E premte, 19.04.2024, 04:48 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera

E diele, 07.07.2019, 03:35 PM


Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera

Liceu “Eugenio Montale” një shkollëe famshme në Romë, Itali për mësimdhënien, Klarensin e kanë përzgjedhur President të këtij Liceu.

Shkollën tetëvjecatre ( Scuola Media ) e mbaroi me rezultatin më të lartë 10 e lode duke qenë i vetmi nxënës në 320 të tjerë me këtë rezultat.

Nga Keze Kozeta Zylo

Është kënaqësi dhe krenari kur dëgjon për studentët shqiptarë anë e mbanëbotës qënderojnë vehten e tyre dhe Kombin.  Emigrimi dhe largimi nga Atdheu pëveç problemeve të shumta solli dhe arritje të jashtëzakonshme në shumë fusha të dijes, artit,kulturës dhe sportit.  Një i tillëështë nxënësi tejet inteligjent Klarens Gjeci i lindur në Romë nga dy prindër shqiptarë, më1 korrik 2000.  Ai edhe pse i lindur dhe rritur jashtë Shqipërisë sipas prindërve të tij ai flet dhe shkruan shumë bukur shqip, ndërkohë flet, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht përveç italishtes dhe shqipes që i zotëron në mënyrë të përsosur.

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është e folura elekuente në shqip çka është një shembull i shkëlqyer për të gjithë prindërit emigrantë, që për arsye të ndryshme fëmijët e tyre nuk flasin asnjë fjale shqip dhe kjo përbën një tragjedi kombëtare.  Kjo tragjedi do të na kushtoje dhe do të ndihet shumë në vitet e ardhshme.

Klarensi qysh në fëmijëri është dalluar për inteligjencën, seriozitetin e gjërave dhe studimin rigoroz që ka kryer.  Ai nuk është vetem tipi i njëstudjuesi që bie tërë ditën mbi libra, por ai është dhe shumë sportiv, çka e bën atë shumë popullor ndër të gjitha shkollat ku ka studjuar.

Shkollën tetëvjeçare “Scuola Media” e mbaroi me rezultatin më të lartë 10 e lode duke qenë i vetmi nxënës në 320 të tjerë me këtë rezultat.

Mbas shkollës “Scuola Media” , studjoi në Liceun “Eugenio Montale” për gjuhë të huaja dhe sivjet përfundoi maturën me rezultate të shkëlqyera.

Gjate gjithe jetës së tij shkollore ka qenë i zgjedhur përfaqësues ( Senator i Klasës ) dhe aktualisht ishte presidenti i Liceut Eugenio Montale në të cilin studjojnë 1500 studentëduke qenë kështu pjesë e Këshillit drejtues të këtij Liceu që përbëhet nga 8 profesorë dhe 4 studentë, duke pasur nje rol të rëndësishëm në vendim-marrjet  e këshillit si buxheti i liceut dhe autoxhestioni nga ana e studentëve .

Liceu “Eugenio Montale”  vitin e kaluar ka zenë vendin e dytë në klasifikimin e  të gjitha shkollave te Romes si një nga shkollat me rezultate më të larta dhe një arritje superiore të mësimdhënies.

Për dy vjet rrjesht ka fituar bursa dhe ka marrë pjesë në ROMEMUN ( Rome Model United Nation ) e stimuluar nga OKB-ja duke përfaqsuar vitin e parë Shqipërinë në seksionin e UNESCO –s dhe vitin e dytë Sierra Leone ne seksionin e FAO-s . Ështënjë djalë shumë sportiv dhe kapiten i skuadrës së futbollit.  Gjithmonë në ndihmë tëshokëve të klasës duke krijuar grupe pune pa e kursyer ndihmën sidomos në lëndët shkencore.

Klarens ka zgjedhur të studjojë Jurisprudencë e të specializohet për të Drejtën Internacionale për tërealizuar ëndrrën e tij gjithmonënë mbrojtje të personave më të dobët.

I urojmë Klarensit shumë suksese dhe shpresojmë që këto dije që po merr në botën e qyetetëuar perëndimore t’i ushtrojë në Atdheun e prindërve të tij.

Staten Island, New York

6 korrik, 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora