Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Me atdhetarizëm po shemben edhe kujtimet

| E marte, 09.07.2019, 08:31 PM |


Përgatiti Fritz RADOVANI:

ME  ATDHETARIZEM

PO  SHEMBEN  EDHE  KUJTIMET…

KJO ISHTE SHTËPIA E ATDHETARIT LUIGJ GURAKUQI

NGA LUIGJ GURAKUQI…

Te ti m’flutron mendimi, o shpiza e ime,

Kur vjen ma i thershëm malli me m’trazue;

Te ti, ku nisa s’parit me jetue,

Ku çela sytë, ku u reva , e pata gzime.

Gjith her’ ndër mend t’ kam ty, ku laq kujtime

T’ ambla, qi jetën m’ pan nji ditëgazmue;

Vetëm n’ dhe t’ huej, tue vuejt e tue largue,

T’kam n’zemër ty, ku ndieva t’ parët dashtnime.

Ai skaj ma i vogli i yt, ma e vogla skut

E jotja, ka për mue aq ambëlsi

Sa veq kujtimi i ynë shpirtin m’kputë,

E kur me ra shkoi n’mbramje, me mjeri

Ty t’ mendoj, e i thom vedit: oh a ma i butë

Shtrati e ma i kandshëm a pushimi n’shpi!

Shenim nga F.Radovani:

Shembjet e shtëpijave t’ Atdhetarve  At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Kazazi,

Prek Cali dhe ndonjëtjeter, që nuk po ua “kujtoj”, asht vepra ma tradhtare që po bahet

në Shqipninë e Veriut, ndaj Atyne Shqiptarëve që nuk kursyen asgja per Atdhe.

Perveç barit me shka ushqehen “prof. e dr, e Akademisë së Shqipnisë” ?!

E pra, po mos t’ ishte një Ky Burrë, kurr n’ Shqipni s’ u ngrit Flamur..?!

Melbourne, 8 Korrik 2019.