| E shtune, 06.07.2019, 10:33 AM |
Analizë:
MBI LIDERSHIPIN DHE UDHËHEQJEN EFEKTIVE
Shkruan Shefqet
DIBRANI
Qendrat presidenciale të Bill Clinton,
George W. Bush, George H.W. Bush dhe Lyndon B. Johnson në Little
Rock, Arkansas, prej vitesh kanë praktikuar pritje në takimet e tyre për të
diskutuar lidhur me programet e Lidershipit Presidencial. Nisma u jep
udhëheqësve pasues mundësinë për të studiuar vendimet e presidentëve,
përkatësisht presidentit paraprak, pse jo për të mësuar nga zyrtarët kryesorë
të administratës, praktikuesit dhe akademikët kryesorë rreth elementëve të
lidershipit. Qëllimi i programit, në të cilin janë përfshirë sesione të
caktuara nëpër qendrat e secilit prej këtyre presidentëve, ka për qëllim që t'u
ndihmojë pjesëmarrësve të zhvillojnë aftësitë që do t'u nevojiten për të
adresuar sfidat dhe mundësitë e këtij shekulli.
Terry Pearceis, është njëri nga ekspertët i atij programi, autor i "Leading
Out Loud", ka shpjeguar rëndësinë që ka vizioni, komunikimi dhe
frymëzimi për udhëheqje efektive.“Ai mendon se udhëheqësit e fortë dinë të
frymëzojnë të tjerët, ndonëse edhe ata janë qenie njerëzore si të gjithë të
tjerët.Megjithatë ai mendon se liderët duhet sa më shumë të qëndrojnë larg nga
turmat, kurse nga atje të tregojnë rrugën”, se si duhet vepruar. D.m.th.
liderët tanë i gjejmë kudo, në ndeja, në përurime të mëdha, në ahengje dasmash,
duke pirë e duke u dalldisur, por edhe në promovime librash për tu dukur se
kanë njohuri edhe mbi librin, por ata mendojnë sekështu duke qenë gjithkund
pushtohet më mirë historia. Lidershipin e Kosovës dhe ata të tjerët kudo në
hapësirën shqiptare, i shohim për çdo ditë nëpër akademi përkujtimore dhe nëpër
vizitat te varrezat e dëshmorëve. Prandaj në mungesë tëfrymëzimit që duhet t’iu
vij nga brenda, ata përdorin format më populliste duke krijuar neveri. Në anën tjetër,
janë mediat kundërshtare, që vazhdimisht zbehin personalitetin e Lidershipit,
ndërsa për qendra të kësaj natyre të cilat merren kryesisht me përgatitjen dhe mbrojtjen
e lidershipit, hë për as që është menduar.
"Inspirim", shpjegon Pearceis, fjalë për fjalë do të thotë "për
të marrë frymë në jetë...", dhe ne nuk mund të marrim frymë në ndonjë
gjë nëse nuk kemi atë frymë në veten tonë. “Prandaj, ata që do të udhëheqin
do të kalojnë kohë duke menduar dhe imagjinuar projekte dhe ndryshime që janë
në përputhje me vlerat e tyre personale”, por sa mund të flitet për
lidershipin e Kosovës, pse jo edhe atë në Shqipëri dhe pjesën shqiptare në Maqedoninë
e Veriut. Cili është inspirimi i tyre, përveç vjedhjeve industriale dhe
shantazhimeve të pashembullta që i bëjnë njëri tjetrit.
Nëse “shumica pranojnë se njohuritë rreth
vlerave dhe projekteve të përafërta mund të fitohet vetëm përmes introspektit,
dhe nëse shumica sugjeron se të paktën një pjesë e atij introspekti duhet të
ndodhë në vetmi”, në Kosovë dhe përgjithësisht në hapësirën shqiptare kemi
një zhvillim të kundërt me këtë koncept, pasi tek ne kemi zhvillimin popullsitë
të lidershipit udhëheqës të cilët janë kudo dhe duhet të dinë gjithçka, ata
duhet të përgjigjen në secilën pyetje dhe madje edhe të kryejnë detyrën e
reporterit nga takime të caktuara si dhe nga vizitat e tyre nëpër vende me
interes. D.m.th. paraqitja e tyre publike nuk i nënshtrohet asnjë programi
këshillues dhe udhëzues, e të mos flasim për programe të kësaj natyre, prandaj
ne kemi të zhveshur lidershipin shqiptar, ndikimi i të cilit është në pikën më
të ulët të vlerësimit. E sikur të kishim edhe ne programe këshilluese për
lideshipin, ata do të kuptonin më lehtë se kush janë,dhe nuk do të vendosnin
për të frymëzuar të tjerët, kur ata vet kanë nevojë për tu frymëzuar sepse niveli
i tyre është tejet i ulët.
Pavarësisht asaj se “Vizioni dhe frymëzimi
sigurisht janë të lidhura në mes tyre, determinon pyetjen: Si e zhvillojnë
udhëheqësit efektiv vizionin e tyre?”, në kohën kur nuk i dëgjojnë as
këshilltaret e tyre të cilët më shumë e dëgjojnë liderin se sa e këshillojnë
atë, ose në raste të tjera këshilltar zgjidhen vagabondët sa për t’ua shëruar
komplekset e tyre, ndoshta sa për ta shlyer ndonjë obligim që kanë ndaj bandave
për veprimet etyre të dënueshme të cilat i kanë bërë bashkërisht për të ardhur
në pozitën udhëheqëse e cila tashmë ua mundëson jo për të zgjedhur probleme por
për t’i ngatërruar sa më shumë ato.
Në këtë paraqitje të cilën e ka prezantuar
qendra e lidershipit amerikan, thuhet se “Sapo i dimë vlerat tona, ne mund
të parashikojmë një numër mënyrash për t'i bërë ato reale në botë. Imagjinata
është hapi i parë në krijim. Nëse vlerësoni qetësi, lumturi dhe lojë, mund të
parashikoni, siç bëri Walt Disney, vendi më i lumtur në tokë”, ndërsa nga
goja e lidershipit kosovar dëgjojmë programe dhe të arritura për të cilat duhet
të na kishin zili jo vetëm vendet e rajonit por të gjitha vendet e zhvilluara
të cilat vazhdimisht hapësirën shqiptare, e në veçanti Kosovën e radhitin
poshtë listave për lidership të vyeshëm dhe inteligjent. E në këtë konstatim ne
s’kemi pse të hidhërohemi, kur realiteti i vërteton të gjitha këto statistika.
Terry Pearceis thotë se “Komunikimi është gjithashtu i rëndësishëm për vizionin dhe
frymëzimin. Mirëpo komunikimi i mirë nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë. Si
e mësojnë liderët metodologjinë për të interpretuar si duhet vizionin e tyre?”,
në këtë konstatim të Pearceisit, lidershipi ynë merr krejtësishtnë
thua?!Ata duke u paraqitur të tejdishëm, zakonisht bien në kundërshtim me
deklaratat e tyre, ndërsa të tjerë duke munduar të paraqiten sa më popullor, e
folmja e tyre zë nivelin e nënmesataressë të folmes nëpër zonat rurale të
Kosovës, prandaj krijimi i një instituti përkatës i cili do të merrej vetëm me
paraqitjen e lidershipit është nevojë dhe domosdoshmëri e kohës, e shtetit
modern! Natyrisht në atë ekip përveç aspektit politik duhet të këtë: filozof i
cili do të shikonte nivelin e popullsisë ku lidershipi do të paraqitej, sociologu
do të merrej kryesisht me sjelljen e lidershipit karshi shoqërisë, psikologu me
aspekte psikike dhe psikologjike të lideshipit në raport me masat e gjera
popullore, regjisori do të duhej të bënte përpjekje për t’ia harmonizuar
emocionet në raport me masat. Natyrisht ky institucion do të duhej t’i
emanciponte edhe gazetarët dhe mediat në raport me lidershipin, sepse vetëm
kështu mbrohen vlerat nacionale dhe shtetërore, e jo vetëm duke zgjedhur
lidershipi parukieret për tua rregulluar frizurën dhe lëkurën por jo edhe
mendjen, ndërsa dikush duhet ta këshillojë lidershipin politik se si duhet të
hanë, jo vetëm në takime të nivelit të lart, por edhe nëpër ndeja private, jo
duke u çaraveshur siç po ndodh zakonisht, pasi sjellja e tij reflekton një
pasqyrë të nivelit institucional.
