duket se kanë nji tânsí ligjesh e parimesh qi kundërshtojnë njena-tjetren, konflikte të pasherueshme, grindje të mbrendshme ku ndryshimet fetare, rajonale dhe kulturore, nxisin impulse të papërmbâjtshme shkatrruese, mirëpo mbas ksaj, kur bâhen gati të shprehin nji gjykim negativ mbî mundsitë e mbijeteses kombtare, vrejmë sesi shpërthen papritmas prej thellsive të shpirtit të tij nji ndjenjë e fortë vllaznimi qi të shtang e të mrekullon".

At Zef Valentini S.J. ishte nder të huejt e paktë që vdiq me dy shtetsi: Italian e Shqiptar!

Melbourne, 11 Korrik 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora