Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Prend Buzhala: Alban, emri më i vjetër kombëtar në Evropë

| E enjte, 04.07.2019, 09:12 PM |


SHQIPTARËT, ME EMRIN ALBAN,

EMRI MË I VJETËR KOMBËTAR NË EVROPË

(Analecta), 1

Nga Prend BUZHALA

1.

Engjëll Sedaj shkruan:

"E. Çabej shkruan se emri Arbën është sigurisht vazhdimi mesjetar i emrit të Albanoive, atij fisi në Shqipëri të Mesme, që shënon gjeografi aleksandrin, Ptolemeu, në shek. II pas Krishtit, dhe se ky vazhdim i emrit arbën ka rëndësi të dorës parë për historinë e popullit shqiptar dhe për autoktoninë e tij, kurse H. Pederseni thotë se ky emër (sc. emri arbën) nuk mund të jetë huajtur në kohë disi të vona nga greqishtja për shkak të b-së (jo -v-), kështu që këto dy përcaktime të bazuara të këtyre dy gjuhëtarëve mund të jenë mbështetje sidomos për të kërkuar etnonimin arbëresh në kohën parabizantine, që do të thotë se shënimi i Ptolemeut ishte i saktë dhe i pakontestueshëm. Edhe nga kjo pikëpamje, pra, gjendemi në lidhje të ngushtë me albanët antikë, përkatësisht me etnonimin e mëvonshëm arbëresh.

Ptolemeu ka përdorur këta dy emra, emrin e fisit dhe të kryeqytetit të tij, në rasën gjinore të shumësit, Albanon, dhe në emëroren e njëjësit, Albanopolis, sipas kontekstit të veprës, por për themeluesit e këtij qyteti nuk thotë asgjë. Në origjinalin e veprës së Ptolemeut dallohet edhe më bukur rasa gjinore shumës (në një përkthim) në gjuhën latine: Albanorum, për të ndihmuar në përcaktimin përmbajtësor të etnonimit, ndaj qendrimit të atyre që mund të mendojnë se këtu kemi të bëjmë me toponimin Albanon, kurse fjala (në) tokën (e albanëve) mund të kuptohet si (gjerm.) Land ose (gjerm.) Gebiet, siç e ka përdorur në librin e tij pikërisht për ilirët e kësaj treve, H. Frommer. Trajtën e gjinores së shumësit mund ta bëjë edhe më të qartë fakti se Ptolemeu nuk përdor vetëm emrin e fisit të albanëve, por edhe të fiseve të tjera, siç janë: taulantët, elimiotët, dasaretët, etj., gjithashtu në gjinoren e shumësit, kurse në çështjen pse ky autor grek e ka shënuar etimonin alb- e jo arb, që sipas rezultateve të E. Çabejt do të ketë qenë formë primare, duhet thënë se ende nuk kemi përgjigje të saktë, veçse supozime të dijetarëve..."

(shih http://www.drita.info/…/albanet-antike-dhe-albanopoli-i-ty…/)

2.

Meqë PAGANIZIMI është ANATEMUAR edhe nga LIBRAT E SHENJTË, atëherë a janë të dënueshëm përdorimi i emrave paganë ilirë, me të cilët masivisht i pagëzojmë fëmijët tanë?!

Sigurisht, për kombin shqiptar emrat ilirë nuk janë të huaj, por shenjë e identitetit të lashtësisë së tij autoktone... si Agron, Genc, Teutë, Blend, e qindra të tjerë...

Por edhe emrat Agim, Gëzim, Bekim, Lule, Shpëtim, Pranverë, etj etj nuk kanë proveniencë a shenjë fetare (janë emra shqip, dmth "paganë" dhe "jofetarë", dmth emra kombëtarë sot).

Në këtë rast, termin PAGAN e mora sipas konceptimeve paragjykuese që ia bëjnë religjionet monoteiste (pra në kuptimin IRONIK ... se ne qenkemi "paganë" në përdorim emrash, traditash etj etj).

3.

Nuk ka komb pa emrat e vet etnikë. Prandaj edhe shqiptarët janë si të gjithë kombet tjerë. Thjesht, kësaj radhe, desha të vë në pah NJË IDEOLOGJI që mohon burimet (prejardhjen) pagane të emrave e në të cilat ujëra mohuese ideologjike dhe antishkencore bien jo pak veta.

Emrat etnikë, te "evropianët" apo te "myslimanët" u shndërruan në emra fetarë në periudhën historike të lindjes së besimeve monoteiste. Besimet monoteiste përhapën edhe emrat e tyre "fetarë". Edhe emrat grekë apo romakë, u përhapën historikisht, me anë pushtimesh apo kur u përhap krishterimi (emrat greko-latinë dhe hebraikë i morën të gjitha kombet evropiane).

Emri im ndërlidhet (si emër popullor së pari, dhe si emër fetar më vonë,me ditën e premte dhe me perëndinë ilire të së bukurës. Emri i së premtes është ekskluzivisht emër ilirio-arbëror-shqiptar, ashtu sikundër dhe emri "e enjte" apo "e diel" e prej nga janë përdorë emrat Diella, (dhe sot Diellori) apo Enjti (perëndi ilire) etj...

Ndërkaq, emrat Gent, Blendon, Teutë, Agron, e qindra emra të tjerë, janë përdorë vetëm tek ilirët dhe përdoren edhe sot si emra etnikë (dhe i përdorin shqiptarët e të gjitha besimeve)... dmth që i kanë përdorë e i përdorin vetëm shqiptarët. I kanë përdorë e i përdorin vetëm shqiptarët emrat Agim, Gëzim, Bekim, Lule (lule përdoret edhe në periudhën e Arbrit, si Lulash etj), Shpëtim, Pranverë, Fatmir (tek të dy besimet) etj, ashtu sikundër sllavët përdorin emrat e tyre (Milorad, Slobodan, etj, dhe ashtu sikundër kombet tjera kanë emrat e tyre etnikë). Dhe ashtu sikundër ka përplot emra që i përdorin vetëm gjermanët, apo vetëm anglezët, apo vetëm italianët... Tjetër gjë është sot që "për modë" merren e rimerren emra të huaj...

Dmth edhe përdorimi i tyre ka shenjën historike në kohë e hapësirë...ashtu sikundër e ka dhe shenjën fetare...

4.

Emrat kanë edhe prejardhje ilire, dardane, arbërore e shqiptare. Emrat popullorë shqiptarë të periudhës së Arbrit (Gjin- i përdorur edhe në kohën ilire, pastaj Grishe, Gjylë, Shkurte, Gegë, Shkurtan, Dakë, e qindra të tjerë), i kanë përdorë e i përdorin edhe sot shqiptarët e të dy besimeve. e që janë përdorë gjithmonë (dëshmohet historikisht me anë dokumentesh, lista regjistrimesh etj që nga periudha e ARBRIT, kurse si toponime edhe më herët)...

Emrat ilirë, para pushtimit romak, sipas albanologëve gjermanë, shqiptarë, anglezë e botërorë, nuk kanë kurrfarë lidhje me emrat grekë apo romakë. Sepse ilirishtja nuk hyn në degën e gjuhëve latine a greke.

Emri GJON ka, fillimisht, burim iliro-arbëror (emërtimi i një zogu, si e shënojnë albanologët) që nuk ka asnjë lidhje gjuhësore me greqishten e, kur iu përshtat një emri fetar, atëherë e mori edhe atë konotacion... Pra, nuk qenka vetëm "grek"!

Domethënë, ke emra në VAZHDIMËSI HISTORIKE që i kanë përdorë vetëm ilirët, arbërorët e shqiptarët sot...

5.

Megjithatë, shqiptarët ndër mileniume e shekuj, janë dalluar për vetëdije të fortë identitare në emrat personalë... dhe gjithsesi edhe te mbiemrat...

(Prend Buzhala, 1 korrik 2019)