E premte, 19.04.2024, 10:46 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Dardania, teatër tragjikomik

E enjte, 04.07.2019, 09:11 PM


DARDANIA E KËTYRE VITEVE I NGJAN NJË TEATRI TRAGJIKOMIK

Nga Afrim Caka

Djajtë e politikes shqiptare… Thaci, Veseli, Haliti e Hoxha një emigrantë endacakë rrugëve të Zvicrres dhe Gjermanisë!

Në vëndin tim, në vendin e çdo shqiptari në Dardani, një i çmendur çmend nji vend. Po dy të çmendur çmendin një komb të tërë! Mund të thuhet se tre cilësi janë sidomos vendimtare për politikanin: pasioni – ndjenja e përgjegjësisë – maturia. Pasioni në sensinë e objektivitetit kombëtar: përkushtim pasionant ndaj një kauze, ndaj atdheut ose kombit, që është urdhëruesi i saj. Kjo është cilësia vendimtare psikologjike e një politikani – maturia, pra aftësia intelektuale qe t’i lerë realiteti kombëtar të veproj tek politikani – për t’i dënuar ata me paaftësi politike. Nga pozicioni kombëtar që do të krijojmë sot, do të varët edhe fati fëmijëve nesër. Ç’është edhe më keq, u bënë përpjekje që edhe institucionet të viheshin në shërbim të këtij anatemimi. Shembull tragjik është përpjekja e Presidentit, që këtë institucion të lartë ta komprimitojë në fushatën e tij politike.

Po dy zullumçarë të PD-ës? Çmendin një popull të tërë dhe zvarrë të ikin me amnisti! Më duket sikur historia nuk do të arrinte dot kurrë të ndahej prej tyre. Madje, me kalimin e kohës, do të ndodhte që një pjesë e miteve dhe të historisë së tyre - si bari i keq që mbinin gjithkund në trojet tona - e të përçudnoheshin aq fort, sa që do ta kishin lakimi edhe shkijet e Serbisë. Ishte një çoroditje, natyrisht, një fat i keq. Përpara çdo shqiptari të robëruar politikisht nuk është vdekja e mirëfilltë, por maskat e politikanëve të lig, teatri dhe shpirtri i tyre. Ndërkaq, edhe maskat e ditës nuk ishin të mjaftueshme për të dhënë hijen dhe peshën e turpit numër një, përherë ngadhnjimtarë në dredhitë e tyre, kundër atdheut dhe kombit – në radhë të parë, kumdër gjakut të derdhur për liri ndërshekuj.

Mbajë në mendë një frazë të njohur nga një ish i burgosur politik me peshë nga Gjakova, Kadri Kusari, Dushi, për popullin tonë: “Njo popull që prodhon kaqë shumë hajdutë, tradhtarë e spiuna më shumë se ç’duhet në jetën tonë, dëshmon, në mos frikë e fshehtë, në mos do të jetë edhe tradhëti kolektive”. Dihet se uji që nuk rrjedh bëhet moçal, por edhe populli që nuk lëviz historikisht, stërkeqet dhe vetëshkatërrohet!”.

Ekzistenca jonë nuk është e detyruar t’i justifikojë pritjet tona, litargjinë tonë. Në sipërfaqe dalin të gjitha të këqijat, sepse e gjithë kjo ish fshehur pas ides sonë të qëndrueshmërisë dhe tradhtisë. Ne kemi jetuar dhe jetojmë akoma me mendimin se “kështu nuk do të zgjasë përjetësisht”, të bindur se nuk mund apo nuk duhet të ndryshojmë asgjë në politik. Dhe jo befas toka na rrëshqet që poshtë këmbëve tona – dhe është e natyrshme që te shqiptarët nis të shfaqet e gjithë më e keqja kësaj klase politike. Tek ne ekziston një nocion i tillë “kohët e pasigurisë”, sepse politika e pushtetarëve gjithnjë është e pandryshueshme. Ta kuptosh se çfarë po ndodhë me ne - me anë të mendjes kjo është e vështirë: mendja kërkon diçka të përcaktuar, mirpo politikanët janë gjithnjë të papërcaktuar dhe tinzarë. Prandaj nga rrjedhatë politike në vendin tonë mendja e një politikani  analfabet gjen më shumë hapsirë tek servilizmi, tradhtia, korrupsioni dhe papërcaktueshmëria ndajë vlerave kombëtare.

Për çfarë u detyrohet Presidenti shqiptarëve? Është e nevojshme të pranohet që mbi shpirtin e këtij populli të martirizuar që vuan nga ethja e fuqishme kombëtare dhe jo nga ambicia politike, dhe që dëshironë të vuajnë nga to, kalojnë re dhe trazira të reja politike të llojeve të ndryshme nga politikanët drenicak etj., me një fjalë, intriga e mashtrime të vogla e të mëdha budallallosjeje: herë ajo antishqiptare, herë antikombëtare dhe herë ajo antihistorike, herë ajo marrëzira nga Broja dhe herë marrëzira drenicake (të vërehen ata politikanë apo Presidentë të mjerë si Thaçi dhe Veseli dhe kokat e tyre të mbështjella mjaftë trashë nga yndyra dhjamore). Ka një mendim prej kohesh se populli ynë (votuesi) me mundësi të mëdha edhe gabimet i bëjnë të mëdha. Ne shqiptarët e Dardanisë e mbajmë veten për të tillë – të pa përgjegjshëm. Ndaj, është e besueshme, që ndërsa kanë plotësuar ndërkaq dozën e gabimeve, dozën tjetër atë të mundësive, e shfaqim më vonë... Sa më shpejt që populli të përmendet ta çlirojë vetën e saj nga ky krim, nga klanet politike, aq më mirë do të jetë.

Për më shumë gjëra, të mira e të këqija dhe mbi të gjitha një gjë të bërë në të njejtën kohë mirë e më mirë dhe shkel e shko: stili i madh pamoralit, pjelloria dhe mjeshtëria e marraveshjeve dhe kërkesave të pafund të politikanëve, e interpretimeve të gënjeshtrave e mashrimeve të pafund, romanticizmi i plotë dhe lartësia e tradhëtive kombëtare e morale, dhe për pasojë pikërisht pjesa më e shëmtuar. Në përgjithësi duhet të vërejmë se si denokracia dhe oligarkët e korruptar shpeshherë shndërrohen, në format të kundërta të shtetit, por vetëm në një lloj tjetër të së njejtës klasë; dua të themë, nga ato format të demokracisë staliniste dhe oligarkisë nga Broja e Prapashtica, që i vendosin vetë me ligj në ato që janë arbitrare dhe antikombtare. Por, s’do harruar, as prirjet e kundërta: ato për krijimin e lehtë të zënkave, armiqësive e hasmërive, sidomos ato brendakombëtare!

Për të mos u zgjatur, ky klanë politik nuk mbron mendimin se të këqijat e sotme të Shqipërisë, që nga varfëria gjer të përçudnimi i demokracisë dhe i shtetit e gjer te ndotja e pashembullt morale - që liria dhe mirëkuptimi i sotëm i arritur me aq mundime, të rrezikohet për shkak të matrapazve politikë, po digjet (ndoshta, po shuhet). Pa dashur të fyej, mendoj se kemi të bëjmë me një sherbim të tij, ndaj një klani politikë. Pikërisht klanit të Presidentit, që është fshikulluar prpara ndërkombëtarëve. Ky gjymtim e kjo shtypje politike, e ka lodhur dhe e ka dëmtuar rëndë këtë komb. Ne, intelektualët midis heshtjes dhe filozofëve, për këtë nuk u jemi mirënjohes këtij Presidenti që Dardaninë e shndërrojë në plaçkë tregu.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora