Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Ka më keq!

| E diele, 07.07.2019, 09:56 AM |


Satirike

KA MË KEQ..!

Një që s’kishte krahun

E hiqej me të meta,

Donte sa më parë,

Të ndahej nga jeta!

Në kulm të ndërtesës

Hipi me siç thonë,

Për t’i dhënë hallallin

Jetës përgjithmonë!

Nga lart e sheh poshtë

Njërin pa krahë, ore

Që lëvizte shpejt,

Si i çmendur fare!

E pyet nga lartësia:

Pse kërcen o vëlla?

- Thotë më kruhen koqet

E nuk kam me çka...!

Ngreh kokën Çallaku,

Duke hequr valle...

Paska dhe më keq,

Në këtë botë me halle!

Sevdail Hyseni