E premte, 19.04.2024, 12:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Diellnaja ime

E enjte, 04.07.2019, 07:08 PM


TAHIR BEZHANI

DIELLNAJA IME

KOHA PO DIGJET KOT....

Fitili ndizet ngadalë nga brenda

Qelizat bëjnë luftë me jetën

Etja mbetet  etje e ngrirë

Si figurë e algëve të detit

Dëshmi e qenies antropologjike

Europcion llavash vullkanike

Pas ftohjes mbetesh figurë

Ngjizur shkëmbinjve të kohës

Vetëm për studime gjeneratash

Koha po digjet,apo,

Digjemi ne brenda kohës

Si diç e pa vlerë

Nuk  di!.....

HESHTJA QË FLET.....

Shëtis i vetmuar buzë lumit

Ne qytetin Langencen,larg vendlindjes

Shikoj qetësinë e liqenit piktoresk

Dehem mes dy bukurive  verbuese

Lozin valle  patat e gëzuara

Mrekulli e natyrshme

Rrapëllimat e krahëve fishkëllejnë

Gagisjet, gjuhë e tyre

Mendimet rrëshqasin fushës së mallit

Me erë blini mbush krahërorin

Flas me heshtjen time të ndrydhur

Buzët pëshpëritin bukuritë e huaja

Një grithje provokuese shëtit parzmës

Me nxehtësi kalimtare

Dëshirat  kacafyten me valët

Nëpër lot ngulitet shikimi në një pikë

Figura të  pakuptimta më hipnotizojnë

Nuk gjeta mirëkuptim aleancash

Dëshirat mbeten të mbërthyera në flakë

Qielli  zhurmonte nga fluturaket

Fluturova gëzueshëm te pragu i rritës

Me buzëqeshje

Përqafova kasollen e arnuar me plagë......

NË IKJE....

Ikje dje

Edhe  sot ikje

Rrugëve të botës

Pas çmendurisë së harlisur

Në bisht aeroplanësh i rrëqethur

Strehuar skutave  të frikshme

Si valixhe e  hedhur  mbeturinave

Gomave të autobusëve i tmerruar

Pas erës së  bukës  të tokave t’ huaja

Ikje,ikje,ikje....

Pa  mbarim, pa cak

Gur i rrokullisur  nëpër kohë

Me mallin  rënduar  bebëzave

Plot lot të  qëndisur mollëzave

Me hartën e  grisur  kujtimeve të mykta

Si retë e mbarsura me shi

Deri kur ikje e pasosur

Diellnaja ime...

ORTEK QË NDRYDHË  SHPIRTIN

Do vargje të valëta përplasën rrufeshëm

Mureve të zemrës së lënduar

Një erë shprush mallin e fjetur

Poshtë shpirtit të ganduar

Betejave    inatosura, netëve të errëta

Zjarrmia  gojën e ma mbyllur

Heshtja e gurëzuar kërcet dhëmbëve të plakur

Pejsazh i zverdhur shpirti vjeshtor

Protestë e stinëve të prapështa

Acarin vetëm dashuria e shkrinë

Zjarrin e  ngrin ftohtësia

Vargjet si ortek i pamëshirë lëvizin

Sytë m’i verbojnë pa dëshirë

Sa shumë  lot për kot

Shurdhmemece gjithë jeta ime....

Gjakovë,Korrik 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora