| E enjte, 04.07.2019, 09:14 PM |
KUSH ËSHTË KY JUSUF BUXHOVI QË TETOVARËT I SHPALLË BASHKËPUNËTORË TË ILINDENIT
”MAQEDONIA
NGA ANTIKA DERI TE KOHA E JONË , botuar në Prishtinë në vitin 2019. Autor Jusuf
Buxhovi
NGA
PROF. DR. VEBI XHEMAILI-
UNIVERSITETI I TETOVËS
Reagime për libër që nuk e kanë
lexuar ende shqiptarët e Maqedonisë, e në veçanti tetovarët, ku autori i lartë
përmendur i fut në të njtën vijë me politikën hegjemoniste bullgaro-madhe dhe
qëllimet e saj për të çliruar Maqedonisë dhe për të pushtuar tokat shqiptare të
Shqipërisë lindore.
Autori i lartë përmendur në
librin e tij, ndër të tjera shkruan se tetovarët morën pjesë në këtë projekt
bullgaro-madh për ta “ÇLIRUAR”, Maqedoninë prej sundimit turk, ku morën pjesë
të gjithë shqiptarët e Maqedoninë. Autori i përmend ose thënë shkencërisht
shpikën të gjitha qytete shqiptare e në veçanti thotë se në këtë kryengritje
marrin pjesë edhe TETOVARËT, ky historian në librin e tij më të ri me
titull.”MAQEDONIA NGA ANTIKA DERI TE KOHA E JONË , botuar në Prishtinë në vitin
2019, në faqen e librit të tij, do të shkruaj: I kësaj natyre është edhe
vlerësimi se “atdhetarët shqiptarë të Manastirit të Prespës, të
Strugës të Pogradecit dhe të qendrave tjera furnizuan çetat maqedonase me armë
e me municione”, dhe se kryengritja u përkrah
edhe nga popullsia shqiptare e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Strugës. Faqe 526, fusnota 1184,
Autori përdorë historinë e popullit shqiptar botuar në Tiranë v. 2002. Vëll II
f. 311. Autori më tej vazhdon; Por këto dhe fakte të ngjashme nuk do ta
pengojnë atë pjesë të historisë shqiptare që në përputhje me platformën ideologjike, Kryengritjen e Ilindenit ta shohë një organizatë
revolucionare të tre popujve maqedonasve-shqiptarëve dhe vëhllehëve” Autori këtë të dhënë e
mbështet te një autor Austro-Hungarez. Autori fare nuk e vë në diskutim
politikën Austro-hungareze të kohës dhe Carit të Austrisë që në atë kohë lidhi
marrëveshje me Rusinë që në histori është njohur si Marrëveshja e “MIRSTAGUT” për reforma, që
ishte kryekëput në dëm të çështjes shqiptare, pasi me këtë marrëveshje duhej të
bëheshin reforma në Kosovë dhe Maqedoni (që në periudhën në fjalë ishin
Vilajeti i Kosovës me qendrër në Shkup, Vilajeti i Manastirit me qendër në
Manastir dhe Vilajeti i Selanikut me qendër në Selanik). Kjo marrëveshje kapte tre qendrat kryesore shqiptare Shkupin,
Manastirin dhe Selanikun. Me këto reforma shqiptarëve u ndalohej organizimi i
tyre politik dhe lufta e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Një pajtim i koordinuar i
faktorit bullgar, atij të “jashtëm” dhe faktorit vendor sllav! E keqja më e
madhe e këtyre ngjarjeve është se autori në librin e tij nuk merret me qëllimin
e Kryengritjes së Ilindenit, me përmbajtjen e tij, por fat të keq nuk i bënë analizë
të mirëfilltë situatës dhe kohës, fare nuk e analizon qëllimin e diplomacive të
huaj evropiane për situatën politike të asaj periudhe në të tre vilajetet, për
t’i gjetur vlerat dhe jo vlerat, e historiografisë shqiptare të Tiranës, dhe
gabimet eventuale, ai e citon dhe me këtë e zgjatë dhe e përforcon grushtin
ideo-politik të E. Hoxhës, për ti bërë qejfin Titos, kur E. Hoxha falsifikoi
Historinë e Shqiptarëve të Maqedonisë se, Shqiptarët e kësaj krahine kanë
luftuar krah për krah me sllavët e Maqedonisë për të bërë shtetin e tyre,
ndërsa shqiptarët të shndërrohen në vasalë të dëgjueshëm të këtij shteti që do
të krijohej mbi pjesën më të madhe të territorit shqiptar përfshi këtu edhe
Shkupin.
Mbrojtja e kësaj teze komuniste
që e hartuan historianët shqiptarë të Tiranës për fat të keq të shqiptarëve të
Maqedonisë, përdoret edhe sot si fusnotë, që për mua si historian kjo fusnotë
nuk ka asnjëfarë mbështetje shkencore, as faktografike por i takon periudhës ideologjike dhe të vëllazërim
bashkimit me Titon.
SOT SHTROHET PYETJA KUJT TI BESOJNË LEXUESIT; POLITIKANËVE APO
HISTORIANËVE?!?
Unë në librin më të ri për
Shqiptarët e Maqedonisë paraqes me fakte luftërat e Shqiptarëve të Maqedonisë
kundër Kryengritje së Ilindenit, ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në atë
kohë, jo që e përkrahën, por bënë beteja të përgjakshme në Dibër, Kërçovë,
Zajas, dhe Gostivar. Kemi disa beteja të përgjakshme të shqiptarëve kundër
kësaj kryengritje dhe në këto fushëbeteja kemi disa të vrarë edhe nga pala
sllave edhe nga pala shqiptare. Shkupi, Gostivari dhe Tetova e luftuan këtë
kryengritje me të madhe.(Shih librin-Shqiptarëte Maqedonisë së Veriut në luftë
për Pavarësi Kombëtare 1844-1914, Shkup, f. 275-299.).
Sipas të vërtetës historike për
mua autori Jusuf Buxhovi jep përkatësisht vlerësimet e tij janë konstatime
kuturu, dhe fare nuk ka as fakte as mbështetje shkencore, madje ka pasur edhe reagime pozitive nga disa publicistë
“historianë” dhe politikanë shqiptarë, për një libër që nuk e kanë lexuar fare,
por u ka ngelur në mendje ajo historia e vjetër jugosllave.
I vetmi “argument” i këtyre
reagimeve është se kinse prapa librit autorialë po i fshehkan njerëzit
jokompetentë, duke e nënkuptuar përgjegjësinë shkencore që, sipas mendimit të
tyre duhet të vijë nga titujt dhe gradat e munguara shkencore, por edhe nga
publicist siç është autori për librin, që fare nuk ka të bëjë me shkencën e
historisë dhe me të vërtetën historike të Shqiptarëve të Maqedonisë. Me fjalë
tjera, autori vazhdon me, avazin e vjetër dhe Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i largon nga trungu dhe rruga e tyre
kombëtare në luftë për Çlirim dhe Bashkim
me Shqipërinë.
Për fat të keq, zakonisht në ambientin
tonë akademik nuk dëshmojnë asgjë më shumë pos faktit se, janë rezultat i një vetëdije korruptive dhe larje parash, duke mos çarë
kokën për pasojat që do të trashëgojë kjo vepër jo shkencore, kur dihet si
janë marrë dhe si merren titujt e caktuar akademik, e që kurrënjëherë nuk janë
pasqyrë e dijes dhe formimit intelektual e shkencor, pasi paraja e mbisundon
vetëdijen dhe më e keqja kur ajo përdoret si plagjiaturë në shkencë, aq më parë
kur është krijuar bindja se me marrjen e titullit kapet litari i dijes
përfundimtare, për të cilin, duhet të rrijë varur gjithë jetën. Pra, pa menduar
fare futen në analiza të mëdha që më shumë e dëmtojnë çështjen, dhe në këtë
mënyrë u ndihmojnë fqinjëve tanë t’i
përdorin si argumente historike-pseudo shkencore kundër kauzës sonë
kombëtare.
