E merkure, 24.04.2024, 03:11 AM (GMT+1)

Mendime

Thanas L. Gjika: Po të isha unë Nexhmie Hoxha

E merkure, 01.10.2008, 07:25 PM


Nexhmije Hoxha
PO TE ISHA UNE NEXHMIE HOXHA

(Letër drejtuar zonjës Nexhmie Hoxha)

Nga Thanas L. Gjika, USA

Intervista juaj dhënë para disa ditësh me rastin e 100 vjetorit të lindjes së bashkëshortit tuaj, e zbulon edhe më qartë karakterin tuaj antinjerëzor si dhe të vetë Enver Hoxhës. Ju nuk pranuat t’i kërkonit të falur popullit shqiptar, madje u përpoqët të justifikonit gabimet e Enverit e të flisnit për suksese të asaj kohe, pa përmendur fare krimet e bëra prej partisë që ai drejtoi.

Po të isha unë në vendin tuaj, në atë intervistë do t’i kërkoja një të falur të madhe popullit shqiptar jo për gabimet, por për krimet dhe shpërdorimet e shumta të pushtetit që kreu bashkëshorti juaj, udhëheqësi i partisë shtet.

 Do t’i kërkoja të falur popullit për nënshtrimin e plotë të PKSH-së ndaj kërkesave të emisarëve të Partisë Komuniste Jugosllave. Si pasojë e këtij nënshtrimi PKSH-ja shpalli anullimin e rezolutës së Mbledhjes së Mukjes, mosnjohjen e kufijve etnikë të Shqipërisë së viteve 1941-44, përdhunimin e jetës së nacionalistëve dhe intelektualëve shqiptarë si At Gjergj Fishta, Mustafa Merlika, Gjergj Bubani, Lek Pervizi, Muharrem Bajraktari, etj, etj, të cilët me jetën dhe veprën e tyre kishin luftuar për krijimin dhe mbrojtjen e Shqipërie etnike të pavarur prej zgjedhës sërbe.

Do t’i kërkoja të falur popullit për vrasjet prapa shpine të shumë partizanëve, komunistëve dhe njerëzve të thjeshtë që nuk kishin kryer asnjë veprimtari armiqësore, por që kishin dhënë shënja se nuk dëshironin t’i nënshtroheshin verbërisht urdhërave të partisë. Të tillë trima ishin shumë prej themeluesve të PKSH-së si Zef Mala, Anastas Lulo, Aristidh Qendro, Sadik Premtja, etj, shumë partizanë si Mynir Xhindi, Raqi Qirinxhi, Mustafa Gjinishi, Vllas Arrapi, etj, shumë klerikë katolikë e bektashinj, shumë atdhetarë si Marta Doda, Xhevat Korca, Kristo Kirka, etj, etj, tv cilët I ndvshkoi partia juaj pa gjyq.

Do t’i kërkoja të falur popullit për masakrat masive në Martanesh, Mirditë, në Buzëmadh të Kuksit, Libohovë, Myzeqe, etj, me anën e të cilave besnikët e partisë tmerronin popullin për ta kthyer nga një popull trim në një popull frikaman të nënshtruar.

Do t’i kërkoja të falur popullit për ato marrjet një nga një në Degët e Punëve të Brendëshme të mijra të rinjve e të rejave ku duke shfrytëzuar biografitë apo disa fjalë të thëna nëpër muhabete, u bëhej presion se do të burgoseshin për shumë vjet e do t’u persekutohej familja,  po të mos pranonin të bashkëpunonin me sigurimin e shtetit.

Do t’i kërkoja të falur popullit për fukarallëkun e skajshëm në të cilin e katandisi partia gjatë sundimit 45 vjecar. Ky fukarallëk e detyroi një të tretën e popullit të Shqipërisë të merrte rrugët e shpërnguljes mbas kapitullimit të sistemit diktatorial. Kësaj radhe popullin shqiptar e dëboi nga atdheu pikërisht politika e gabuar antiekonomike e antikombëtare e PPSH-së dhe jo pushtuesit e huajt si në shekujt XIV, XV-të.

Do t’i kërkoja të falur popullit shqiptar për faktin se partia për 45 vjet luftoi të krijonte cnjeriun e ri leifen, i cili duhej të aprovonte cdo vendim të partisë e të xhaxhi Enverit pa menduar me kokën e vet.

Do t’i kërkoja të falur popullit dhe për shumë krime të tjera, por ju z-nja Nexhmie nuk i konsideroni krime, prandaj po e mbyll këtu këtë letër, me shpresë se mund të reflektoni, për të mirën tuaj, të fëmijëve tuaj, si dhe të popullit shqiptar, që po pret prej 17 vjetësh një të falur prej jush....



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Krimet e Nexhmije Hoxhës fillojnë nga vrasja e Qemal Stafës e deri te vizitat e Aldo Bares në burg Reagim i këshilltarit te perkohshem të “Komunitetit shqiptaro-katolik të Torontos” z.Gjergj Nikolla Florent Rrahmani: Akuzat pa fakte, si të mos thuash asgjë, më mirë asgjë, se diq të paqëndrueshme dhe të pabazuar Albert Shabanaj: Letër dikur shokut tim ne migrim, tani zyrtar i Prishtinës! Kadare, e Vetmja Vlerë Shqiptare në Tregun Botëror Selim Hasanaj: Të vetdijsohet ndergjegjëja e shqiptarve, të demaskohen njerzit si Sheradin Berisha Joseph J. DioGuardi: Cila është zgjidhja? Mentor Nazarko: Varrezat dhe shkollat. Kisha ne mes Fatos Lubonja: Rasti “Morava” dhe trafiku i drogës Selim Hasanaj: Drejtësia dhe ligji i shtetit te mvetsishëm të Dardanisë duhet t'i mbrojë Kolosët e Kombit Frashër Demaj: Matoshi shkon më larg se historiografia serbe Selim Hasanaj: Aferim familes Mehaj, Kabashi dhe Maksutaj të fshatrave të Istogut Dardan e Dardane Kabashi: Çka vërtetojnë “më së miri”,”faktet” e Qemajl Morinës?! Ilir Dardani: Nektari i shqiptarizmit: Nora, Shota, Tringa, Pajaziti, Rugova Kryetari i shoqates shqiptare ne Toronto sqaron zotin Tedeschini Edmond Tupja: Nga dashuria për shqiponjën Abdullah Prapashtica: Pse kaq shumë frikë na kërkesat serbe? Paul Tedeschini: Faqja e zezë e “Albanian Canadian Community Association!” Ardian Ndreca: Historia si premtim ndaj së vërtetës Xhevat Rexhaj: Shqipëri, kujdes rrugës së ardhmërisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora