Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Poezi, këngë dhe valle sot lufta kërçovare

| E enjte, 11.07.2019, 07:56 PM |


Reportazh letrar

POEZI KËNGË DHE VALLE

          SOT LUFTA KËRÇOVARE

NGA KALOSH ÇELIKU

Ditë me vapë korriku (2019), kur kthehen kurbetçarët e arratisur nëpër botë si zogjtë shtegtar. Verë, kur edhe zgjohen në Vendlindje, dhe e gjallërojnë Kërçovën Historike, mu si Lejleku i përmbledhjes me poezi për fëmijë: « Haxhibeku » i prof. Dr Petro Janurës më një këmbë mbi çati - oxhak. Dhe, Dallëndyshja në Çerdhe me zogj në gji, plot këngë për çdo Pranverë në Shtëpi, tek Pragu i Derës Madhe. Fluturimet e tyre nëpër livadhe, fusha e male me mall dhe cicërrime në Atdhe. Shtëpinë e Arteve, në Knezhinë të Kërçovës.

Vit, kur shtegtarëve, në organizim të Klubit Shkrimtarëve « Penestia » në Kërçovë, Takimin Poetik Ndërkombëtar: « Hyjnesha Ilire Thana » me dt. 05, 06 dhe 07 2019, përkrahur nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë Veriut dhe Komuna e Kërçovës, iu bashkangjitën edhe një Tufë zogjësh të arratisur shtegtarë, lajmtarë majë lisave me fluturimet e tyre malore dhe qiellore, matanë kufinjëve të Atdheut. Poetë, që dolën Dje me këto parashikime për Ditën e Nesërme, Sot erdhën përmes Qiellit, maleve dhe fushave me poezi e « hajmali » përqafe. Këngë dhe valle ballëpërballë « armikut pabesë » të Omar Khajamit. Natë, kur i printe Betejës Kulturore Kërçovare si « komandant » lufte Him Koça me një dell humori dhe satire, krahpërkrahu me truprojen e tij Adem Xheladinin (kryetar i Klubit të Shkrimtarëve « Penestia ») në Kërçovë, që herë pas here e sulmonte me anekdotat e Xha Derallës, se: Nuk ia ruan shpinën. Xhelal Ademin e kishte në pusi pas Gurit « Hyjneshesha Ilire Thana », ose ferre të kaçakëve të Zajazit, në rast rreziku ta shkrepin vargun me Dy tyta.

Tri ditë e Dy netë, në Kërçovë jehoi poezia, kënga dhe vallja  e kaçakëve të maleve Zajazit. Pasmesnate, edhe kavallat e Bariut të deleve ruda, që sipas këngëtarit popullor: Ende, nuk na e « falën një qingj të butë » ?! Kavallat e kaçakëve të malit Ardian Osmani dhe dhe Mexhait Ramadanit, që e përcillnin plot mall e dashuri këngën popullore të Lumturi Axhamit (Nusja e maleve të Zajazit): Dhentë e mia kush i do, se nuk jam i zoti më për to. / Dhe, do loz me Miken- o ! Këngën e Bariut Deleve, që edhe si në Ditën e Sotshmre, hoqi dorë mga delet e nënkryeme?!

Vërtetë, gjatë Tri ditëve dhe Dy netëve në Kërçovë, lozëm me « Miken -o ». Tri ditëve dhe Dy netëve, u dhanë zjarr dhe flakë poetët që kishin ardhë nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare: Shqipëria, Kosova,  Maqedonia e Veriut, Greqeia dhe Diaspora.

Krahpërkrahu gjatë këtyre ditënetëve u lexuan edhe poezi erotike - patriotike, që e nxorrën Penën nga brezi poetët miq mes maleve të Kërçovës në Shtëpinë e Arteve, nga të gjitha Trojet Shqiptare, që erdhën mysafirë dhe i shkrepën armët e tyre edhe në Kalanë e Kërçovës: Reshat Sahitaj, Behare Rexhepi, Seveme Fetiqi, Anila Karapidou, Viviane Horieti, Bardha Mançe, Mimoza Osmani, Dhimitër Nica, Farida Ramadani, Viktor Gjikolaj, Riza Çato, Agim Bajrami, Vladimir Muça, Manushaqe Toromani, Nexhi Baushi, Eliverta Anelli - Kanina, Mark Simoni, Lola Shehi, Agim Xheka, Mirela Robo-Papuçiu, Ligor Shyti, Anila Qiriazi - Mihali, Mirsada Krasniqi, Flora Peci, Dan Ibrahimi, Hajdin Morina, Asllan Qyqalla, Kalosh Çeliku, Burhanedin Xhemaili, Ejup Ajdini, Alide Lloga, Olivera Shirgoska, Lidija Avramoska, Vaska Trishoska, Alekso Trishoski, Xhelal Ademi, Ibraim Koça, Mihrije Vrangalla, Xhemile Adili, Vesel Xhaferri - Çeliku, Miranda Kadriu, Lirie Asani, Nazif Selimi, Hava Ajdini, Sulejman Veliu, Marigonë Xhelili, Nurie Emrullai, Leontina Fazliu, Jonida Jusufi, Adem Xheladini etj.

Natën e Madhe, në foajenë e Shtëpisë Arteve, u hapë edhe ekspozita figurative e artistes Viviane Horieti nga Greqia me fotografi artistike. Dhe, përurimi i librave të autorëve: Anila Karapidou, Olivera Shirgoska, Mark Simoni, Lola Shehi, Riza Çato dhe Adem Xheladini. Pasmesnate, kur mes një « çmendurie » artistike, se: artistët kanë nevojë nganjëherë edhe të « çmenden », dalin nga vetëvetja mes maleve, mureve të betonuar nga partitë politike, po të jetë nevoja edhe me vargjet e tyre në krah marrin edhe malet. Ikin nga « Qyteti i qyqeve ». Vapa e Madhe. Bërlloku, që nateditë i ka kapur në grusht edhe para Derës Madhe të Shtëpisë.

Gjatë këtyre Ditënetëve ato i vizituan edhe të parët e tyre pishtarë të arsimit me penë dhe pushkë për Liri: « Nënën Shqiptare », në Zajaz. Monumentin e Kaçakut maleve, krahun e djathtë të Dërvish Carës Emin Çeliku (Xhambazi) në fshatin Cërvicë të Kërçovës. Kryengritjen Shqiptare (1844), për çlirimin e Shkupit Shqiptar, dhe pasi e çliruan vazhduan Luftën për çlirimin edhe qytetetve me popullatë shqiptare: Velesin, Prilepin, dhe Manstirin, ku edhe shpartallohen pas shpine në befasi nga ushtria turke me topa në Katllanovë.

Lufta vazhdon për Shqipëri Etnike: Kryengritësit shqiptar, të ndarë në dy grupe kryengritëse historike, ashtu siç arritën të arratisen nga ajo fushëbetejë e përgjakshme në Katllanovë në lindje të Shkupit, e vazhduan luftën në Kaçanik (Kosovë), ku këngëtari popullor këtë luftë Historike, e përjetsoi me vargjet: Kaçanikut i raftë pika/ nantë sahat u therë me thika » /. Dhe, në Dibër, (sot Maqedonia e Veriut)«. Hajredin Pashës, ku « ia grinë jo më pak se dymbëdhjetë mijë ushtarë, ende në vorre pa i shti ». Kohë, kur « vëllezërit » e Njerkës, sipas Librit Historik « Kryengritja e Dërvish Carës » të Alaksandër Matkovskit, botuar nga « Flaka e vëllazërimit » në Shkup (1985), turqit i pritën me cuca të reja e gra si « çlirmtarë ».

Kërçovarët, që i njeh edhe historia nëpër shekuj si kaçakë të maleve për Liri dhe Atdhe, arsimdashës brez pas brezi, nuk harruan ta vizitojnë edhe mësuesin e popullit Pertef Therepelin nga Shqipëria, që në kohën e « Shqipërisë Madhe », kur asaj kohe Ministër i Arsimit ishte shkrimtari mirënjohur shqiptar Ernest Koliqi, duke i mbuluar Trojet Etnike Shqiptare me mësuesë vullnetar: Kosovë, Mal i Zi, dhe Maqedoninë e Sotshme të Veriut.

Petref Therepeli, njëri nga ato mësuesë vullnetar, që gjithë jetën e kaloi me ditar nën sjetulla në fshatin Jagoll të Kërçovës, (« Shqipërisë Madhe »), dhe pas lufte, nuk u kthye në Shqipëri, e la përsëgjalli edhe me porosi pas arratisjes tij nga kjo jetë: Eshtrat e tij të flejnë mes varrezave të bashkfshatarëve me të cilët e kaloi gjithë jetën si mësues mes nxënësve, në Katund. Poashtu, ai edhe gjithë pasurinë e tij personale ia la shkollës së fshatit, që e pati edhe Shtëpi.

Ditën e dielë (07. 07, 2019), miqtë poetë ikën me armët luftarake përbrezi, përqafe e krahut: Penën me Dy Tyta, Rakinë e rrushit dhe Dy shtambat me verë të Mikes. Nesër, të shtegtojnë nëpër botë për ta kaluar edhe kët Dimër të Madh mes maleve të Kërçovës.

Dhe, në Pranverë, përsëri të kthehen me poezi, këngë dhe valle shqiptare…

P. S.

Fotografitë për ilustrimin e këtij Reportazhi letrar, janë të Vesel Xhaferrit - Çeliku. E faleminderojmë për kontributin e dhënë gjatë këtij Manifestimi Kulturor Poetik, në Kërçovë.

Poetët pjesmarrës në një fotografi të përbashkët për Ditën e Nesërme, në Shtëpinë e Arteve mes maleve legjendar, në Kërçovë…

Miqtë e Luftës me Penë, para fushëbetejës poetike, në prag të Orës Madhe Letrare : « Hyjnesha Ilire Thana », në Kërçovë…

Përurimi librave të autorëve : (nga ana e djathtë) Riza Çato, Mark Simoni, Lola Shehi, Olivera Shirgoska, Anila Karapidou dhe Adem Xheladini.

Pasardhësi i Zef Serembes, Sami Velçani (nga e majta), Vesel Xhaferri - Çeliku, Kalosh Çeliku, Lola Shehi (më këmbë) dhe Anila Qiriazi - Mihali (ulur)…

Dervish Dervishi ( këngëtari i melosit kërçovar), i përcjellur me kavalla nga Ardian Osmani dhe Mexhait Ramadani, pa Këngën Legjendare Kërçovare të Trio Zajazit: Në Bahçe na ka ra bryma, mbulomë jaran se ngrina!/ Hajde, e Miro!...

Lumturi Axhami (Nusja e Zajazit), që me këngën popullore: Dhentë e mia kush i do, se nuk jam i zoti më për to. / Dhe, do loz me Miken- o ! E ndezi zjarrin me flakë në Shtëpinë e Arteve pas Orë Madhe Letrare…

Pasmesnate, Natës Madhe Shqiptare të « çmendur » deri në Agim me grupin legjendar botëror Led Zeppelin: Kalosh Çeliku (ulur), dhe Dhimitër Nica (më këmbë)…