| E merkure, 10.07.2019, 08:08 PM |
Kutura dhe tradita e veshjes arabe e afrikane
sahariane në Rugovë
Në Rugovë burrat veshin një shall të bardhë
(maud) aran dhe afrikës sahariane në kokat e tyre
Nga Klajd
Kapinova
Sa herë
që zhvillohen festivalet foklorike në Gjirokastër si për të vlerësuar veshjet
arabe e afrikane sahariane të Rugovës, thuhet se kjo është një tradita
folklorike shqiptare (dardane) shumë shekullore e krahinës, sinjë thesar me vlera të
mëdha e cila pasuron visarin tonë kombëtar me vlera të larta të artit të
vërtetë.
Dhe gënjeshtra
vazhdon e përsëritet ndër shekuj: “Prandaj
kjo e tregon vlerën e madhe dhe të gjërë të folklorit rugovas e cila ende kultivohet dhe
ruhet brez pas brezi.”
Shkretëtira e Saharasë nga kanë ardhur veshjet e Rugovës
Afrika e Veriut përfshin
Egjiptin dhe tokat në perëndim të saj, të njohur në arabisht si al-Maghrib,
fjalë për fjalë si "vendi i
perëndimit të diellit"(Libia, Tunizia, Algjeria dhe Maroku).
Këto ndarje politike u
themeluan kryesisht nga otomanët në shekullin XVI, por gjatë gjithë historisë
kjo pjesë e Afrikës është influencuar dhe ka ndikuar thellë në rajonet që e
rrethojnë: Mesdheun, Afrikën subsahariane dhe Lindja e Mesme.
(Afrika, Veriu: Historia e veshjesEnciklopedia e veshjeve
dhe e modesCOPYRIGHT 2005 Grupi Gale, Inc)
Maud dhe modeli, ngjyra, stili dhe dizajni
i veshjes dhe tekstileve në Afrikën e Veriut tregojnë gjurmë që mund të
bashkohen së bashku për të dhënë një pamje më të detajuar dhe më të besueshme
të së kaluarës. (shih fotot)
Karakteristikat dalluese të veshjes më shumë
tregojnë për lëvizjet e njerëzve nga një vend në tjetrin,nëpërmjet luftës, persekutimit fetar, tregtisë, emigrimit
ekonomik apo fatkeqsive natyrore.
Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyre
ose familje nga vendet afrikane gjatë shekujve të jenë vendosur edhe nëdisa
shtete jugore të Ballkanit dhe deri në Shqipëri dhe Kosovë, duke
sjellë me vete dhe kulturën e veshjeve tëtyre, sepse asokohe P.K.I.O. zotëronte
një shtrirje të gjërë gjeografike të pushtimeve dhe kolonive të saja, ku të gjithë ishin shtetas
otoman...
Shpesh kjo histori shkon shumë shekuj,
ndoshta duke arritur jashtë rajonit, madje edhe kontinentit afrikan, ku çdo ngjarje e regjistruar evuloi në formën
e veshjes.
Nga shekulli XVI, influenca otomane filloi të
përhapet në të gjithë rajonin dhe shumë nga motivet e lules që shfaqen në tekstilet,
qëjanë me frymëzim të pastër turk.
Sahara (Shkretëtirë e Madhe), është një shkretëtirë e vendosur në kontinentin afrikan si më e madhe
në botë. Sipërfaqja e saj prej 9,200,000 kilometra katrorë (3,600,000 sq mi),është
e krahasueshme me Kinën(Me sipërfaqe rreth 9,6
milion kilometër katëror)ose Shteteve të Bashkuara (9,83 milion km²).
Emri 'Sahara'
rrjedh nga një fjalë dialektale arabe për shkretëtirë,
?a?ra. ("Largest
Desert in the World".
Retrieved 30 December 2011., Cook, Kerry H.; Vizy, Edward K. (2015).
"Detection and Analysis of an Amplified Warming of the Sahara Desert". Journal
of Climate., "Sahara." Online Etymology
Dictionary. Douglas Harper, Historian. Retrieved 25 June 2007., Wehr,
Hans (1994). A Dictionary of Modern Written
Arabic (Arabic-English) (4th ed.). Wiesbaden: Otto Harrassowitz.
p. 589.)
Shkretira përbëhet nga pjesa më e madhe e
Afrikës së Veriut, duke përjashtuar rajonin pjellor në bregun e Detit Mesdhe,
Malet Atlas të Magrebit dhe Luginën e Nilit në Egjipt dhe Sudan.
Ajo shtrihet nga Deti i Kuq në lindje dhe në
Mesdhe në veri deri në Oqeanin Atlantik në perëndim, ku peizazhi gradualisht
ndryshon nga shkretëtira në fusha bregdetare…
Importimi
i veshjes arabe dhe afrikane
Deri më
sot nuk dihet origjina pse burrat shqiptarëmuslimanënë
Rugovëgjatë festavepërdorin apo veshin një shall arab të bardhë (maud) në
kokat e tyre!?
Pse ka ndodhur kjo ngjashmëri
me veshjet e njëjta muslimanëve të rajoneve të nxehta (me diell përvelues) arabe dhe afrikanë kur dihet se Dardania nuk ndodhet në
Afrikën Sahariane!?(Shih
fotot)
Ende
nuk janë gjetur gjurmë, dokumente ose foto tëndryshme tëshekujve të kaluar,që tëna
tregojnëbindshëm mbi ecolucionin e veshjeve të banorëve autoktontë besimit
islam apo të hershëm katolik në zonën e Rugovës, gjë e cila do të na mundsonte
argumentin për të arritur në një ecuri dhe përfundim të saktë të zhvillimit
të veshjes në fjalë ndër shekuj.
Lind
pyetja: A e kanw përdorur rugovasit vendas shallin e bardhë rreth kokës para ardhjes së pushtusve turq të P.K.I.O.!?
Në
shumëwebsite në gjuhën angleze dhe shqip, pa asnjë logjikë historike po
vazhdohet t’i atribohen popullit shqiptar në zonën Rugovës veshjet tipike dhe
tradicionale shumë shekulloretëvendeve të tjera tësub sahariane të Afrikës
Veriore, ku shtrihet gjerësisht Shkretëtira e Saharasë si më e madhja në botë.
Këto veshje maud të mbledhur rreth kokës janë
pjesë e kulturës së importuar të kohës, që zënë fill qysh nga pushtimi otoman
ose sipas mendimi tim mbas betejës së përgjashme të Fushë Kosovës, ku, mbeti i
vrarënga trimi Millosh Kopiliqi udhëheqësi P.K.I.O. dhe i ushtrisë mizore
sulltan Murati I.
"Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe
gjakun e përzier me njëri-tjetrin.
Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje
të përziera dhe gjakun e përzier tash e
622 vjet dhe falë Sulltan Muratit I, ne sot jemi besimtarë myslimanë me
shumicë.” – Imam Naim Tërnava
Kryemyftiu i Kosovës, Kosova Haber, 2013
Patrioti
liridashës dardan Milosh Kopiliqi nuk ka asnjë permendore, libër, bust, ose
object kulturor dhe shkollë që të mbaj emrin e tij.
Me
pushtimin e Dardanisë, Perandoria Kalifatiste Islame Otomane u kujdes që të
rrafshoj trashigiminë të mëparshme të kulturës tradicionale të
vendeve të nënshtruar me anë të shpatës dhe dhunës sistematike shumë
shekullore të përgjashme.
Historiografia
e Dardanisë dje dhe sot, duke mos investiguar me fakte dhe dokumente mbi
veshjet e Rugovës, kanë arritur për fat të keq në përfundimin absurd, duke na i
paraqitur veshjet klasike turke arabe si pjesë e kulturës shumë shekullore
shqiptare.
Mjafton
të shohim fotot që ilustrojnë shkrimin për të parë ngjashmërinë ose përputhjen
e saktë të veshjes “popullore” tësotme të Rugovs me ato të vendeve islame të
Gadishullit Arabik dhe të shumë shteteve të Afrikës Veriore të Shkretëtirës së Saharasë të kontinentitme ngjyrë.
Rugova
si një krahinë etno-gjeografike veçohet nga një varg manifestimesh të kulturës
materiale dhe shpirtërore. Si pjesë e këtyre manifestimeve veshja “karakterisitke”
e tyre zë një vend me rëndësi.
Si ka mundësi që vetëm
Rogova dhe asnjë zonë, katund, qytet i trojeve të tjera të Dardanisë dhe
Arberisë nuk e ka këtë veshje kur dihet homogjeniteti dhe kompaktësia e
popullsisë shqiptare në trevat tona!?
Kush e solli për herë të
parë këtë veshje të zonave të shkretëtirës afrikane në Rugovë!?
A ka kolonë të huaj arab që
i kanë populluar zonat e caktuara arbërore në kohë dhe rrethana tëndryshme
historike!?
Dhe sërisht
gënjeshtra vazhdon të shpërlaj trurin brezave të rinj me propagandë turke pa
fakte dhe dokumente historike të sjellë nga thellësia e shekujve:
“Kjo veshje me përmbajtjen e saj si vlerë
materjale artistike, ofron mundësi për studime komperative, si në planin
topologjik ashtu edhe në atë morfologjik e ornamentik, me vështrime gjithmon të
mundshme sinkronike e diakronike.
Ajo është një veshje e
pasur, karakteristike, me gjurmë lashtësie e krijuar me shekuj dhe e ruajtur
deri me sot.
Kjo veshje tradicionale
karakterizohet me ngjyrat tipike ku në veshjen e burrit dominon ngjyra e bardh
dhe e zez, ndërsa tek femrat është e kombinuar edhe me ngjyrën e kuqe.”