Shikuar në përgjithësi lidershipi ynë mundet të
ëndërrojë se po sillet mirë, po vishet bukur, po bënë komunikim cilësor dhe
takime të nivelit të lartë, ndonëse sjellja e tij bie ndesh me të gjitha vlerat
emancipuese dhe qytetëruese. Nëse përrallat e lidershipit tonë bëjnë histori –ne
kemi bërë histori për tu regjistruar në librin e rekordeve botërore Gueness,
përralla që u përrallisëm para botës. Prandaj institucionet përkatëse i
shtrojnë pyetje vetës “Ku kemi qenë, ku jemi dhe ku po shkojmë”?!...
Terry Pearceis , shpjegon “Si të mësojmë?”duke gjetur ata që komunikojnë
mirë, duke gjetur mësues që mund të na japin shembuj dhe mjete si metaforë,
imazh dhe simbol”, shprehet ai, por apologjitë e lidershipit tonë, sidomos
kur ua “krahasojmë mitologjitë e atyre që po udhëheqim dhe apelojnë në
tregimet e tyre universale”, në anën tjetër na bëjnë gazi i botës duke qenë
larg atyre liderëve që kanë sjellë ndryshime në botë.
“Empatia dhe pasioni jetojnë në të
njëjtën shtëpi, dhe një gabim i përbashkët është të ndiejmë të dyja, por nuk
shprehim as - t'i hedhim ato si "aftësi të buta" që do të na
bëjnë të panevojshëm të pambrojtur. Ajo që na lëviz (pasionin) është
gjithashtu ajo që na detyron të lidhemi me të tjerët (ndjeshmëri)”, vërtetë një qendër për përgatitjen dhe emancipimin e lidershipit është
domosdoshmëri, madje duke i detyruar të gjithë ata që pretendojnë qoftë për
lidership lokal a nacional për t’iu nënshtruar një testi kualifikues të kësaj
natyre, nëse me të vërtetë dëshirojmë të ndryshojmë qasjen dhe veprimin e
lidershipit i cili jo rrallë u bë gaz i botës.
“Pasion dhe ndjeshmëri të shprehura në
historinë tonë kombinohen me kompetencën në atë person të rrallë të quajtur
"udhëheqës", përfundon
qasjen e tij rreth lidershipit Terry Pearceis.
Nga ky trajtim shoqëria jonë duhet të
ushqehet dhe të marrë shembujt e emancipimit botëror, nëse dëshirojmë për të
ndryshuar sjelljen e lidershipit karshi shoqërisë, dhe nëse mundemi për t’i
emancipuar mediat për ta dashur liderin, sidomos gjatë udhëheqjes së tij. E
kundërta e këtyre rregullave që prej vitesh aplikohet në Kosovë dhe hapësirën
shqipfolëse, ka prodhuar këtë gjendje për të cilën askush nuk ndjehet i lumtur!
St. Gallen, 04.07.2019
Publikuar në profilin e autorit në Faceboock: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/analiz%C3%AB-mbi-lidershipin-dhe-udh%C3%ABheqjen-efektive/10157569745497386/