E shtune, 20.04.2024, 03:02 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kthimi i Rusisë vetëm andralla do t'u sjell shqiptarëve

E shtune, 06.07.2019, 11:36 AM


Kthimi i Rusisë vetëm andralla do t'u sjell shqiptarëve

Nga Gani Mehmetaj

"Sa më mirë me rusin aq më shumë lekë", shkruante një lexues në FB, ndërsa tjetri ia tumirte: "të mbështetemi tek rusi, atje ku mbështetet Amerika e Anglia". Ishin këto dy komente në shkrimin tim: "Rusia po kthehet në Shqipëri!"

Sa fatkeq e të painformuar janë ky soj shqiptarësh. Sa pak dinë nga bota. Pesëdhjetë vjet i izoloi diktatura, tridhjetë vjet e izoluan vetën. Ora u ka ngecur gati një shekull prapa.

Sikur ta dinin e ta ndjenin realitetin ata do ta mësonin se rusët nuk i sjellin lekë askujt, sepse s'kanë për vete. Janë fatkeq e të varfër rusët, oligarkia që nuk ua di fundin parave është diçka tjetër. Nuk sollën lekë rusët në bregdetin kroat e malazez, nuk sollën lekë në asnjë vend bregdetar në Evropë. Sikur të sillnin lekë rusët, Kroacia nuk do t'ua ndalonte hyrjen. Ua vështirësuan hyrjen rusëve edhe sllavët e Malit të Zi. Janë turistë më të padëshiruar në tërë bregdetin Adriatik. Vetëm shqiptarët e mjerë kanë mendim tjetër për ta.

Nostalgjia marroqe (e sëmurë) i ndjekë shqiptarët si mallkim ndaj rusit, ndaj serbit e ndaj turkut. Dy vjet më parë kur u takuan Edi Rama me Vuçiqin në Nish, nisën shkrimet euforike në rrjetet sociale shqiptare se si Serbia do të bëjë namin duke investuar në turizmin shqiptarë, se si serbët do ta pushtojnë bregdetin etj. Këta marroqë nuk e dinin se Serbia është në krizë të thellë ekonomike, e ka ekonominë e rrënuar, serbët presin investime nga qielli e nga Perëndimi. Turistët serbë kanë qenë të njohur për hajdutëri në Kroaci, Greqi e Mal të Zi.

Me të njëjtën mendjelehtësi marroqi shqiptarët e pritën dikur anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën e Shteteve Islamike. Kolegët e mi gazetarë, shkrimtarë, kineastë, të majtë e të djathtë, besonin në mënyrë naive se arabët do ta shtronin me flori Shqipërinë. Kot që u thosha se kjo do t'u sjell fatkeqësi, sepse arabët fatkeqësi i kanë sjelle njëri-tjetrit, asnjëherë nuk kanë ndihmuar. Dhe shqiptarët ia panë sherrin anëtarësimit në Organizatën e Shteteve Islamike. Do t'ia shohin sherrin edhe kthimit të Rusisë në bregdetin shqiptar me ose pa anije lufte.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora