Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhavit Gasa: Shenjtëri

| E shtune, 06.07.2019, 09:08 AM |


SHENJTËRI

Ka fjalë që prap nuk përsëriten,

janë të shejnta nuk vdesin kurrë,

ka metale që asnjë herë nuk ndryshken,

n'furra shkrirje s'bëhet metal çdo gur!

LETRA

I drejtohem shpesh penës,

të lutem shkruaj lehtë,

mos i gërvisht faqet e letrës,

s'ka faj letra për kusuret e së djeshmes.

PËRSHPËRITJET

Gjuhën e përshpëritjeve nuk e di,

zhurmë fjalësh që si mbaj mend aspak,

thathemet që zhurmojnë pas krahësh,

bashkë me mbeturinat i hedh në kazan.

@Xhavit Gasa