Prandaj, kërkoj që me çdo kusht të thellohet dhe të jepë kontributin e
tij në fushën përkatëse dhe, mos të bëjë pazare në dëm të çështjes sonë,
qofshin ata edhe shqiptarët e Maqedonisë. Edhe pse profesorët e mi në Prishtinë, në atë kohë flisnin
sipërfaqësisht dhe fare nuk donin ta përmendnin Dervish Carën, Sheh Mustafë
Tetovën, Dervish Himën, Mehmet Derallën e shumë e shumë të tjerë nga kjo trevë
lindore e Shqipërisë.
Sot, faktet flasin ndryshe për veprimtarinë permanente kombëtare të kësaj krahine Lindore të Shqipërisë, për
ta çliruar dhe bashkuar Shqipërinë Etnike.
Të njëjtit as që e dinë se çfarë shkolla
kanë mbaruar të apostrofuarit, sepse janë verbuar nga parat e pista e gradave (të shkruash nën abrellën e dikujt që edhe
të porosit me mjete financiare), që shpeshherë duartrokiten nga njerëz që
fare nuk janë njohës të mirë të shkencës dhe harrojnë se titujt shkencorë nuk
funksionojnë apriori, pa një punë të mirëfillt shkencore të natyrës komplementare
të vazhdueshme në sferat e preferuara të dijes dhe specialiyimit, po aq sa
harrojnë kontributin e vet në fabrikimin e padijes akademike në institucionet
ku punojnë dhe shpeshherë i ngatrrojnë ato.
Prandaj, libra të kërtilla që më
së shumti i takojnë gjinisë letrore të romanit historik, e që vërtet janë aq të
lezetshme për lexuesin e rëndomtë, por në anën tjetër janë shumë të dëmshme për
historinë kombëtare dhe rrugën e saj drejt aktit të Pavarësisë një komb një qëndrim. Nga mos dija pengohet angazhimi i
katër vilajeteve shqiptare drejt aktit të Pavarësisë Kombëtare që shqiptarët e
e të gjitha trojeve dhanë kontribut të çmuar në Shpalljen e Pavarësisë
(28.11.1912).
Shqiptarët e Maqedonisë së
Veriut, sikur të kishin luftuar me sllavët e
Maqedonisë për ta bërë shtetin e tyre, nuk do të merrnin pjesë në Aktin
e Pavarësisë së bashku me Ministrin tetovar Mehmet Derrallën dhe Kryetarin e Parë
historik të Senatit Vebi Dibrë.
Pak ka njerëz me grada shkencore
që kanë dhënë ndonjë kontribut të shquar në shkencën tonë e që dinë ta lidhin
dhe lartësojnë LËVIZJEN TONË KOMBËTARE
e aq më keq në rrethanat e reja nga distanca i kanë fshirë fare shumë libra dhe
kontribute shkencore të ndara në krahina e fise, e që për fatin tonë tragjik e
dëmton deri në palcë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe Luftën e saj për Çlirime
e Bashkim Kombëtar.
Në jetën tonë të përditshme këta libra
“historik” me tituj të dyshimtë, madje kanë shkuar deri aty sa këto vepra të
ashtuquajtura historike, kanë shërbyer si, mjete represive ndaj dijes dhe të
vërtetës historike për Luftën e Kombit Shqiptar si tërësi. Këto romane
historike që është mjerimi ynë ngase nga dita në ditë po shtohen e zënë ekranet
telivizive dhe e dëmtojnë historinë tonë kombëtare dhe nuk i shërbejnë kombit
dhe pastërtisë së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që herë-herë ka vepruar në
rrethana shumë të vështira politike dhe ushtarake. Në rastin konkret, këto
vepra nuk i shërbejnë historisë kombëtare dhe luftës së saj për Çlirim e Bashkim Kombëtar. Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për një
shkencë të vërtetë historike e mbështetur në fakte historike jashtë grushtit të
ideologjisë komuniste. Kemi kushte
dhe mundësi për një dije dhe shkencë të kontrolluar dhe të pastruar nga
ideologjitë e huaja që ia kanë mveshur popullit shqiptar në Maqedoni.
Reagimi imi kryekëput është në të
mirë të shkencës dhe në radhë të parë të së vërtetës historike të Shqiptarëve
të Maqedonisë se, ne kurrë nuk kemi qenë puthadorë dhe nuk kemi vepruar jashtë
kornizave të LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE, duke filluar nga Kryengritja e
Dervish Care, Lidhja e Parë e Prizrenit Lidhja e Dytë e Prizreni. Poashtu në
Shpalljen e Pavarësisë, Shqiptarët e Maqedonisë kanë luajtur rol të rëndësishëm
në Shpalljen Aktit të Pavarësisë në Vlorë, për të cilën kemi të delaguarit e
popullit që për fatin tonë të mjerë ende shumëkushi jo që nuk i njeh, por sipas
logjikës së të nënshtruarit sikur u bëjnë atentate të qëllimshme që të
anashkalohen këta figura të mëdha e të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Prandaj, nuk mund të jemi
indiferent ndaj këtij botimi, ku autori i ka shkelë me të dy këmbët e tradhtisë
në vijat e kuqe, pra faktet historike nuk mund të durojnë e as që guxojmë ta gëlltisim
këtë servilizëm që ish sitemi titist ka prodhuar me bollëk. Për këtë flasin
faktet me forcën e argumente se, ne gjithmonë kemi qenë në vijë me krerët e
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Ky libër i ashtuquajtur historik,
aq më parë duhet të tërhiqet pasi e ka
adresën e gabuar për ne shqiptarët e Maqedonisë, Pra, ky libër me këto teza jo
shkencore, është fyes dhe, aq më keq për të nëqoftëse nuk vepron në të mirë të
çështjes, pasi i ka dëmtuar rëndë shqiptarët e Maqedonisë dhe Luftën e tyre për
Pavarësi Kombëtare.
Me këtë libër autori është në vijë
me qëndrimet e Akademisë Maqedonase të Shkupit, veçanërisht kur behët fjalë para
njerëzve që statusin akademikë e kanë marrë në rrethana jo fort të moralshme
shkencore, kur dolën pa fije turpi kundër etnogjenezës shqiptare, identike si
ajo e Beogradit, të detyron të mendosh
se kush janë këta tipa akademikë të Shkupit, cila është fytyra e vërtetë e
këtij institucioni, tradita dhe historia që bëhet pikërisht nga anëtarët e saj,
kundër të tjerëve.
Edhe Akademia e Tiranës është pjesë e këtij procesi anti-kombëtar.
Po ky proces i zhvillimit politiko-juridik ka ndodhur brenda një sistemi komunist
që sot e kësaj dite ushqehet ajo histori që na dëmton të gjithëve, por më shumë
neve shqiptarëve të Maqedonisë, domethënë ku çdo gjë u bë për shtetin dhe
nevojat e tij, ku inteligjencia ishte në aktivitetin e vazhdueshëm të
verifikimit “shkencor”, e më shumë moralo-politik.
Vetëm një pakicë të nderuar
lexues në këtë institucion arritën të ruajnë nderin e fytyrën, kurse pjesa më e
madhe e anëtarëve ishin në pajtim të plotë me rrjedhat politike (pasi që dihet
botërisht se ishin anëtarë të Partisë së Punës), në pajtim të plotë më statusin
e një institucioni të shtetit totalitar shqiptar që kanë sot e kësaj dite
pasoja të rënda për Lëvizjen Kombëtare dhe rrugëtimin e saj drejt bashkimit
kombëtar.
Prandaj, nuk është as shkencore
as etike që shqiptarët e Maqedonisë
Veriore t’i shpallish pjesmarrës të të lëvizjes bullgare, që komunizmi për
interesa strategjike e njohu si Kryengritja e Ilindenit, që për interesa të
globalizmit titist i futi si pjes;marrës edhe
shqiptarët e Shqipërisë Lindore, që sot kundër vullnetit të tyre
gravitojnë në Republikën e Maqedonisë Veriore.