Veshja tradicionale arabe e
afrikane me shall të bardhë
Në përcaktimin
e veshjeve të burrave në Rugovë ndër të tjera shkruhet, se: “Meshkujt veshin pantallona të bardha të
leshta (tirqi) me një kafaz, brez, jelek dhe tunikë të zezë (xhurdi). Vargu
është një kapelë e ndjerë që shihet në të gjithë Shqipërinë.
Burrat gjithashtu veshin një shall të bardhë (maud) në
kokat e tyre. Ajo është mbi tre metra e gjatë dhe është e veshur nga mosha 7
deri në vdekje. Shuaj është përdorur si një qefin varrimi pas vdekjes.”
Rugova ndër shekuj
Nga
historia mësojmë se Rugova ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike, kur
njerëzit jetonin në shpella. Kjo vërtetohet nga zbulimi i femurit të një
njeriu, i gjetur në Shpellën e Radavcit dhe nga një petroglyph që besohet të
jetë nga koha e popullit para-helenik të identifikuar në literaturën klasike si
pellazgët.
Mungesa
e dokumenteve të hershme historike ka bërë që për këtë shkak ky rajon nuk është
studiuar gjerësisht, dhe se historia e saj më e hershme njihet kryesisht përmes
traditave gojore lokale.
Pra
pretendohet të bëhet histori vetëm nga bisedat e kuvendeve apo odave të
burrave, që shpesh janëtrillime dhe hipërbolizuar apo keqintepretuar nga njerëzit
ne kohë dhe rrethana të ndryshme.
Koha mesjetare dhe periudha
e ërrët e Perandorisë Otomane
Meqenëse
nuk ka vijimsi dokumentare dhe arkivore të shumë shekujve të mëparshëm mbi zonën
e Rugovës, historianët vendas të ditëve tona, thonë se dokumentet më të hershme
zyrtare rreth Rugovës janë nga shekulli XIII. Si njëzonë banimi më e populluar
ajo përmendet në shek. XV.
Deri më
sot nuk thuhet me saktësi etimologjia dhe toponimia e emrit të zonës.
Njerëz
të ndryshëm japin opinione jo të njëjta dhe deri më sot nuk ka një përcaktim
shkencorë historik për zonës në fjalë.
Por
nga ana e tjetër, duhet thënë se sikur të mos kishte ndodhur fati i zi i
pushtimit të gjatë otoman, i cili,brutalisht rrafshoi me themel
gjithçka
etnike në këtë zonë, ne do të kishim informacion dhe rezultate më të saktë për
këtë trevë.
Pas
pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Kalifatiste Islame Otomane (P.K.I.O.) në
vitin 1389, Rugova ishte pjesë e Sanxhakut të Shkodrës.
Në mënyrë
telegrafike permendim se në shekullin XVI, Rugova ishte pjesë e Sanxhakut të
Dukagjinit, kurse si Vilajet i Kosovës u bëpas ndarjes së re administrative otomane
në shekullin XIX.
Rajoni
kishte formalisht një lloj autonomie të cunguar nga P.K.I.O. dhesi pasoj ata ishin
të përjashtuar nga detyrimet e qeverisë otomane.
Më
1638, P.K.I.O. në Rugovë dërgoi një ekspeditë ushtareke prej 15,000 ushtarësh
për të pushtuar dhe nështruar me çdo kush dardançt nç këtë rajon.
Në
vitin 1649, malësorët sulmuan kështjellën e Medunit. Tre ditë pas sulmit ata e
pushtuan atë dhe fituan më shumë autonomi. Luftimet u rifilluan në vitin 1700.
Gjatë asaj kohe Porta e Lartë e akuzoi Pashën e Pejës se nuk po kryente detyrën
për të mposhtëbanorët kryengritës tëRugovës.
Në këtë
kohë kemi edhe migrimet për arsye lufte, ku ndodh edhe largimi i 274 familjeve
rugovase në drejtim të zonës Peshter të Novi Pazarit.
Më vonë
Rugova përfshihet në Luftën e Parë Ballkanike. Më 28 nëntor 1912, Rugova dërgoi
60 fshatarë në mbështetje të Pavarësisë së Shqipërisë. Pas Konferencës së
Ambasadorëve të Londrës më 1913, Kosova u nda nga Shqipëria.
Në
Luftën e Dytë Ballkanike, 1913-1914, rajoni u ndryshua nga shqipja në
ortodoksin serb. Nga 1915-1918, Rugova u pushtua nga Austro-Hungaria derisa
qeveria serbe u rivendos në vitin 1918.
Në
vitin 1919, një shpërthim i armatosur shpërtheu në Rugovë, ku vendasit luftuan
kundër ushtrisë së tretë serbe. Udhëheqësit më të shquar ishin Zhuj Selmani,
Sali Rama, Ker Sadria dhe Zhuk Haxhia. Gjatë këtyre viteve, 410 shtëpi rugoviane
u dogjën dhe qytetarët iu bashkuan lëvizjes Kaçak…