E enjte, 19.09.2019, 06:03 PM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Dorëheqja e Edi Ramës akt moral dhe shembull racional

E marte, 09.07.2019, 09:00 PM


«DORËHEQJA E EDI RAMËS NJË AKT MORAL DHE SHEMBËLL RACIONAL »

Nga Dedë Preqi

Ky lajm përqëndrohet mbi ngjarjet e një pasnjëshme të një ç’rregullimi shoqëror e politik në Shqipëri dhe protestat e përditshme që përmbajnë një ngjarje të pa zakontë dhe shumë të rëndë në jetën dhe politikën e sotme shqiptare, jo vetëm në këtë vend, por edhe në rajon.

Ja pra, erdhi momenti që Edi Rama, të jep vetë «dorëheqje nga posti i kryeministrit të Shqipërisë», jo nga një dëshirë që buron nga vullneti i tij, por nga nevoja dhe rrethanat ekzistuese, dhe një force që iu bindet vullnetit që të heqë dorë nga vetëvetja, duke pasë parasysh kërkesën e madhe të këtij populli që të bëhën ndryshime në këtë vend.

Nëse duhet ta kemi parasysh popullin dhe kërkesën e tij, mund ta provojmë edhe në ndërgjegjën tonë, si një kërkesë e mundshme që zotërohet në mënyrë të plotë dhe të ndërgjegjshme, që të gjejmë një figurë të lartë dhe të ndërgjegjshme që ti prijë këtij populli dhe kjo ndodh vetëm kur në thëmel të kërkimit kemi vënë kritere të veprimit të drejtë shoqëror e politik, kritere të kulturës njerëzore dhe shtetërore, nëse shkojmë në thelbin e saj, që të përfitojmë këtë bërthamë, për të cilën ky vend dhe ky popull ka nevojë shumë të madhe.

Kjo do të thotë se Shqipëria dhe populli shqiptarë në kompleksitetin dhe nevojat e veta do të ndryshojë rrënjësisht dhe do të thotë se edhe Perëndija do ta ndihmojë për të rrënjosur një fillesë të re ekzistence, e cila do i bëjë të qartë njëherë e mirë qëndrimin e një pushteti që në sytë e sëcilit, përmes bindjeve të tij, nuk do të ketë më tipare klanore dhe as partiake e private, por do të shihet vullneti i popullit sikur në dritën e diellit, që nënkupton përspektiven, përvojën dhe vuajtjen e këtij populli me shekuj, që tani ka ardhur momenti pas gjitha atyre fitoreve me armiqtë dhe kundërshtarët shekullor, të ngadhënjejë edhe me fitoren mbi vetëvetën, qëndrimi i të cilit mund ti bashkangjitet mbarë popullata për të vënë në veprim vullnetin e vet.

Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se koncepti i «qëllimit», siç e kuptojmë ne sot- do të ishte pak i «vonshëm» dhe duhet përdorur me kujdes sa herë që i drejtohemi rasteve të tilla, në të cilat gjithçka shkon në favor dhe disfavor të kombit tonë, por edhe para ndërkombëtareve të kemi një mirëkuptim, sidomos para Evropës dhe SHBA-ve, që po e iritojnë  me të drejtë udhëheqjen e lidershipit të vendeve tona, në Shqipëri dhe Kosovë, sikur që jemi akoma të pa aftë të udhëheqim me vetëvetën.

Në gjestin e Edi Ramës, do të përfitojë edhe Kosova, dhe përshkak të pasojave të pa llogaritshme vjen momenti që sillet rreth çështjes që të vendoset një ekuilibër në mes arsyes, instinktit dhe imagjinatës për udhëheqjen e pushtetit.

Dhe gjesti  i  dorëheqjes të Edi Ramës nga qeverisja e tij,  përshkak të keqpërdorimeve dhe pa mundësisë së përmushjeve të obligimeve ndaj popullit dhe obligimeve shtetërore, këtë rrugë duhet ta ndjekin edhe Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe shumë të tjerë, me çrast do të përfitojë jo vetëm populli i këtyre dy vendeve, por edhe i tërë rajoni.

Një gjest të tillë do e bënin edhe udhëheqësit e vendeve tjera të rajonit dhe botës, sikur që ishte edhe rasti i «Nikolla çaushevskit, Gadafit» dhe shumë e shumë të tjerëve, të cilët e kuptuan vonë domëthënjën e pushtetit të dhunshëm dhe strukturën funksionale të tij, e cila i drejton dhe i detyron lëvizjet e veçanta popullore, në formën e mundshme që vetë populli do e merr  rrolin e vet vendimtar.

Në të vertetë, demokracia nuk lindi nga ana e njerëzve primitiv, apo format e saja të jenë shfaqje të një pushteti hyjnor, ku individët e caktuar mund ta gëzojnë të drejtën vetëm ata që kanë forca të priveligjuara dhe ta mbajnë si një pronë të pa prekshme dhe private të vetën, por demokracia lindi si kusht dhe vetëdije shoqërore, e cila e mbronë dhe e përforcon elementin e shoqërisë njerëzore, për të arritur zotërimin e vet dobiprurëse dhe zhvillimin e rendit shoqëror dhe njerëzor pa dallim.

Prandaj, është domëthënëse dorëheqja e kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama, që ndikimi i një njeriu që ushtron pushtet të pa drejtë mbi të tjerët, apo popullin e vet- përmes formave që nuk kanë ecuri dhe parim  në mënyrën e funksionimit dhe zhvillimit të kësaj shoqërie, e cila karakterizohet në vijën e demokracisë teorike dhe praktikohet në formën e teknikës dhe proceseve moniste, ajo e merr edhe kahen e vet të ndërthort…



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT