Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur Vida Kunora

| E shtune, 06.07.2019, 10:00 AM |


Flet  këngëtarja  e  mirënjohur  Vida  Kunora

-Klipi im i parë  realizuar me protagonist humoristin Zef Deda

-Mbaj  distancë nga  femrat që betohen shpesh e qajnë shpejt

-Jam ndodhur  keq    në Greqi kur kisha marrë fustanin dhe një sandale e tjetrën e kisha harruar

-Kur  vesh  fustanin  me flamurin  kuq  e zi    emigracion  duartrokitjet nuk  rreshtin

Nga Albert  Z.  ZHOLI

Një këngëtare  e  qetë    bisedë  por  shpërthyese   në skenë.   Hapat  e para  i hodhi    një  koncert     TVSH, pastaj  në Festivalin   e  Gjirokastrës dhe  tashmë  e  sheh  kudo ku  ka  emigrantë  shqiptarë. Në yotube ka rreth 100 klipe e ndërsa    treg 6 albume. Thuajse ka kënduar      5  kontinentet   dhe  ndihet   e plotësuar  nga  respekti  i  fansave.  Kur  vesh  fustanin  me flamurin  kuq  e zi    emigracion  duartrokitjet nuk  rreshtin   deri  në fund    këngës.

-Kur ke kënduar për herë të parë dhe kush të ka zbuluar si këngëtare?

– Si çdo këngëtare dhe unë jam pikasur në bankat e shkollës fillore .. Ishte mësuesi im qe me vuri ne dukje zërin tim dhe veshin muzikor..

-Cila ka qenë kënga e parë që ke kënduar dhe ku?

Kënga ime e parë e debutuar në skene ishte një koncert në TVSH në vitin 1994 ku dola aq bukur dhe të nesërmen mora shumë komplimente e më pas erdhi festivali folklorik i Gjirokastrës ku u futa në radhën e këngëtareve të mira!!

-Kush të ka mbështetur në këtë rrugë?

Ne rrugën time më ka mbështetur familja veçanërisht mamaja ime e cila më priste e përcillte duke dalë përballë babit e vëllezërve të cilët nuk e përkrahnin dhe aq pasionin tim pasi jetonim në fshat dhe opinioni bënte të vetën ..-

-Kur e keni realizuar klipin dhe albumin parë?

Klipi im i parë realizuar nga BBF me protagonist humoristin Zef Deda .

-Me cilët këngëtare bashkëpunon më shumë?

.Bashkëpunoj me sh kolegè e kolege me se shumti me Zef Beken Arben Gjeloshin, Pëllumb Vrincen, Indrit Mliken, e shume te tjerë...

-Sa klipe keni realizuar?

Në yotube kam rreth 100 klipe e ndoshta me shumë kam 6 albume në treg!!

-Cili është këngëtari juaj i preferuar?

_ Këngëtare të preferuar kam mjaft por më mirë s’ po i përmend se më zemërohen tjerët ( ha ha)

-Veshja juaj e preferuar në skenë?

Në skenë preferoj të jem serioze dua të kem prezencë e të tërheq vëmendjen sa të filloj të këndoj !! Kur  vesh  fustanin  me flamurin  kuq  e yi    emigracion  duartrokitjet nuk  rreshtin   deri  në fund    këngës.

-Cili ka qenë koncerti që mbani më shumë mend që ka pasur shumë sukses dhe spektatorë?

Koncertet i kam fatmirësisht të shumta më shumë jashtë shtetit po në kujtesë si më i suksesshmi mbetet në Australi në Aadelaide vitin e kaluar !!

-Kur jeni ndjerë më keq në skenë?

Ka dhe raste kur nuk jam ndjerë mirë-mirë në skenë kur zëri më ka ikur nga ndonjë ftohje po dhe njëherë në Greqi kur kisha marrë fustanin dhe një sandale e tjetrën e kisha harruar (hahahah)

-Cështë dashuria për ju?

Dashuria për mua është një dimension i gjere është gjithçka pasi pa dashuri nuk ka frymë nuk ka jetë. Dashuria është bukuria e shpirtit është zëri i zemrës, lum kush e njeh dhe e përjeton pozitivisht me gjithë qenien e vet.

-Me kë keni më shumë shoqëri me femra apo me meshkuj?

Shoqërinë e kam më shumë me meshkuj se ne emrat jemi xheloze për njëra tjetrën ( ha ha)

-Cfarë pëlqen më shumë tek një femër?

Tek një femër pëlqej karakterin, sinqeritetin dhe i adhuroj femrat që kujdesen për vetveten që kanë humor e shpirt pozitiv, dhe mbaj  disatncë nga  femrat që betohen shpesh e qajnë shpejt !!

-Cili është mendimi juaj për femrat shqiptare?

Femrat shqiptare janë të forta dhe të zgjuara ( si unë ha ha)

-Çfarë raporti keni me cigaren dhe pijet alkolike?

Nuk pi cigare as alkool, thjesht një gotë verë me miq zemre!!

-Ku preferoni ti bëni pushimet?

Pushimet në Shqipëri se  ndihem e  plotësuar. Dhermiun e kam për zemër!!

-Kënga e fundit dhe koncerti i fundit?

Kënga e fundit titullohet “ NDIZE” e re e sapo dale nga furra është pritur mjaft mirë  dhe  jam shumë e kënaqur dpasi më pëlqen pa masë !!! Koncertin e fundit e kam këtë të shtunë në Milano e pastaj aksion me dasmat !!! Flm pafund për të gjithë fansat dashamirësit e çiftet që këtë verë më kanë zgjedhe mua të jem pjeseëe gëzimeve të tyre të zemrës !