Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alfred Papuçiu: Kur Federer shprehet se ka ngatëruar dylbitë

| E enjte, 04.07.2019, 07:43 PM |


Kur Federer shprehet se ka ngatëruar dylbitë

Përgatitur nga Alfred Papuçiu

Revista e modës "Vogue" pranon se Roger Federer është një kampion i tenisit, i modës, gjithashtu i jetës së tij familjare.

Për "Vogue", Federer u përgjigjet 73 pyetje, në 12 minuta.

Ka shumë kujtime, anekdota të kaluara, tenis, sigurisht, por edhe modë apo më shumë pyetje personale. Menutë e një interviste me Roger Federer, në anglisht, transmetuar nga "Vogue" për herë të parë në kampionatin e Wimbledonit.

Larg nga një intervistë klasike sportive, koncepti është titulluar "73 Pyetje". Pyetjet nuk janë në mënyrën e duhur për tu pergjigjur në mënyrë automatike. Pavarësisht nga mosha e tij, është e rëndësishme të theksohet se qytetari i Bazelit iku një natë nga klubi qëndror i qytetit në fushën qëndrore të turneut të Londrës.

I mvarur nga çokollata

Çfarë do të pranojë në intervistë? Roger pohon një besim të vogël të këndshëm për vajzat e tij, Myla dhe Charlene. Ai pohon në rrëfimet e tij për to, se kur ishin shumë të vogla, nuk i vinin fytyrat drejt përpara tij, dhe ai tregon se i ngatërronte me njera tjetrën. Por kjo nuk zgjati shumë: "Tani unë jam një pro," buzëqesh. Gjithmonë për anën personale, kur e pyet se çfarë ka më shumë zvicerane. Ai pohon "chocoholic"/çocollatat/. Ai tregon se si  ka qënë tifoz i serisë Prison Break.

Në rrjedhën e pyetjeve flasim shumë për tenis çdo vit. Njeriu me njëzetë tituj të Grand Slalom kthehet pa shumë surprizë mbi emocionin e tij. Mund të zgjedhim sërish një lojë, sonte finalja e US Open 2009, e humbur kundër Del Potro.

Homazh për Nadalin

Intervista përmban disa momente të bukura. Kur kampioni këshillon mbledhësit e topit të "ëndërrojnë si të mëdhenj" - "ëndërr e madhe". Ose kur flet për Nadal. Spanjolli është "intensiv në fushë, shumë i sinqertë dhe i hapur, jashtë saj," thekson zvicerani.

Federer i përgjigjet disa pyetjeve pak më vonë. Cili është kundërshtari që ai ka më shumë frikë? "Rafael Nadal". Dhe cilin preferon të ketë përballë? "Rafael Nadal" ... Homazh i bukur.

Më në fund, intervista përmban një skenë të sinqertë komike. Roger është në lëndinën e fushës qëndrore. Vendet ku ulen spektatorët janë bosh. Ai i thërret gazetarët që të  bashkohen me të në terren. Federer përgjigjet se kjo nuk paraqet ndonjë problem për të. Por që duhej të kishte pyetur Neilin.

Ky djalë nuk është i ngurtë

Kamera drejtohet nga Neili për të cilin u fol. Është në telefon, ulur tek stolat. Ngre kokën dhe thotë si përfundim, jo ... Pas shpjegimeve, pas frazës së sjellshme, vetëm ky refuzim. Dhe me sa duket, nuk ka asnjë kontradiktë me Neilin: Gazeta nuk insiston ...

Neil nuk po tallet ...

Pasi bëhet verifikimi,  ky është Neil Stubley, "Themeluesi " i Wimbledon, duke e quajtur shefin kopshtar. Kjo është një provë e re që fusha e turneut është kopshti i Federerit dhe i askujt tjetër.

(Le Matin) zviceran ose gazeta Mëngjezi