E marte, 19.03.2024, 05:06 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Fëmijë dhe të rinj nga Shqipëria në Rumani pjesë e ARC 2019

E premte, 12.07.2019, 08:00 PM


Fëmijë dhe të rinj nga Shqipëria në Rumani pjesë e ARC 2019

Nga Entela Binjaku

Ka nisur prej disa ditësh në Rumani raundi i dytë i kampeve verore që njihen si kampet ARC. ARC është një pjesë e programit të qeverisjes rumune 2018-2020 dhe bën pjesë në pilonin e edukimit “Nicolae Iorga”.

Fëmijë dhe të rinj rumunë nga komunitetet historike dhe nga diaspora nga e gjithë bota janë duke kaluar bashkë pushimet verore në katër qendra pushimi.   

Në këto kampe të rinjve dhe fëmijëve u jepet mundësia të tregojnë talentet artistike dhe sportive dhe njohjen e gjuhës rumune.

Këtë vit fëmijët dhe të rinjtë vijnë Shqipëria, Franca, Greqia, Hollanda, Italia, Britania, Spanja, Austria etj.  Në edicionin e këtij viti pjesëmarrësit janë edhe nga SHBA, Gjermania dhe Emiratet Arabe. Për 8 javë rresht në këto kampe marrin pjesë rreth 3 mijë të rinj dhe fëmijë. Kampet ARC mbahen nga data 1 korrik deri në 27 gusht në seri të pandërprerë prej 7 ditësh. Gjatë këtyre 7 ditëve pjesëmarrësit flasin dhe jetojnë sipas mënyrës rumune. Për këtë fëmijët ndjekin kurset e gjuhës, të historisë, të pikturës dhe kërcimit.  

Çelja e këtij programi që organizohet nga Ministria për Rumunët e Kudondodhur në partneritet me ministrinë e sportit dhe rinisë u krye në një të njëtën ditë në të katra qendrat.  

Në  ditën e hapjes në qendrën Sulina ishte vetë kryeministrja Viorica D?ncil? dhe ministrja Natalia-Elena Intotero,  që morën pjesë bashke më ministrin e  rinisë dhe sporteve, ministrin e financave, ministrin e kulturës dhe identitetit kombëtar krah deputetëve dhe senatorëve.

Kjo ishte hera e parë hapja bëhej njëkohësisht në të katër pikat turistike: në  Sulina, qarku Tulçea, në Oglinzi, qarku Neamc, Këprioara, qarku  Hunedoara dhe  Sëçelu, qarku Gorzh.

Në këtë javë në kampin e Sulinës, në Tulçea janë duke kaluar pushimet edhe fëmijë dhe të rinj nga Shqipëria. Rreth 30 fëmijë dhe të rinj arumunë nga i gjithë vendi, nën shoqërimin edhe të dy instruktoreve që kujdesen për këtë udhëtim, ndodhen përkrah bashkëmoshatarëve të tyre nga shtete të ndryshme. Për znj. Dimo, njërën prej shoqërueseve,  pjesëmarrësit nga Shqipëria e kanë pritur me padurim këtë pjesëmarrje dhe janë duke u angazhuar në të gjitha programet.

Gjatë këtyre ditëve dhe në vijim, duke nisur prej datës 9 korrik ata po marrin pjesë në programet sportive që nga basketbolli e voleibolli në plazh, tek ping pongu dhe futbolli, piktura dhe kursi për informimin, sigurinë dhe parandalimin etj. Krahas tyre edhe kurset e rumanishtes dhe të historisë po ndihmojnë komunikimin dhe integrimin e pjesëmarrësve nga Shqipëria me bashkëmoshatarët e tyre që në këtë kamp janë nga: Moldavia, Ukraina, Franca dhe Maqedonia.

Në ditën e parë pas mbërritjes në Sulina, ishte i ftuar Radu Pëltineanu.  

I njohur si aventurieri i vitit 2018 në Evropë, tashmë edhe folës motivues për audienca të ndryshme,  është i pari rumun që ka përshkuar të dyja Amerikat me biçikletë që nga Alaska deri në Tokën e Zjarrit. Ekspedita që ishte menduar të zgjaste 9 muaj u shndërrua në një udhëtim që vazhdoi 3 vjet, 2 muaj dhe 18 ditë. Në këtë udhëtim ai pedaloi 34.554  km në të gjitha shtetet e kontinententeve amerikane pra 22 shtete dhe 1 territor. Pëltineanu mbajti për të rinjtë dhe fëmijët e e pranishëm një fjalim mjaft motivues duke u treguar atyre përvojën personale duke u folur të pranishmëve rreth të gjitha aventurave që kishte përjetuar.

Lidhur me rëndësinë që këto programe kanë,  është shprehur edhe vetë ministrja e linjës Natalia Elena Intotero. Sipas ministres këto kampe synojnë që fëmijët dhe të rinjtë rumunë kudo ku gjenden, të forcojnë përkatësinë në identitetin kulturor rumun përmes thellimit të njohjes së gjuhës. Këto kampe krijojnë ura dialogu mes të fëmijëve dhe të rinjve dhe i ndihmojnë ata në zhvillimin e aftësive komunikuese.

Ndërkohë ministrja Intotero u ndodh në vendin tonë në datën 9 korrik në ceremoninë përuruese të  Qendrës Rumune të Informimit në qytetin e Korçës, e para e këtij lloji në vendin tonë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut mban ‘Ditët e Evropës’ në Shkup Entela Binjaku: Costantin Chiriac në Tiranë, një vizitë, shumë vlera Entela Binjaku: 'Java Botërore e Shëndetit' në syrin e studentëve të Universitetit të Mjekësisë Entela Binjaku: E diela në fshat për fëmijët e Fshatit SOS Entela Binjaku: Një pasdite në Tiranë me “Mbretin e Karikaturave” ?tefan Popa Popa’s Entela Binjaku: Gratë në institucionet vendimarrëse - realitet apo...?! Entela Binjaku: Identiteti, kohezioni dhe ruajtja e vlerave - Vizitë e Përfaqësuesve të Lartë të shtetit rumun në Shqipëri Entela Binjaku: Ndal bullizmit - pro sjelljeve miqësore! Entela Binjaku: Studentët e Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri Entela Binjaku: Kjo dhimbje që la pas babai... Entela Binjaku: Vijon fushata e kartolinave të fëmijëve piktorë të Fshatit SOS! Entela Binjaku: Varësia nga lojrat e fatit... përgjigje në mungesë të disa pyetjeve Entela Binjaku: Takim me lexuesit fierakë Entela Binjaku: Përurohet në Tiranë përmbledhja publicistike 'Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës' Entela Binjaku: 'Trojet e Arbrit' në Lezhë për Kastriotin Binjaku: Identiteti historik dhe gjuhësor i arumunëve Entela Binjaku: SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri organizojnë 'Ditën e Donatorëve' Entela Binjaku: Prezantohet në Tiranë Dora D ’ Istria Entela Binjaku: 'E ëmbla Toka ime'

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora