E premte, 29.03.2024, 12:21 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Delja e humbun!

E merkure, 03.07.2019, 07:15 PM


Nga Fritz RADOVANI:

DELJA E HUMBUN!..

NIKAJ MERTUR (Foto nga Gjon Neçaj 2011.)

1944 – 2019... Plot 75 Vjet...

?“Çdo ushtri “çlirimtare” sovjetike do të kthehej në një ushtri pushtuese.” H. Kissinger “Diplomacia”, fq. 343, vazhdon: “Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe duhet të mbronte Evropën, pa asnjë ndihmë nga Amerika... Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit...” (fq. 396)

?“Jalta polli turpin për fizionominë e botës së pasluftës.” H. Kissinger.

?”Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e varun prej saj në Shqipninë komuniste. Pra, Stalini zgjodhi dy shtete që nuk ishin çlirue nga ushtritë sovjetike, po influenca e tij ishte vendimtare në zgjedhjen e Titos e Enver Hoxhës, në këto “zgjedhje të lira e bolshevike”!

?Nëse historia e BRSS nuk do ti harrojë kurrë “Gulagët” e Stalinit, apo ata tmerret e kampeve të shfarosjeve në Siberi... As Populli Shqiptar nuk do të fundosin në “Arkivin e Harresës” asnjëherë: Torturat, masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit komunistë, nder 26 Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga 1944.., e përgjithmonë, ashtusi nder 40 kampet e shfarosjes komuniste në gjithë Shqipninë e robnueme per 50 vjet...

***

25 PRILL 1993: PAPA  GJON  PALI  II, perballë GJERGJ  KASTRIOTIT SKENDERBEUT në Tiranë ka thanë: “...Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllaznor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, që u sjellë një përshëndetje të përzemërt... Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë ta mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e Naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar... Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat?

Në vendin tuej të vishkulluem mashumë se asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane e t’arenave... Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste.

?Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht  e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë. Dhe në fakt ky duhët të jetë sot pikësynimi, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, edhe e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë.

?Populli Shqiptar, - dhe po më pëlqen që po e kujtoj në këte çast,    asht për me u marrë si shembull në këte pikëpamje. Që të tre Komunitetët fetare mbajnë një raport respekti rreciprok të një bashkpunimi të njerzishëm. Qëndroni në këte pikëpamje Vllazën e Motra të dashtuna! Ju, do të keni merita për solidaritetin dhe për paqën në Atdheun Tuej dhe, në krejt zonën e shumëvuejtun të Ballkanit.

Kështu, Ju, mund të ndërtoni një Bashkim Kombëtar të urtë dhe të qendrueshëm...

Shqipni, qëndro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!

Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Ende ka plagë të pambylluna...

Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ju garantohët puna dhe, ajo, që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për ta konsolidue demokracinë tande të ré.

?“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue në Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon historia”. Krijimi i një shoqnie demokratike nuk bahët menjëherë me një të thanun.

Ajo kërkon një kujdes të përditëshem nga të gjithë dhe një gatishmëni bashpunimi. ?Askujt nuk i falët të rrijë mënjëanë e të sodisë...

?Popull Shqiptar, ec përpara me kurajo drejt shtigjëve të solidaritetit!

Asht një rrugë e vështirë kjo, por në té janë të mbjelluna farnat e shpresës.

?Lé të shoqnojë forca e Martirëve të Tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të Lirisë në vitët

e pafund të shtypjes së rregjimit totalitar...

?E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të vorfnit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell e ruen mbrenda vetës hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare.

?Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”

***

?Edhe unë po persëris edhe njëherë thanjen e Njeriut ma të Madh të Shek. XX, në prag të humnerës ku ndodhet sot Shqipnia e Gjergj Kastriotit, “Delja e Humbun e Ballkanit”:               “Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”

“...Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim...”

Melbourne, 29 Qershor 2019.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora