E marte, 23.04.2024, 06:23 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Letër dikur shokut tim ne migrim, tani zyrtar i Prishtinës!

E merkure, 01.10.2008, 04:12 PM


Albert Shabanaj
LETER DIKUR SHOKUT TIM NE MIGRIM TANI ZYRTAR I PRISHTINES!

Voltaire thotë: "Ti mund të mos pajtohesh me atë që e them unë, por do ta mbrojë deri në vdekje të drejtën tënde dhe time për ta thënë atë."

Thotë  populli: Nëse mbreti merr një veze nga populli ministrat e tij do ti rrëmbejnë te gjitha pulat e popullit!

Ndërsa sa i përket shoqërisë tone,me mire një fund i dëshpëruar se sa një dëshpërim i pa fund!


KUSH (S) KA GUXIM TE BALLAFAQOHET ME TE VERTETEN E KRIJUAR NE KOSOVE!?

Nga Albert Shabanaj, Gjermani

Deklaratat e  pa Matura te liderëve tone, dhe te pa gjykuara mirë ,qofshin ato personale-private apo te Kabineteve qeveritare,aq sa janë te dëmshme janë edhe qesharake për vete kuptimet e tyre amatoreske te vendorëve,por edhe për vete nderkombetarve…Sepse popullatës shumice(shqiptare)ju mohohet e drejta Shtetformimit ..duke mos ju njohur asnjë te drejte ne  vendin e vete,respektivisht ne shtëpitë e tyre,ne Kosovën e tyre!!!

Gjithnjë sipas mendimit time, politikajt tone te zanur ngushtë nga hajnit dhe krimet ordinere ne Kosovë,nuk kane guximin e nevojshëm për balle nderkombetarve te ballafaqohen me te vërtetën e shpikur ne Kosovë nga pansllavistet…

Mendoj se kjo patate e nxehtë, vete atyre politikajve tone do t’ju djege duart dhe bujshmerit e krijuara me anën e korrupsionit,e jo popullit shqiptare,te cilët nuk kane se qar te humbin,sepse asnjë te drejte s’ju ka njohur ne shtepin e tyre-vatrat e tyre,andaj dhe s’kanë qar humbin.

Konceptet e juaja pansllaviste, për ashtu te quajtur integrimin shqiptar s’ka asnjë baze shkencore te mirëfilltë, andaj dhe është i dënuar për te mos u realizuar praktikisht.

Me plot arsye mund te pohoj se deklaratat dhe ecurit politike ne Kosovë po shkaktojnë  shqetësim dhe indinjate te thelle te populli shqiptare.

Nga hullitë politike por edhe ato sociale, populli shqiptare ne Kosovë, po e paragjykon Votën e dhuruar politikes se kaluar dhe aktuale ne Kosovë. Populli e ka kuptuar se po paguan larte çmimin e hipotekave te politikave tone te korruptuar...Te cilët ne propagandën e tyre elektorale kishin për moto se : Për pavarësi nuk ka kurrfarë kompromisi!Për kufij te Kosovës nuk ka kompromis etj.etj... E vërteta e kohës e tregoj anën tjetër te medaljes...Dita ditës shihet me qarte se ne praktike kjo e ashtu quajtur “Pavarësi” ishte vetëm një karrem për popull... 

Unë mendoj se është e drejte imja dhe e gjithë popullit tim ti shohim gjerat ne mënyrën e rrjedhave ekzistuese.. Por është e drejte edhe e juaja,te paktën morale te ju flisni popullit tuaj,për dështimet dhe keqësimin ne kontinuitet te kushteve te popullit për ç’jetuar...

Mendoj se është obligim moral te ju sqaroni popullit tuaj,sepse ne vazhdimësi harxhoni energjitë për te inkurajuar serbet dhe vetëm serbet me lloj-lloj shpërblime politike dhe materiale rehabilituese!!!

Kjo është e drejta juaj(Jo morale)se si dhe me cilin do te flisni për mendimet qe jepni për qytetaret tuaj te Kosovës,por jo për shqiptaret e Kosovës. Sepse ne vorbullën e fjalorit tuaj keni praktikuar vetëm shprehjen “qytetare” duke anashkaluar realitetin popull ne atë qytetare!!!     

Mendoj se nuk është rastësisht ky fjalor i juaji, është mire i menduar për te shpërla trurin popullit nga vetëdija kombëtare...Por nuk është edhe aq mire i menduar për te mos kuptuar populli retorikët e tilla,te cilat dështuan ne qeverisjen pashiqejane-zogu-cane begu&CO

Dështuan edhe ne Jugosllavinë e tito-shukris-vllasit&CO Dot deshtoje edhe tani qeverisja sejmenësh te korruptuar&CO

Është i çuditshme fakti se ju komunikoni vetëm nëpërmjet medieve me popull shqiptar,nuk e shihni te arsyeshme qe ketë gjë ta Beni drejtpërdrejt me popull,ose me ane te përfaqësuesve tuaj qeveritare dhe parlamentare!?

Unë mendoj se ju s’keni guxim te ballafaqoheni me te vërtetën...me kërkesat dhe dëshpërimin e popullit shqiptar,nuk keni guxim te shihni nga larte ne poshtë,aq poshtë sa e keni gjunjëzuar popullin e pa fajshëm shqiptare,popullin e pastër si loti,populli qe pa fajshëm ne token e vete vuajti dhe vazhdon te vuaj si te zitë e ullirit...vetëm e vetëm se është shqiptare.

Këto prirje politike,qofshin nga vendoret qofshin nga ndërkombëtaret, do ta trembin popullin shqiptare,dot jene te dënueshme,dot jene te dënueshme dhe dëmshme për vete popullin sllave ne Kosovë.Sepse populli shqiptare po përbuzet pa drejtësisht,po shtrëngohet pa aspak arsye,ne nuk robëruam askënd,ne nuk masakruam askënd,ne nuk ju futem askujt neper shtëpia dhe familjet e tyre,për te sunduar,nëpër mjet masakrës,persekutimit,helmimeve dhe burgosjeve etj.etj..te ngjashme. Ju Zotëri keni harruar apo doni te harroni se si diti dhe dine populli shqiptare te e lufton tradhtinë dhe sundimin..Megjithatë po jua rikujtoj se populli shqiptare ju ka votuar, jo ndërkombëtaret dhe serbet,te cilëve ju shërbeni me besnikëri dhe devotshmëri. Ju duke  shërbyer fatkeqësive, mjeruat popullin,poshtëruat dhe fyeni popullin i cili ju besoj mashtrimeve politike ne radhe!...

Ju zotëri besoni se nga marketingjet manipuluese politike,mundeni te mbijetoni...Ju besoni se nga kolaboracionizmi me te huaj,por edhe me armikun e përbetuar serb mundeni te mbi jetoni...

Unë ju them se jo. Ju them jo pasi qe nga kështu rruge politike u ndanë edhe para jush shume e shume nënshtrues politik ne historinë tone. U ndanë jo vetëm nga politika por shpeshherë edhe nga vete jeta,sepse populli është ai qe e thotë fjalën e fundit!

Populli shqiptare vazhdon ende nga Ju,te trajtohet si ne t’kaluaren si qytetar,si qytetare lokal! Nuk me kujtohet se ç’bate Ju konkretisht për shqiptare??? Asgjë te mire,vetëm se keq.Te mirat e popullit po i futni neper gjepa dhe po i ndani me sllavoserbet!...

Konceptet e juaja dhe kujtdoqofshin ato pansllaviste për integrimin e shqiptare ne shoqerin serbosllavi s’ka asnjë baze shkencore,ndaj është i dënueshëm dhe i parealizueshëm praktikisht. Ju e dini mire,mire e di edhe bota se shqiptaret nuk i lidhe asgjë me sllavet ne përgjithësi ndërsa me serbosllavet ne veçanti!

Përpos gjuha,kultura,historia,mentaliteti etj. qe na ndanë me serbosllavet,na ndanë edhe gjenocidi,terrorizmi,helmimet,rrënimet e shtëpive dhe objekteve kulturore historike e shume e shume katrahura qe përjetuan shqiptaret nga serbosllavet,qe ende janë plagët e freskëta nga lufta e fundit jo e larg.

Unë nuk besoj qe ka dikush te drejt humane e aspak morale  te vazhdoje populli ynë shqiptare si viktime e aparteidit çetnik te gjunjëzohet,kurse vete terroristet kriminel serbocetnik te përkëdhelen dhe motivohen ne kurrizin tone,mu ashtu si ne te kaluarën e mallkuar...!

Pse duhet populli te pësoi nga pseudoliderët tone????

Pse pra dikur shoku ime,dikur..e tani,zyrtar i Prishtinës!

P.S.Nese vazhdon te me (email)kritikon shkrimet dhe pikëpamjet e mia,te garantoi qe radhës tjetër flasim me emra dhe mbiemra!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora